Ministri hungarez: Kërkesa e Gruevskit për azil është çështje ligjore dhe jo politike

15 Nëntor 2018, 15:03Rajoni TEMA

Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Péter Szijjártó ka thënë shteti i tij do ta trajtojë kërkesën e ish-kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski për azil politik, si çështje ligjore dhe jo politike.

Në një konferencë të përbashkët për media në Prishtinë me ministrin e Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli, Szijjártó ka thënë se autoritetet do ta trajtojnë këtë çështje bazuar në ligjin ndërkombëtar.

“Mund t’iu them një gjë: Ne do ta shikojmë këtë çëshjtje në aspektin ligjor dhe jo atë politik. Autoritetet tona relevante, autoritetet e imigrimit do t’i kryejnë procedurat, bazuar në ligjin ndërkombëtar dhe do të shohim rezultatet”, ka thënë ai, raporton rel.

Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski është arratisur të martën drejt Hungarisë, vend në të cilin ka njoftuar se ka kërkuar azil politik.

Autoritetet e Maqedonisë kanë qenë në kërkim të tij, pasi ai është dënuar me dy vjet burgim për shpërdorim të detyrës zyrtare.

1 komente në “Ministri hungarez: Kërkesa e Gruevskit për azil është çështje ligjore dhe jo politike”

  1. says:

    Ka të drejt Hungaria të mirpresi ish kryeministrin pasi në Maqedoni që prej atentatit ndaj Qiro Gligorov. ,demokracia vihet në pikëpyetje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje