Ekipet Kombëtare shqiptare vijojnë serinë e tyre të rezultateve negative.
Kombëtarja shqiptare e femrave U-19, pas humbjes turpëruese të marrë kundër Holandës me shifrat 12-0, janë mundur dhe në takimin e sotëm kundër Polonisë.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Nevil Dede është mposhtur në ndeshjen e sotme kunder Polonisë me rezultatin 1-0.
Kombëtarja U-19 e femrave u mund fal një goli të shënuar në minutën e 94-të nga ana e Tylak.
Por, edhe pse ecuria e Kombëtares së Femrave U-19 është për tu harruar duke u turpëruar në çdo ndeshje – kjo nuk i bën përshtypje presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Dukës.
Ky i fundit duket i kënqur me këtë humbje të ekipin kuqezi, aq sa nuk nguron dhe ta shfaqë publikisht entuziasmin që ka për disfatat e skuadrave shqiptare.
Në postimin e FSHF-së në “Instagram” ku publikoi rezultatin humbës, Armando Duka e ka pëlqyer këtë postim duke u pajtuar me rezultatin negativ të Shqipërisë.
Të paktën tregohet i sinqertë se sa shumë “merakoset” për humbjet e ekipeve kombëtare. (TemA)
Ne te gjith Boten citohet Trajneri,ne Shtetin ku sundon qeveria e mafies,Presidenti Federates se Futbollit!
Armando Duka eshte armiku i Partise,duhet te denohet.