Libri i Kaloçit, “Shkrimtarët dhe artistët nën diktatin komunist” / Publikohet letra e 2 tetorit 1973, ku Sekretari i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, Xhemal Dini, informon eprorët e tij lidhur me karakteristikën që i kishin “qepur” ish-Kryetarit të Lidhjes, Dhimitër Shuteriqit, i cili akuzohet si njeriu që i përgatiti terrenin “armikut” Fadil Paçrami dhe e lejoj atë të realizonte synimet e tij
Nga Dashnor Kaloçi, TemA
Maratona e gjatë disa mujore e mbledhjeve të shumta që u zhvilluan në të gjitha institucionet kulturore dhe artistike të kryeqytetit dhe në mbarë vëndin përgjatë vitit 1973, e cila e kishte zanafillën nga reagimi i Enver Hoxhës kundrejt Festivalit të 11 të Kombëtar të Këngës në Radio Televizion, si dhe fjalimit të tij (Enverit) në mbledhjen e aparatit të Presidiumit të Kuvendit Popullor dhe organizatëz bazë të aparatit të Komitetit Qëndror të PPSH-së, (15 mars 1973), mbledhje të cilat u zhvilluan nën një trysni të madhe dhe situatë mjaft të nderë, me analiza, diskutime, raporte, akuza, kritika, autokritika etj, i parapriu edhe Pleniumi i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë në fund-qershorin e atij viti që erdhi mjaft i nxehtë jo vetëm, ku si pikë e parë e rendit të ditës, ishte shkarkimi I kryetarit të Lidhjes, Dhimitër Shuteriqi, dhe zgjedhja, apo më saktë emërimi në vënd të tij, i Dritëro Agollit, njeriut që deri në atë kohë kishte mbajtur funksionin e sekretarit të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve dhe njëkohësisht, sekretarit të organizatës bazë të partisë të atij institucioni.
Mbajtja e atij Pleniumi, apo më saktë emërimi i Agollit në krye të Lidhjes, nga pjesa më e madhe e shkrimtarëve dhe artistëve, si dhe atyre “vëzhguseve” që e ndiqnin me mjaft interes zhvillimet në art e kulturë, të cilat siç dihej kishin sfond politik, pasi dirigjoheshin dhe ishin edhe zyrtarisht nomeklaturë e Sekretariatit të Komitetit Qëndror, u pa dhe u konsiderua si një “vijë demarkacioni”, që tash e mbrapa, do të ndante jo vetëm ekipin e vjetër të kryesisë së Lidhjes që u shkarkua i gjithi “en bloc”, me ekipin e ri që erdhi në krye të saj, por dhe vetë artin, kulturën dhe letërsinë shqipe. Gjë e cila do të thoshte, se me atë “rrokadë”, do të fillonte një “epokë e re” për artin, kulturën dhe letërsinë shqipe.
Kjo gjë në një farë mënyrë ishte paralajmaruar me mbledhjet e shumta që vazhdonin të mbaheshin deri në atë kohë, por u “sanksionua” edhe zyrtarisht me atë Plenium të Lidhjes, ku i gjithë ekipi kryesues i Lidhjes (së vjetër) me në krye Shuteriqin, u vunë në qëndër të kritikave dhe akuzave nga më të ndryshmet, nga kolegët e tyre shkrimtarë dhe artistë. Dhe si për ironi të fatit, “Lidhja e re”, me në krye Agollin, që mori në dorë edhe “flamurin e luftës” kundër “Lidhjes së vjetër”, e cila në përbërje të saj kishte elemëntë mjaft të rinj në moshë, akuzonin kolegët e tyre shumë më të vjetër edhe në moshë, për “shfaqje të liberalizmit dhe ndikime të huaja në art, kulturë dhe letërsi”.
Të gjitha këto ndodhnin në një atmosferë të zymtë, kur Enver Hoxha sapo kishte filluar goditjen dhe kishte artikuluar akuzën “Grupi armiqësor” në Art e Kulturë, me në krye Fadil Paçramin dhe Todi Lubonjën.
Por në “veprimtarinë e tyre armiqësore”, Paçrami dhe Lubonja “nuk kishi vepruar vetëm”, dhe “Partia kërkonte t’i zbulonte dhe demaskonte bashkëpunëtorët e tyre”, siç po veprohej në fakt me Dhimitër Shuteriqin, gjë për të cilën në një farë mënyre bën fjalë dhe ky dokument që po publikojmë në këtë kapitull, ku sekretari i sapozgjedhur i Lidhjes, Xhemal Dini, informon, apo më saktë, denoncon tek eprorët e tij, “karakteristikën”, që u formulua ndaj Shuteriqit, e cila s’ishte gjë tjetër veçse një “pretencë”, që mund t’ja “hante kokën” fare lehtë më pas.
Për më shumë na njeh vetë dokumenti në fjalë që publikohet i plotë dhe pa asnjë shkurtim ashtu si dhe pjesa më e madhe e dokumenteve të këtij libri, dhe ekskluzivisht për gazetën TemA.
LIDHJA E SHKRIMTAREVE DHE ARTISTEVE TE SHQIPERISE
ORGANIZATA BAZE
Tiranë 2.10.1973
KOMITETIT TE PARTISE SE RAJONIT NR. 1
T i r a n ë
Më 15 shtator 1973, ju përcollëm karakteristikat e shokëve Dhimitër Shuteriqi dhe Ksenofon Dilo të aprovuara nga organizata bazë e Lidhjes. Ju njoftonim, se ndonëse dy shokët e lartëpërmëndur ishin të ftuar të merrnin pjesë në diskutimin e karakteristikave të tyre, ata nuk erdhën pa pasur asnjë shkak që t’i pengonte. Megjithatë, ata u ftuan që të lexonin karakteristikat e tyre.
Shoku Dhimitër Shuteriqi erdhi disa ditë më vonë dhe pasi e lexoi, shprehu vërejtjet dhe pretendimet e mëposhtëme:
1. Të flitet më shumë për të në pjesën e parë të karakteristikës, si drejtues i Lidhjes për një kohë të gjatë ku Letërsia dhe Arti kanë njohur lulëzim të madh. Po kështu të flitet më shumë për të në kontributin e tij në fushën studimore të letërsisë, pasi ai e konsideron veten si një ndër themeluesit e historisë së letërsisë shqipe.
2. Për sa i përket gabimeve të tij, të thuhet se ato i filloj dy vitet e fundit, dhe jo sikur është shënuar në karakteristikë, vitet e fundit, pasi, sipas tij, gjer para dy vjetësh, ai e ka drejtuar mirë Lidhjen.
3. Nuk pranon se një nga shkaqet e gabimeve të tij është shkëputja nga jeta. Nuk pranon të thuhet se me veprimet e tij të gabuara, i hapi shtigje veprimtarisë antiparti dhe antikombëtare të Fadil Paçramit, por se ai, si drejtues i Lidhjes, mban përgjegjësi të madhe që nuk diti të luftojë kundër veprimtarisë së armikut Fadil Paçrami. Po kështu, sipas tij, ai ka qenë kundër dhe nuk i është nënshtruar asnjëherë koncepteve të Fadil Paçramit në fushën e traditës. Nuk pranon se edhe qëndrimet e tij të gabuara sollën, po ashtu dhe përçarje dhe grindje në rradhët e shkrimtarëve e artistëve, pasi sipas tij, ai ka luftuar kundër përçarjes.
4. Nuk pranon se, duke qenë në krye të Lidhjes, nuk luftoi kundër shfaqjeve liberale dhe ndikimeve të huaja në të gjithë fushën e ndikimit ideollogjik dhe organizativ të
Lidhjes, por pranon vetëm ndonjë anë të drejtimit ideollogjik dhe organizativ.
5. Nuk pranon se akoma nuk e ka zhvilluar kritikën dhe nuk është thelluar në autokritikën e tij. Sipas tij, ai është thelluar shumë. Ashtu siç nuk pranon se e ka konsideruar liberalizmin, vetëm si rrezik në potencë.
