Në Tiranë, 1 person mbeti i vrarë dhe dy të tjerë u plagosën mbrëmjen e së enjtes në zonën qëndrore të kryeqytetit të njohur si “Blloku”.
Sipas të dhënave të para, shënjestër e atentatit, në mjediset e një lokali, dyshohet të ketë qenë Ervis Martini, një emër i njohur për policinë dhe për drejtësinë shqiptare.
Martini, mbeti i plagosur së bashku me Laert Hasën, ndërsa një plumb në kokë i ka marrë jetën Rigers Gaxhës, truproja e Martinit.
Të dy të plagosurit janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë, ku menjëherë kanë shkuar dhe forca të shumta të policisë që mbajnë të rrethuar zonën.
Martini, ishte mes personave të përfshirë në nëntor të vitit 2015 në një vrasje të ndodhur në një lokal në periferi të Tiranës, pranë rrugës për në Dajt.
Ndonëse Prokuroria kërkoi ndaj Martinit dhe shokëve të tij dënime me mbi 20 vjet burgim, Gjykata e Tiranës e rrëzoi akuzën e “vrasjes me paramendim në bashkëpunim”, duke ndëshkuar autorin e vrasjes, ndërsa dha dënime të lehta për Martinin dhe dy persona të tjerë, me arsyetimin se bëhej fjalë për një vrasje e lindur nga një konflikt i çastit.
Martini aktualisht merrej me biznes privat, mes të cilave pika bastesh, si dhe një ndër lokalet më të mëdha në qendër të Bllokut.
Për ngjarjen janë pyetur një numër i madh personash, ndërkohë që grupi hetimor kryesohet nga drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elizabeta Imeraj.(VOA)
Nje pellemb vend dhe shteti nuk vendos dot rendin
Shume prane ketij Monopolit qe nuk futet asnje klient, ne nje lokal tjeter ndodhej nje grup me biznesmen te huaj te nje kompanie me shume emer ne bote. Turp , ne mes te kryeqytetit vrasje..
Po prane ketij lokali flinin mbreme edhe nje grup i madh gazetaresh gjermane qe ne ate kohe qe ndodhi krimi sapo dolen nga zyrat e deputeteve. Reklame e bukur fort!!!!!!!!
Prokuroria eshte e korruptuar. Fillimisht mund ta kete kerkuar denimin 20 vjet sepse jane te tilla provat, por ne loje te perbashket me gjykatat nuk kundershtojne justifikimin e avokateve te ceshtjes. Po te jete e vendosur prokuroria dergon ne burg edhe gjykatesin bashke me avokatin e ceshtjes. Se si mund te ndodhe kjo, e dine prokuroret e ndershem dhe te pakorruptuar. Per fat te keq administrata shqiptare nuk ka njerez te paperkulur para ryshfetit.
Vendimet i jep gjykata jo prokuroria o KAQOL! Prokuroria eshte thjesht avokat (i shtetit) dhe perballet me avokatin perballe (te te pandehurit). Vendimin per nje ceshje ndermjet dy avokateve, ku secili mbron ceshtjen e vet, e merr gjykatesi (Gjykata). Nga casti qe prokuroria ka kerkuar 20 vjet burg per nje te pandehur, e ka bere punen e vet. Nese Prokuroria nuk do kishte argumentuar ceshtjen dhe nuk do kishte kerkuar denim 20 vjet (mbi bazen e ketij apo atij neni), atehere mund te dyshohej te prokuroria. Ndersa vendimi i gjykatesit duhet pare dhe duhet hetuar …
“zgjuarsi”,nese prokuroria qellimisht nuk dergon prova te vertetuara ne gjykim,si dhe baza e akuzes eshte qellimisht jo ajo qe duhej te ishte,dhe kerkon sa per sy e faqe 20 vite?,cfare ti themi kesaj.
Kjo prokurorja imeri e ka patur burrin trafikant femrash ne itali,belgjike dhe angli biles dhe i denuar.Hapni dosjet.
Do zoti vrasin femijen e gjyqekarit ndonje dite. Qe ta kuptoj gjyqkari qe 200000 eurot qe ka mare nuk vlejne para jetes se femijes.
Lironi sa me shume kriminela, se ne pidh te semes do shkojme te gjithe.
TE HETOHET DHE BURGOSET GJYQTARI I CESHTJES !
Paska vrare per zenkat te castit dhe sipas gjyqtarit nuk I jepet 20 vjet burg? Hajde gjyqtar hajde, pranej duhen zhduk Gjith kta gjyqtar, se pasojat e Tyre ndihen cdo dit me krimin qe lulezon. Si duket gjyqtaret tane japin denime :per vrasje per gervishtje makine 5 vjet, per shikim te shtrembet me pasoj vdekjen 3 vjet, vrasje per politik 1 vit etj etj.
Të hetohet dhe burgoset? Hahahaha
Të burgoset edhe nëse nga hetimet rezulton i pafajshëm?
Vendin duhet te drejtohet nga burra me bole qe i ven ne rresht kta legena . burrat me tanga deri ktu e kan muncin e venies rendit ne vend ,politikanet e dal nga rruga nuk i kontrollojn dot njerzit e rruges ta pret menia, mir dhe kaq.
kta jane ata qe sigurojne parate dhe grushtat per politikanet e ndyre. Eshte mbush ky vend me ksij soji dhe mos te kujtoje njeri qe ka qene ndryshe ne 2000 vjet e shkuara. Ne kte vend mbreteron kacaku.
KUR gjykata nuk jep drejtesi,,,,,,drejtesia vendoset neper rruge,,///