Dhjetëra persona, kryesisht nxënës, janë rrëmbyer nga një shkollë në perëndim të Kamerunit.
Të paktën 78 nxënës dhe tre persona të tjerë, duke përfshirë drejtorin e shkollës, u rrëmbyen mëngjesin e së hënës në Bamenda, raporton BBC.
Guvernatori Adolphe Lele L’Afrique fajësoi militantët separatistë.
Rajonet e Veriperëndimit dhe Jugperëndimit të Kamerunit janë goditur nga një kryengritje separatiste gjatë viteve të fundit.
Milicia, që ka kërkuar pavarësinë e dy rajove që flasin anglisht, bëri thirje për një bojkot të shkollave.
Por asnjë grup nuk mori përsipër rrëmbimin e nxënësve në Shkollën e Mesme Presbyteriane, e cila ka nxënës të moshës ndërmjet 10 dhe 14 vjeç.