Greqi, gjenden gjurmë të qytetit të humbur antik

15 Nëntor 2018, 17:36Rajoni TEMA

Arkeologët në Greqi kanë gjetur gjurmët e një qyteti të humbur antik, transmeton AA.

Sipas CNN, arkeologët grekë kanë gjetur mbetjet e qytetit antik Tenea të themeluar nga robërit e Luftës së Trojës të cilët u sollën nga Anadolli në shekullin 12 ose 13 para erës sonë, në afërsi të fshatit Chilimodi në Gadishullin Peloponez.

Ministria greke e Kulturës tha në një deklaratë se në mesin e gjetjeve ka mbetje të bizhuterive, monedhave dhe strukturave të banimit, duke shtuar se bëhet fjalë për qytetin antik Tenea, ekzistenca e të cilit ishte e njohur nga shënimet historike dhe dëshmitë, por vendndodhja e tij nuk mund të përcaktohej saktësisht.

Arkeologja Elena Korka, kryesuesja e gërmimeve, tha se në studimet e kryera deri më tani, kanë zbuluar vendbanimin urban prej 672 metrash katrorë që përfshin vijat kryesore të disa rrugëve dhe strukturave arkitektonike.

Korka tha se gjatë gërmimeve kanë gjetur varre të fëmijëve të vendosur në themele të banesave, duke shtuar se në periudhën antike, vetëm në qytetërimin romak është lejuar varrosja e fëmijëve në themelet e strukturave banesore, kështu që mbetjet e gjetura janë vlerësuar se i përkasin periudhës mes shekullit 1 para erës sonë dhe shekullit 5 pas erës sonë.

Arkeologët gjithashtu kanë gjetur dysheme prej argjile, mermeri dhe guri në ndërtesa dhe mure të suvatuara me llaç. Brenda ndërtesave është zbuluar një enë e madhe argjile për vendosje gjësendesh, një tubacion argjilor prej 3,5 metrash që supozohet të jetë përdorur si kanalizim.

Siç thuhet, elementet si oborret, shtyllat dhe bazat e shtyllave flasin për një arkitekturë të shkëlqyer dhe të fortë, e cila ishte një tregues i pasurisë dhe prosperitetit të qytetit.

Në këtë zonë, që daton nga periudha helenistike dhe romake, janë kryer shumë gërmime që nga viti 2013, tha arkeologja Korka, duke shtuar se rrënojat e vendbanimit të qytetit u gjetën për herë të parë këtë vit.

“Kemi arritur prova vitale dhe kjo është vetëm një pjesë e vogël e historisë së qytetit. Në vitet e ardhshme mund të përcaktojmë më mirë se ku gjendemi”, theksoi Korka, e cila shpreson të gjejnë mbetje të periudhave edhe më të lashta me vazhdimin e gërmimeve.

5 komente në “Greqi, gjenden gjurmë të qytetit të humbur antik”

  1. ''....askush nuk urrehet me shume se ai qe thote perhere te verteten''[PLATO] says:

    per fat te mire nuk u gjet asnje kocke tourkalvanosi,se ndrishe kush i degjonte tourkotcamat…………….

    1. mik says:

      Plato – Sa qytete paskan themeluar nje grusht emigrantesh Trojan , qe fati i mundesoj per te shpetuar nga barbaria ” greke ” ?!! Butrintin, Rromen e tashti na doli edhe Tenea !!
      Ju harroni se asht shekulli XXI .

  2. Deti Ionë says:

    Nuk ka komb “grek” apo “helen”, nuk ka patur ndonjehere. Shihni historine e shkruar dhe hartat: nuk ka patur ndonjehere shtet “Greqi” apo “Heladhë” apo “Helen” dhe as “helenë”. Principata e vogel fetare me emrin jo-grek “Greqi” u krijua nga Anglia-Rusia-Franca vetem ne vitin 1830. Nuk ka pakice “greke” as ne Shqiperi; ato jane thjesht shqiptare besimtare te krishtere ortodokse.

  3. Hoxh Armandi says:

    E kane ndertuar turkoshqiptaret. Ata jane pellazg te vjeter dhe kane ndertuar gjithe greqine. Nqs do gjeni nje chami, ndertime pa leje dhe ara hashashi nuk keni nevoje per prova te tjera.

  4. @@@@ says:

    Po mburren selxhuket e Anastasit me kulturen Pellasge te 13 shekujve p.e.s.hahahahahaha akoma kujtojn psikopatet dhe paranoidet ardhacake se Bota beson se keta raketike jane “pasardhes” se asaj kulture o mjerim o mjerim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje