Daçiç "paralajmëron" politikanët e Kosovës: Gati burgu në Hagë për të akuzuarit e parë nga Gjykata Speciale

1 Tetor 2018, 12:27Rajoni TEMA

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç, edhe njëherë është marrë me Kosovën.

Ai kësaj radhe ka deklaruar se burgu i Scheveningenit në Hagë, është duke u përgatitur për të akuzuarit e parë nga Gjykata Speciale e Kosovës.

Sipas ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, i tëri kati i burgut të Scheveningenit është duke u bërë gati të pranojë të akuzuarit e parë, për siç pretendon ai krimet e kryera në Kosovë nga ana e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shkruajnë mediat serbe, transmeton Telegrafi.

Duke mos dashur të përmend emra se kush mund të përfundojë në këtë burg, Daçiç ka thënë se është e rëndësishme që Gjykata Speciale për krimet e pretenduara të UÇK-së më në fund do të fillojë punën dhe se së shpejti pritet të ndodhin arrestimet e para.

“Dymbëdhjetë qeli të burgut të Scheveningenit janë zbrazur, që konfirmon se Gjykata do të fillojë punën e saj, dhe t’i sjell para drejtësisë të gjithë ata që kanë kryer krime ndaj serbëve në Kosovë”, ka shtuar Daçiç. (TemA)

3 komente në “Daçiç “paralajmëron” politikanët e Kosovës: Gati burgu në Hagë për të akuzuarit e parë nga Gjykata Speciale”

  1. says:

    Sërbia ka nisur luftë psychologique për të pushtuar fqinjët.

  2. undefined says:

    Pirdh pirdh o dac i Beogradit

  3. vang says:

    E pate se si doli menjehere aty ku ata mbeshteten?. Ata harrojne cfare kane bere dhe u lam shteg te hidhen ne sulm per te friksuar ate pjese te politikaneve qe kane piketuar per lidhje me krimin sic thone ata.Une nuk merrem me dipllomaci por thjeshte duke pare peshen e gabimeve te serbeve ,kurre nuk duhej te fillonin bisedimet pa kerkuar me pare falje popullit te Kosoves.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje