Takimi me Skëderbeun, Partizani falenderon tifozët: Ndeshje për vitrinë, distancohemi nga banderola

30 Tetor 2018, 20:22Sport TEMA

Partizanit dhe Skënderbeut, ishte një nga ndeshjet më të bukura të javës së 10-të të Kategorisë Superiore.

Një stadium i mbushur plot dhe pas asnjë llojë incidenti duke e kthyer 90-minutëshin në një argëtim.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, klubi i Partizanit ka falënderuar tifozët e pranishëm në stadium, ndërkohë që për banderolën “1 grek më pak, 1 bastard më pak’ është distancuar.

“Falë masave të marra organizative, takimi Partizani–Skënderbeu rezultoi një festë e vërtetë sportive e denjë për një ndeshje vitrinë të kampionatit tonë. Njëkohësisht dëshirojmë të distancohemi nga episodet sporadike (rasti i banderolës), të cilat nuk kanë lidhje me eventin sportiv, dhe bien ndesh me politikat Fair–Play të Klubit. Sporti duhet ti bashkojë njerëzit dhe jo të krijojë përçarje mes tyre.

Një falënderim i veçantë shkon për tifozerinë e kuqe, e cila me pjesëmarrjen e saj masive,në këtë ndeshje, këngët dhe përkrahjen e fuqishme përgjatë gjithë takimit, dhuruan një atmosferë të mrekullueshme”, thuhet në njoftimin e klubit. (TemA)

1 komente në “Takimi me Skëderbeun, Partizani falenderon tifozët: Ndeshje për vitrinë, distancohemi nga banderola”

  1. Krio says:

    s jam me tifoz me partizanin
    le te bie nga kategoria se me para droge po ngrihet
    kjo duket qart me kto qe ben

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje