Majko: Ushtria e Kosovës forcon edhe Shqipërinë! Kujdes në dialogun me Serbinë!

21 Tetor 2018, 15:10Rajoni TEMA

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko ka mirëpritur miratimin në parim të tri ligjeve për shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri, dhe ka thënë se siguria kombëtare e Shqipërisë dhe Kosovës janë të pandashme.

Ish kryeministri, tash ministër i Diasporës në Qeverinë e Shqipërisë, ka thënë se ushtria e Kosovës e bënë më të fortë edhe Shqipërinë.

Ushtria e Kosovës forcon edhe Shqipërinë

“Është çështje e një forme ligjore e cila duhet të mbyllet përfundimisht dhe Kosova të ketë të drejtë të blejë armatim të rëndë, ashtu siç blejnë të gjitha kombet dhe shtetet natyrshëm të Evropës, sepse Kosova është shtet i cili po ndërton politikën e vet të sigurisë kombëtare. Ajo që është e rëndësishme ta them unë është që siguria kombëtare e Shqipërisë dhe Kosovës janë të pandashme. Në qoftë se Kosova ftohet apo sëmuret, ne andej kollitemi dhe anasjelltas”, ka thënë Majko.

Majko ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Kosovë, duke thënë se Kosova duhet të ketë kujdes në dialogun Kosovë-Serbi, sepse serbët kanë prodhuar një politikë mjaft të qëndrueshme dhe janë pjesë e një loje që nuk fillon dhe mbaron në Beograd.

Serbia është pjesë e një politike që nuk fillon dhe mbaron në Beograd

“Në qoftë se serbët kanë ndryshuar…le të shohim, por unë nuk hy te njerëzit që mendojnë se serbët janë një komb që ndryshojnë shpejt. Ata janë njerëz që kanë prodhuar një politikë goxha të qëndrueshme dhe janë pjesë e një shahu që nuk fillon dhe mbaron në Beograd. Megjithatë, të shohim”, theksoi ai.

Pandeli Majko nuk ka dashur ta komentoi idenë e presidentit Thaçi për korrigjimin e kufirit Kosovë-Serbi, sepse siç tha ai dy presidentët e tij, Ilir Meta dhe Hashim Thaçi kanë mendime të kundërta për këtë çështje. Megjithatë, ai mendon se me kohë do të arrihet e mira për Kosovën.

Koha është doktoresha më e mirë për dialogun

“Do më mirëkuptoni si agjenci që unë nuk do bëj debat për këtë çështje me presidentin e Kosovës, që është edhe presidenti im, bashkë me presidentin Meta. Dy presidentë që kanë mendime krejtësisht të ndryshme për këtë çështje, kështu që, unë nuk dua t’i fus më shumë në sherr ata, por do mbaj qëndrim duke heshtur pozitivisht, në një çështje për të cilën mendoj do të bëhet më e mira. Besoj që koha, koha është doktoresha më e mirë në këtë drejtim”, ka thënë Majko.

Ndërkaq, Majko ka folur edhe për bashkëpunimin Kosovë-Shqipëri, i cili tha se duhet të ndodhë në mënyrë praktike, edhe në fushën e ekonomisë.

9 komente në “Majko: Ushtria e Kosovës forcon edhe Shqipërinë! Kujdes në dialogun me Serbinë!”

  1. ''....askush nuk urrehet me shume se ai qe thote perhere te verteten''[PLATO] says:

    [email protected] me syze,ate qe mund te bej kjo turme arabesh eshte te prodhoi probleme komfrontimi me gjitonet,se per lufte e treguan kur moren arratine maleve bashke me gra e femije…………………

  2. Ergys says:

    Fjale me vend.Qe Kosova duhet te ngreje ushtrine e saj.Dhe siguria e Shqiperise eshte e lidhur me sigurine e Kosoves.Une po shtoj se ne duhet te bashkohemi ne nje shtet sepse jemi nje komb,dhe me berjen e bashkimit mund te themi se fillon politika e vertete kombetare.Keshtu te ndare si jemi bota na konsideron si fiset Zulu.

  3. Klimax says:

    Majko, mos fol idiotizma! Ti e di shume mire se Kosova me statusin qe ka nuk i lejohen vendim-marrje te tilla!
    Shqiperine nuk e forcon “ushtria” e Kosoves, por vetem NATO qe eshte siguria me e madhe dhe e vetme e saj (ashtu si dhe per Kosoven)!

  4. undefined says:

    Skorrjet e Anastas bithe-tanges perpara se te m…me luge per luften e shqiptareve te Kosoves dhe formimin e Ushtrise tyre te ngrihen nga buzuqet e tyre jevgjite te kapin armet e te shkojn ne Qipro ku vellezerve te tyre ju behet “marmida turbo”” nga kokodanet sunite te Erdoganit dhe kjo perdite neqoftese kane bithe…neqoftese…jo…atehere te mbajn kokodanin sunit si karamele ne goje sic po e mbajn ketu e 45 vjet…llepirje te mbare korrak te Pontit

    1. Xhixhi says:

      Edhe pse ke ber shum gabime ortografike e kuptova se c’far do te thuash. ?

  5. kasemi says:

    Vertete si nuk u pyet ky debil per formimin e ushtrise se kosoves, nuk eshte mire keshtu. Mbylle more gojen e mos fol se cdo fjale e jotja eshte nje budallallek.

  6. Xhipja says:

    Ik ore debil.Shqiperine e ndrite ti b… tashti do te ndritesh e fut hunden specifike ne Kosove.Lere ore rehat se ske asnje.te.drdjte per Kosoven se edhe kyr ishe kryeministet ishe pa PAGURE dhe jo vetem.se ndihmove si duhet por na pengove edhe neve.qe te ndihmonim tamam vellezrit tane.Dhe ke kurajo e vazhdon te na cash.trapin akoma

  7. anastasi says:

    More Pandeli Majko,une qe shkruaj kete
    koment asnjehere nuk te kam pelqyer sepse flete shume fjale pa kuptim dhe jo te peshuara kudo qe flete.Mendimet qe jep per formimin e ushtrise kosovare dhe me formimin saj do te jete mire edhe per ushtrine shqipetare.Nuk e di por si politikan je nje cope hale.

  8. ARIAN says:

    BRAVO MAJKO TI KE QENE POLITIKANI ME POZITIVE NE KRAHASIM ME TE TJERET KAM RESPEKT KE TE DREJTE KOSOVA ESHTE MBUROJE KUNDRA SERBISE RUSE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje