500 dollarë për të parë një… hardhucë dragua

23 Nëntor 2018, 13:44Lifestyle TEMA

Turistët që duan të shohin nga afër dhe në mjedisin natyror një hardhucë dragua të Komodos, më e madhja në botë, do të duhet të paguajnë një vlerë të kripur, të paktën deri tani kjo është dëshira e një përgjegjësi indonezian.

Viktor Bungtilu Laiskodat, guvernatori i provincës së ishujve të vegjël të Sondës Lindore, ku jeton ky lloj në rrezik zhdukjeje, me temperament agresiv dhe pështymë vdekjeprurëse, dëshiron të vendosë një biletë me vlerë 500 dollarë për person.

Aktualisht, turistët e huaj paguajnë vetëm 10 dollarë për të vizituar Parkun Kombëtar të Komodos.

Nëse Viktor Bungtilu Laiskodat fiton në këtë çështje, vetëm turistët e veçantë mund të vazhdojnë të shohin këtë hardhucë rreth tre metra të gjatë dhe që peshon 70 kilogramë.

1 komente në “500 dollarë për të parë një… hardhucë dragua”

  1. Altin says:

    nuk eshte “hardhuce” eshte “reptil” o gazetar leshi qe nuk di shqip.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje