Ervin Bushati mesazh nga asambleja parliamentare e Këshillit të Europës: Mbështetje për Rezolutën për Avionin Presidencial Polak

12 Tetor 2018, 12:02Politika TEMA
Ervin Bushati mesazh nga asambleja parliamentare e Këshillit të

Deputeti socialist Ervin Bushati ka folur në Asamblenë Parliamentare të Këshillit të Europës.

Në emër të grupit parlamentar të PS, ai ka shprehur mbështetje për “Rezolutën për Avionin Presidencial Polak që u rrëzua në 10 Prill 2010”.

Përmes një statusi në Facebook ai shkruan:

“Diskutim në emër të grupit socialist: Mbështesim rezolutën polake

Sot grupi SOC në Asamblenë Parliamentare të Këshillit të Europës mbështet Rezolutën për Avionin Presidencial Polak që u rrëzua në 10 Prill 2010: Rusia duhet të kthejë mbetjet dhe materialet nga Aeroporti Smolensk ku ndodhi nje tragjedi njerëzore me 96 viktima, mes tyre Presidenti Lech Kaczyński.
10 vite pas kësaj ngjarje tragjike që eleminoi një pjesë të rëndësishme të elitës polake, populli Polak ka të drejtën njerëzore të kërkojë gjithë materialet e provës dhe mbetjet e avionit TU – 154M të Forcës Ajrore të Polonisë”, nënvizon Bushati. (TemA)

3 komente në “Ervin Bushati mesazh nga asambleja parliamentare e Këshillit të Europës: Mbështetje për Rezolutën për Avionin Presidencial Polak”

  1. loli says:

    Prandaj Evropa po shken per lesh, shikoni se me cfare aktivitetesh merren, salla komplet bosh dhe ky zoteria ketu qe merr kot disa dieta te majme per te bere palle dhe per te lexuar nje palo leter.
    Prandaj po krijohet nje hendek i papare midis njerezve te thjeshte dhe ketyre zoterinjve qe zhvillojne keto aktivitete qesharake dhe na i nxjerrin neper media sikur ku ka marre pjese dhe kushedi se cfare hataje po ben?!
    Nga keto gjera perfitojne pastaj ekstremet e djathta dhe populistet, qe per fat te keq kane te drejte kur flasin per keto struktura evropiane qe e kane humbur lidhjen me realitetin.
    U pika megjithe asamblete tuaja!

    1. Albani says:

      Shum sakt loli.

    2. Cudia says:

      Po te ishte baba apo djali yt ne ate avjon dhe ruset nuk te japnin trupin e tij a ďo shkruaje te njejten gje?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje