Nikolla Gruevski kërkoi azil, qeveria hungareze: E pranuam për arsye sigurie

14 Nëntor 2018, 16:32Rajoni TEMA

Nikolla Gruevski ka dorëzuar kërkesë për azil tek autoritetet kompetente hungareze

Ishte vetë kabineti i kryeministrit të Hungarisë, Vikor Orban që konfirmoi lajmin për mediat maqedonase, raporton  Alsat.

“Ish kryeministri i Maqedonisë ka deklaruar arsyet për mundësimin e statusit të refugjatit në Hungari.

Duke pasur parasyshë se Gruevski ka qenë për 10 vite kryeministër dhe duke marrë në konsideratë rrethanat e sigurisë, autoritetet tona i kanë lejuar Gruevskit të dorëzojë zyrtarisht kërkesë për azil dhe e kanë dëgjuar arsyetimin e tij në zyrat e Byrosë për migrim dhe azil në Budapest.

Autoritetet hungareze do ta shqyrtojnë kërkesën e Gruevskit dhe do ta vlerësojnë në përputhje me ligjet hungareze dhe ato ndërkombëtare”. Ne nuk dëshirojmë të ndërhyjmë në punët e brendshme të shteteve sovrane dhe konsiderojmë se vlerësimi i kërkesës për azil për ish kryeministrit do të shqyrtohet vetëm në aspektin juridik, theksojnë nga kabineti i Orban duke shtuar se nuk mund të ndajnë më shumë informata me opinionin lidhur me procedurën për azil të ish kryeministrit Gruevski para se të përfundojë procedura. (TemA)

2 komente në “Nikolla Gruevski kërkoi azil, qeveria hungareze: E pranuam për arsye sigurie”

  1. Baliu says:

    Gruevski te Orbani, Taqi te Putini, tregim suksesi, shembull per rajonin!!!

  2. kozmo says:

    TANI KETE DO TA KOPJOJNE DHE TE KORRUPTUARIT E SHQIPERISE , ATA DO TE SHKOJNE NE KOSOVE TEK babalja . . E GJETEN DHE STREHEN E SHPETIMIT ,KUSH RREZIKOHET PER TU ARRESTUAR ,TE KERKOJE AZIL .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje