FOTOT: Gjendet piktura më e vjetër e Jezu Krishtit në shkretëtirën izraelite

15 Nëntor 2018, 10:45Lifestyle TEMA
FOTOT: Gjendet piktura më e vjetër e Jezu Krishtit në

Një pikturë 1,500 vjeçare e Jezu Krishtit është gjetur në murin e një kishe të braktisur në shkretëtirën izraelite.

Pjesa më parë e panjohur e artit të shenjtë u vu re në një kishë bizantine në shkretëtirën e Negevit.

Fragmentet e pikturës mendohet të jenë të shekullit të 6-të dhe ekspertët pohojnë se zbuluan skicën e fytyrës së Krishtit dhe një Jezusi të ri me flokë të shkurtër.

Portreti i Jezusit u zbulua për herë të parë në vitet 1920 dhe tani është ri-analizuar duke përdorur teknika moderne.

Ai u gjet në rrënojat e Shivta, një fshat i vjetër bujqësor në zemër të shkretëtirës Negev, rreth 40 kilometra në jugperëndim të Be’er Shevës.

Fshati u themelua në shekullin e 2 dhe mbijetoi për më shumë se gjashtë shekuj para se të braktisej gjatë fillimit të periudhës së hershme të islamit.

1 komente në “FOTOT: Gjendet piktura më e vjetër e Jezu Krishtit në shkretëtirën izraelite”

  1. toni says:

    Fetaret e verber e shohin Jezusin dhe allahun ku te doje prifti dhe hoxha!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje