Hitleri ndez polemikat në Holandë, “Lufta ime” bëhet një nga librat më të shitur

28 Shtator 2018, 09:45Bota TEMA

Libri i Hitlerit, “Lufta ime”, është një prej më të shiturve në Holandë. Pasi ka qenë i ndaluar për 70 vite me radhë, një përkthim i librit të diktatorit nazist u botua në gusht.

Manifesti i shkruar në vitin 1924 u bë menjëherë bestseller dhe shkaktoi debate në vend. Edhe pse shumë librari nuk e ekspozojnë, “Mijn Strijd” renditet i treti në listën e librave më të shitur në Holandë për muajin shtator.

Me nga një parathënie për çdo kapitull nga historiani Willem Melching, botimi i ri holandez i “Mein Kampf” është më shumë sesa thjesht një përkthim i veprës së shkruar nga Hitleri.

Botuesi i tij, “Prometheus”, i cili gjithashtu ka botuar ditarin e Anne Frank, thotë se shpjegimet e historianit Melching “e vendosin librin në kontekstin e tij historik”, duke i dhënë lexuesit një mënyrë “të besueshme” në të cilën të njihet me këtë libër me ndikim.

Megjithatë, libri ka shkaktuar polemika në Holandë, ku gazetat janë mbushur me editoriale mbi këtë temë, ndërsa emisione të shumta televizive janë ndërtuar mbi pikëpyetjen nëse shpjegimet që i janë bërë janë të duhurat dhe nëse nuk duhej botuar apo jo. (TemA TV)

1 komente në “Hitleri ndez polemikat në Holandë, “Lufta ime” bëhet një nga librat më të shitur”

  1. ELIOT says:

    Kjo quhet demokracie ;;;; Cdo njeri ka te drejte te mendoje dhe te conceptoje sipas trunin te vet te gjukoje sipas mendjes ;;;; te pakten ka liberte ;;;qe i lejon njerezit te mendojne cte duan ;;; Me Enverin ;;;Edhe nje mendim te lire se lejonte ;;; Duhej te mendonim vetem sipas mendjes enverit dhe disa cobaneve komunista ;;; qe u rriten ne male dhe vdiqen ne gropat e enverit ;;;; JA DIFERENCA .. A BIENTOT …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje