Ky është momenti tronditës kur një djalë 16-vjeç qëllon për vdekje organizatorin e garave me kuaj, i cili “kishte refuzuar t’i kthente borxhin”.
Bernardo Cruz-Mendoza, 38-vjeç ishte pjesë e një parade të organizuar në sheshin e qytetit Tlaxiaco, Meksikë kur u qëllua për vdekje.
Në pamjet filmike do të shikoni momentin kur adoleshenti i afrohet me qetësi prapa shpinës Bernardo Cruz-Mendozas, dhe i drejton pistoletën në kokë me të cilën e godet disa herë.
Më pas ai largohet nga vendi i ngjarjes sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe.
Ndërkaq 16-vjeçari është arrestuar një ditë më pas së bashku me Rafael B.A., 25-vjeç që e kishte shoqëruar në ditën kur qëlloi për vdekje Cruz-Mendozan.
Që të dy janë shpallur fajtor për vrasjen e Bernardos. (TemA)