Organizata bazë e Partisë, pasi u informua për këto pretendime të Dhimitër Shuteriqit, i analizoi ato me kujdes dhe nuk i pranoi, pasi ato nuk i përgjigjen së vërtetës dhe se karakteristika e tij e jep të saktë dhe në mënyrë përmbledhëse si anët pozitive të veprimtarisë së tij, po ashtu dhe gabimet e shkarjet e tij në fushën e liberalizmit, gabime e shkarje këto që janë përcaktuar edhe në materiale të ndryshme në organizatën bazë dhe sidomos në materialet e Pleniumit të IV-të të Komitetit Qëndror të Partisë.
Përsa i përket shokut Ksenofon Dilo, ndonëse u njoftua të merrte dijeni për karakteristikën e vet, gjatë këtyre dy javëve, nuk erdhi asnjëherë.
SEKRETARI
Xhemal Dini
per mua eshte e manipular. qe ne kohe. lidhja e shkrimtareve.organizata baze.(e kujt?).jashte rregullave te protokollit te partise ne ate kohe. poshte firma,sekretari (i kujt?.i lidhjes se shkrimtareve apo i organizates baze te partise).thote kaluc gomari se po botojme dokumentin e plote.ku eshte faksimilja qe te vertetoje se dokumenti eshte origjinal i organitzates baze te partise te lidhjes se shkrimtareve dhe artisteve?dhe nuk eshte origjinal i kaluc gomarit?keto jane gjera elementare,qe nje gazetar serioz i di mire.
Shih fotot 9 dhe 10, ku janë dy faksimile të dokumentit me firmën e Xhemal Dinit.
Me keto letra ju si gazete,jo vetrem nuk arrini qellimin tuaj antikomunist,por i tregoni popullit se jeni bere pjese e skenarit antishqiptar te terheqjes se vemendjes se popullit nga krimet e sotme te pafunde,qe e kane rrenuar vendin dhe popullin e kane lene ne varferi te madhe!
E po ku po nxjerrin edhe Dhimiter Shuteriqin disident.
Lufte berrylash nga ku z. Shuteriqi si besnik I partise nuk I hyri asnje gjemb ne kembe.
HA HA HA HA KATNARI NAG PEZA SI BESON KESAJ LETRE …KJO ISTE REALITETI COPE BUDALLAI NGA PEZA …. PARTIA KOMUNISTE ISHTE SI PARTIA E AL CAPONES ..KU BANDITET E RINJ VRISNIN MAFIOZAT E VJETER PER TI MARRE VENDIN DOLLARET DHE TE GJITHA QE ATO FITUNA ME PERPARA …. KETO TE RINJTE DRITEROI JA MORRI VENDIN ME SIUNLLEQE … SE E BERI SHKOLLNE NE RUSI DHE MESOI ME SHUME PISELIQE SE SHUTERRIQI …. DHE TE TJERET ENVERI I VRAU PER TE FUTUR NE VENDIN E TYRE LABTE GJIROKASTITET E TYRE .. DHE GJENIN PRETEKSA BOSHE … JA KUSH SHTE REALITETI I KOMUNISTEV … HANIN NJERI TJETIN PER TI ARRE VENDIN DHE GRUAN NDONJEHER …. HAP SYTE COBANI PEZA . BEHU PAK I ZGJUAR … SE NA BONE ME TUR ME IDETE E MARRA TE BOLSHEVIKEVE ..SE SHEH SE CDO DITE DALIN KRIMET E ENVERIT …APO TE GJITHE VIKTIMAT JANE SAJUAR NGA ..AMERIKANET …
Dhimiter Shuteriqi eshte i vetmi shqiptar qe ka bere nje poeme per Enverin (e titulluar “Enverit”) menjehere pas lufte.
Kjo i vuri vulen faktit qe ai u la per 25 vjet KrYETAR i LIDHJES SE SHKRIMTAREVE.
PO I BERI ENVERIT ..POR DUEHT TI BENTE EDHE MEHEMTIT RAMIZIT HUSNI KAPOS KADRIUT BEQI BALLUKUT SE I NGELTE HATRI FEMIJEVE COBANE .. DHE NUK E THONIN POR E MBANIN NE BRENDA NE VETVETE .. DHE PRISNIN RASTI TJA HANIN KOKEN …