Shqipëria e femrave u17 i mbyll kualifikueset me humbje dhe me 24 gola të pësuar

28 Tetor 2018, 19:22Sport TEMA

Kombëtarja e Shqipërisë për femra u17 ka pësuar humbjen e tretë në kualifikueset e Europianit , kësaj radhe përballë Uellsit.

Pas humbjeve tenistike kundër Irlandës dhe Serbisë, Shqipëria është mposhtur 0-2 nga Uellsi, duke e mbyllur grupin e fundit me 0 pikë.

Por jo vetëm kaq, pasi futbollistet kuqezi kanë pësuar edhe 24 gola në vetëm tri takime, një paraqitje zhgënjyese.

Grupin 7, aty ku bënte pjesë dhe kombëtarja jonë, ka qenë Serbia që e ka mbyllur në vendin e parë, në kuotën e 9 pikëve. Më pas vjen Irlanda në vend të dytë dhe Uellsi në vend të tretë, me nga 4 pikë.

Shqipëria… zero.

1 komente në “Shqipëria e femrave u17 i mbyll kualifikueset me humbje dhe me 24 gola të pësuar”

  1. ? says:

    Sejcila luan si të ishte konkursi miss Albanie.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje