VIDEO: Tentuan të vidhnin frigorifer, tavolinë, karrike dhe lavatriçe, policia kap dy "skifterët" babë e bir në Lezhë

13 Tetor 2018, 10:54Kronika TEMA

Policia e Lezhës ka arrestuar në flagrancë duke grabitur në një vilë babë e bir, konkretisht Bardhok Miza, 42 vjeç dhe djali i tij E.M. 17 vjeç, banues në Kurbin.

Policia bën me dije se 2 autorët e dyshuar u arrestuan në momentin që po nxirrnin materialet nga vila për t’i transportuar janë arrestuar.

Nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Lezhë, pas një pune hetimore profesionale dhe të mirëorganizuar, u bë i mundur ndërhyrja në kohë rekord duke kapur në flagrancë 2 shtetas në tentativë për të vjedhur në një banesë vilë ( pa persona brenda), ku po nxirrnin materialet nga banesa për ti transportuar.

Konkretisht :

– Bardhok Miza, 42 vjeç, banues në Kurbin

– E.M. 17 vjeç, banues në Kurbin.

Këta 2 shtetas, u kapën në flagrancë duke vjedhur në banesën vilë të shtetasit N.K. në Ishull Shëngjin në Lezhë, ku iu sekuestruan në cilësinë e proves materiale në flagrancë, edhe pajisjet shtëpiake që po tentonin të vidhnin, si:

– frigorifer
– tavolinë
– karrike
– lavatriçe
– disa vegla pune dhe pajisje të tjera shtëpiake
– etj.

Gjithashtu, të arrestuarit, janë dokumentuar me prova ligjore si autorë të dyshuar edhe të vjedhjeve të ndodhura më parë :

– Më datë 27.09.2018, dyshohet të kenë vjedhur me thyerje marketin në pronësi të shtetasit E.L. , në Shënkoll – Lezhë.

– Më datë 09.10.2018, dyshohet të kenë vjedhur dyqanin e elektroshtëpiakëve në pronësi të shtetasit M.Xh. në Lezhë.

Materialet proçedurale në ngarkim të tyre , i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë për veprën penale ” Vjedhje” kryer në bashkëpunim’ parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.

Gjithashtu, kontrolle të befasishme do vazhdojnë edhe në ditët në vijim me qëllim goditjen e paligjshmërisë, parandalimin e ngjarjeve kriminale,si dhe ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.(TemA)

1 komente në “VIDEO: Tentuan të vidhnin frigorifer, tavolinë, karrike dhe lavatriçe, policia kap dy “skifterët” babë e bir në Lezhë”

  1. gjela biba says:

    kryqa pedera hajna plehra mbetet gjith jeten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje