Krimi, PD kërkesë Metës: Duhet mbledhur Këshilli i Sigurisë Kombëtare

5 Tetor 2018, 09:09Politika TEMA

Partia Demokratike me anë të deputeti Xhemal Gjunkshi, i cili është dhe Anëtari  Komisionit të Sigurisë Kombëtare, kërkon që të mblidhet Këshilli Kombëtar i Sigurisë.

Me anë të një postimi në Facebook, deputeti i PD i bën thirrje Presidentit Ilir Meta që të mbledhë Këshillin e Sigurisë, duke parë situatën e kriminaliteti në vend.

“Vetem ne kete menyre duke i kercenuar, duke i plagosur, duke i vrare, duke i shantazhuar, duke i kercenuar duke u mbyllur gojen do te mund te qendroje ne pushtet qeveria e lidhur si mishi me thoin me bandat e krimit”, shkruan Gjunkshi në postimin e tij.

Postimi i plote i Gjunkshit:

Nata e Krimit!

Ne zemer te qendres se Tiranes, ne zonen e sigurise me te larte te Kryeqytetit, ndodh skema e krimit, vritet nje qytetar dhe plagosen dy te tjere, jo per te paren here.

Takimi ministerial i ministrave te brendshem, pershendetet fatkeqesisht me nje skeme shume te rende krimi, duke dhene, transmetuar nje imazh shume negativ, se kjo qeveri eshte nje qeveri e paafte per te siguruar jeten dhe pronen e qytetareve , se kjo qeveri eshte e lidhur me krimin dhe ne sherbim te krimit.

Kjo qeveri eshte qeveria e polishowut, polipresionit, polikercenimit, poligjobes etj dhe perfundon me polivrasjen.

Vetem ne kete menyre duke i kercenuar, duke i plagosur, duke i vrare, duke i shantazhuar, duke i kercenuar duke u mbyllur gojen do te mund te qendroje ne pushtet qeveria e lidhur si mishi me thoin me bandat e krimit.

Para tre ditesh, polivrasesit plagosen nje qytetar, nderkohe sot ne mbremje kemi nje skene lufte, te ngjashme me ato qe ndodhin ne Afganistan, ne Siri etj…

Shtrojme pyetjen a ka siguri ne vendin ku kemi lindur, ne vendin ku jemi rritur, ne vendin ku banojme, ku jetojme, ku ushqehemi, ku kerkojme te ndertojme te ardhmen dhe lumturine e femijve tone, per nje jete me te mire?

Pse kjo indiference e bindur?

Pse kjo neglizhence?

Pse kjo mungese profesionalizmi?

Sigurisht te gjitha keto flasin per nje politizim ekstrem te ketyre organeve te sigurise, te cilat nuk i sherbejne popullit, taksapaguesve shqiptare, por qe jane vene ne sherbim te politikes se krimit dhe te grupeve kriminale.

Jane te gjitha keto fakte qe nga dita ne dite po behen te pakontestueshme nga kjo bande mazhoritare qe po shkateron dhe po e con kete vend drejt zhvillimeve te paparashikueshme.

2 komente në “Krimi, PD kërkesë Metës: Duhet mbledhur Këshilli i Sigurisë Kombëtare”

  1. Olimpia says:

    E tmerreshme..flasin per rend dhe siguri ushtaret e Sali kriminelit qe tre here tentoi te shperthente luften civile dhe ne 97 gati ja arriti..Ky Gjuknshi..nje hajdut ordiner qe merrte mijra dollare per cdo ushtarak qe shkonte ne misione..kerkon te duket poltikan dike perdorur fjalen greke ..poli..qe sigurisht nuk ia di kuptimin .O idiot..vetem dje u arrestuan 300 persona ne Uashington vetem sepse bene nje manifestim.te thjeshte..Qindra te vrare ka patur ne Londer edhe nd afersi te Pallatit Mbreteror dhe Parlamentit..Cdo dite policia italiane erresyon me dhjetra mafioze..Pra krimi eshte kudo .Por rendesi ka te goditet dhe shifrat deshmojne qe edhe policia shqiptare ,pavaresisht rrogave mjerane ,po godet shume here me shume se ne kohen e hitlerucit te vogel Berisha. Ashjekundi nuk kerkohet rrezimi.i qeverive sepse ka krim Qellimi i ushtarit te shemtuar Gjunkshi nuk eshte lufta kunder krimit por mbrojtja e krimit duke sabotuar ose zvarritur pa fund reformen ne drejtesi .Sepse gjyqtaret dhe prokuroret qe kalojne vetingun nuk jane sherbetoret e Berish fashistit,perkundrazi mund ti vene hekurat .Prandaj gjithe banda Basha ,Monika dhe ushtaret e tyre duan me cdo kusht shkaterrimin e rendit .Por perendimi ,i cili e duroi Berishen per 25 vite per aresye nga me idiotet tashme e ka kuptuar se edhe Shqiperia nuk del nga rrethi vicioz pa zhdukr nga skena politike Beishen dhe barbaret e Berishes .

  2. Mere says:

    Ku eshte indiferenca,neglizenca, mungesa e profeosinalizmi te organeve te sigurise?
    Per vrasjet per motive te dobta e paska fajin mazhoranca?
    Pse bie apo nuk bie shi e ka fajin qeveria?!
    C’ do gje negative e ka fajin mazhoranca dhe c’ do e mire do e sjell vetem opozita.
    Me deklarata te tilla JO serioze duhet te kesh dy [email protected] the , nje ta cashe dhe nje ta mbash

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje