Të paktën pesë persona kanë humbur jetën dhe 18 tjerë janë lënduar kur një veturë u fut në mes të turmës dhe i shtypi, në mesin e të cilëve kishte edhe nxënës.
E gjithë ngjarja ndodhi para një shkolle në qytetin kinez Huludao në verilindje të vendit.
Policia ka reaguar menjëherë duke arrestuar shoferin që shkaktoi aksident vdekjeprurës, kurse në rrjetet sociale ka filluar të qarkullojë videoja ku shihet se si shoferi shtyp me makinë nxënësit.
Në pamjet e kamerave të sigurisë shihet se si fëmijët kalojnë rrugën para shkollës, dhe më pas shfaqet vetura që i shtyp tek vijat e bardha. (TemA)