Marrëveshjet e pista të politikës me krimin: Si e paguante Berlusconi mafian e Palermos

28 Shtator 2018, 15:26Bota TEMA

Lidhjet e politikës me krimin janë një prej aspekteve të analizuara në librin e zëvendësprokurorit Antimafia në Itali, Nino Di Matteo. “Marrëveshja e pistë” është libri i shkruar nga Di Matteo në bashkëpunim me gazetarin Saverio Lodato. 

Libri vjen pas një hetimi të drejtësisë italiane që provoi se 25 vjet më parë ka pasur një marrëveshje mes zyrtarëve të lartë të shtetit dhe krerëve të mafias (Cosa Nostra) për shantazhimin e katër qeverive italiane.

“Drejtësisë italiane iu deshën 25 vjet që të pranonte, me anë të një vendimi të dhënë në emër të popullit italian, atë që ka ndodhur. Me hidhërim e themi se për këtë marrëveshje kanë pasur dijeni emra të ndryshëm të politikës dhe institucioneve shtetërore, të cilët në vend që të denonconin, kanë preferuar të heshtin, të fshehin apo të zhdukin provat e kësaj “martese” të tmerrshme”, thotë Di Matteo në një intervistë për Tv2000.

Periudha të cilës i referohet Di Matteo është ajo e viteve 1992-1993, kur disa vrasje mafioze përgjakën Italinë.

Di Matteo ndalet te ish-kryeministri Silvio Berlusconi dhe lidhjet e tij me mafian. “Gjykatësit mendojnë se Berlusconi vijoi t’i paguante shuma të mëdha parash grupit palermitan, Cosa Nostra.

Rezultojnë të shënuara në librat e mafias së Palermos lëvizjet e parave dhe depozitimi deri në qindra miliona nga grupi i biznesit i lidhur me Berlusconin edhe pasi ky i fundit mori detyrën e kryeministrit. Pra, një kryeministër, kreu i një qeverie të Republikës sonë, pagoi Cosa Nostra-n”, thotë ai.

Sipas tij, pavarësisht se në opinionin publik nuk kishte shumë dijeni në lidhje me këtë çështje, prokurorët kishin provuar lidhjen e një senatori, Marcello Dell’Utri, me mafian e Palermos.

Në vitin 1974, me ndërmjetësimin e Utrit, Berlusconi, në atë kohë biznesmen, kishte arritur një pakt me krerët e mafias, për mbrojtje dhe mbështetje reciproke. Kjo marrëveshje është respektuar nga viti 1974 deri në vitin 1992.

Sipas Di Matteos, Dell’Utri ka vijuar të bëjë ndërmjetësin duke përcjellë mesazhe nga Cosa Nostra te Berlusconi edhe pas vitit 1992. Por viti 1994 i rëndon akoma më tej rrethanat.

“Zgjedhjet e marsit të vitit 1994 do ta bënin Berlusconin kryeministër. Pra për herë të parë, gjykimi shtrihet në politikë. Shumë e kanë menduar këtë periudhë si të rastësishme, por ajo tregon se sa e rëndë ishte sjellja e Berlusconit si kryeministër”, thotë Di Matteo. (TemA TV)

1 komente në “Marrëveshjet e pista të politikës me krimin: Si e paguante Berlusconi mafian e Palermos”

  1. Khf says:

    na trego si e paguan rilindja mafjen ne shqiperi, se ka kush denoncon berluskonin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje