Real Madrid është mundur 1-0 në transfertën ndaj Alavesit, duke shkaktuar surprizën në javën e 8 të kampionatit spanjoll të futbollit.
“Los Blancos” nuk shënuan as në këtë ndeshje dhe bilanci i tyre tashmë është 4 ndeshje radhazi pa shënuar gol.
Goli i fitores per vendasit u shenua ne minuten e fundit nga ana e Garcias qe i dha tre pike te arta ekipit te tij.
Reali renditet përkohësisht në vendin e dytë me 14 pikë, po aq sa Barcelona dhe Alavesi.