Dokumenti i 24 shkurtit 1945, që dëshmon masakrat e komunistëve në veri pas depërtimit të tyre fshat më fshat duke vrarë, arrestuar, torturuar, djegur shtëpi e sekuestruar çdo pasuri, që gjenin nën kërcënimin e armëve…
Operacionet spastruese të komunistëve, në veri të Shqipërisë, në muajt e parë të vitit 1945 janë forma më e hapur e luftës ndaj kundërshtarëve të tyre politikë.
Brigadat partizane nën udhëheqjen e komandantit të operacionit Mehmet Shehut u shpërndanë në gjithë veriun dhe depërtuan fshat më fshat duke vrarë, arrestuar torturuar, djegur shtëpi e sekuestruar çdo pasuri, që gjenin nën kërcënimin e armëve, me arsyen e vetme se ata nuk kishin pranuar ti nënshtroheshin pushtetit të komunistëve, apo edhe vetëm pse kishin strehuar në shtëpitë e tyre nacionalistët e arratisur.
Në zonën perëndimore të Pukës, në shkurt 1945 duket se vepronin dy brigada partizane brigade e IV-të dhe ajo e XVII-të. Në një telegram që i dërgohej komisarit politik të Divizionit IV-të Muzaferr Trebeshinës, nga komisari politik i Brigadës së IV-të, përshkruhen detajet e aksionit të komunistëve në veri-perëndim të Pukës, në përpjekeje për të kapur Kol Bibë Mirakën, Dodë Nikollën etj.
Ai njofton se kishin arrestuar vëllain e Dodë Nikollës dhe se do ta “shtrëngonin” (përmes torturave) për të treguar se ku fshihehsin të arratisurit. Më poshtë “Kujto.al” sjell telegramin e plotë të përcjellë nga Muzafer Trebeshina:
U.N.ÇL.SHQ.
Vdekje Fashizmit – Liri Popullit
Shkodër, me 24-II-1945
SHTABI I DIVIZIONIT TË IV-të SULM. .
Nr. 7/21 Rezervat
Shtabit të Korp-Armatës së III-të
Këtu poshtë ju përshkruajmë tekstualisht radiogramin shifër të dërguarë prej Komisarit Politik të Brigadës së IV-të.
“Forcat tona mbassi përshkuan zonën në perëndim të Pukës ku arrestuan disa të dyshimtë dhe dogjën dy shtëpira t’arratisurish qysh nesër e lëmë këtë sektor mbassi ky ka qenë operuarë dhe prej Batalionit të II-të të Brigadës XVII; dhe fillojmë operacjonin ndër katundet që ndodhen në veri-Perëndim të Pukës, Qerret i Poshtërmë, Dedaj, Ukth, Komanë e rrotull stop Ndër këta katunde informohemi që strehohen dhe kriminela stop Kemi kapur Zef Nikollën i vëllaj i të aratisurit Dod Nikollës që ndodhet së bashku me patukun Kol Bibën e kriminelat e tjerë stop Këtë do ta shtrëngojmë për të na treguarë se ku strehohen tani të sipër-përmendurit stop
KOMISARI POLITIK I DIVIZIONIT IV-të
Nën-Kolonel
(Muzafer Trebeshina)
(vula, firma)
Burimi: AQSH, V.1945, F.14, D.2015(kujto.al)
Pp mire na stregoni noj vend ne 1945 ne Europe qe kriminelet e luftes nuk u kapen dhe u denuan pa ashpersi aq me shume qe ketu edhe pas lufte vazhdonin aktivitet kriminal.
Po kush te tha ty qe ata ishin “kriminel lufte”, Enveri te gjith kundershtaret i cilesoj, agjent, revizionist, kriminel, Titist ….
###
Jemi popull mesjetar, na eshte kultivuar per 500 vjet Turqizem, qe nuk bejme dot pa Again e zones.
Keshtu ishte edhe Enveri, prandaj i shkoj “vaj” puna, pederastit te Parisit.
###
Kriminalat e vertet ishin Komunistat qe per 45 vjet me “luften e klasave” masakruan popullin Shqiptar.
Masakra ndaj kujt? Masaker nuk eshte te ndjekesh dhe te luftosh ndaj fashisteve e atyre qe bashkepunonin me ta kunder popullit te vuajtur e fukara. E kunderta, keta masakronin popullin qe mbeshteste luftetaret e lirise.
Disinformacioni eshte kthyer ne mode e dites.
Jepini sa te mundni, po pak kush ju beson.
kapini diversantet
” Baballaret e kombit” qe e shtypen dhe e masakruan kete vend, si dhe bashkpunuan me fashizmin, nuk duheshin ndeshkuar si ne gjithe boten, por duheshin lene te lire e te benin ate qe pinjollet e tyre sot po i bejne ketij vendi !
Eshte per te Vjelle, dhe ULERITUR, kur shikoni keto Tituj Shkrimesh:”Masakra e Komunisteve”???Ja na thoni ku eshte “Masakra” dhe ne cilin Fshate eshte bere???
1-Me para ata qe kane Postuar Shkrimin le te na Sqarojne se kush eshte Nikoll Doda????po Kol Bib Miraka??
Kane qene Bashkepuntore te Okupatzoreve Nazi-Fashiste, si dhe ne Regjimin e Zogut kane qen te Perkedhelurit e tije..
biles kane Luftuar me Arem ne Dore Pushtetin Popullor qe u vendos pas Luftes se Dyte Boterore..
Mos valle Kriminelet do ti bejme “Heronje Demokracie”?????Dhe gjoja keta paskane Qene “Viktima” te Regjimit Komunist???Pushteti qe u vendos ne Shqiperi pas Luftes u Vendos me Voten e Lire te Shqipetareve..ASHTU ISHTE KOHA, dhe Komunizmi ne ate Kohe kishte Gjysmen e Botes, nene Influence..te tjerat jane “Pordhi kali ne Dere te Hanit theu Xhamat e Dyqnit”…lol
Epo te luftosh kriminelet dhe ta quash masaker vetem antikombetaret mendojne keshtu.Lavdi partizaneve dhe komandantit te tyre Enver Hoxha.
Kol Bib Miraka, Kryetar i Partisë Fashiste Shqiptare që nga 7 prilli 1939. Komandant i Milicisë Fashiste e Ministër i Brendshem, ka urdhëruar arrestimin, torturimin e vrasjen e Qemal Stafës, Perlat Rexhepit, Vojo Kushit, Margarita e Kristaq Tutulanit, Manush Alimanit…..Kol Bib Miraka “nacionalist”? Gjeni në Evropë një zë të vetëm që të quaj “nacionalist” kolaboracionistë të pështirë me mustakë një pash, që iu bashkuan pushtuesit nazisto-fashist për të vrarë rininë 20-vjeçare që i kish dalë zot vendit.
ERGYS JE AQ I ZGJUAR SA QE E KE KUPTUAR SE KRIMINELI ME I MADH ISHTE ENVERI NEXHMIJA .DHE TE TJERET ISHIN OPOZITA ATO QE NUK E DURONIN DOT TOTURAT PADREJTESINE SI TI MORE I GJORE . ENVERI TE LA TY IDIOT DEBILE MENTALE POR JO QYTETARET QE E KUPTUAN SISTEMIN E TIJE TE DHJERE … JU ME BIDONA VAJGURI DHE ENVER ZGJEBSI ME BENZA NGA GJERMANIA JA SISTEMI QE TI MORRACAK S EKE KUPTUAR AKOMA … KE LINDUR BUDALLAH POR PER FEMIJET TUAJ ESHTE TURP TE VDESESH I TILLE …MERCI//// HEJ BOLE SHEVIKE JU DUEHT TE VENI PARFUME HER MBAS HERE SE MBANI ERE DERRRRRRRASH … ME QE ENVERI JU LA SI LOPE ..