Rita Ora: Në familje flasim shqip, është shumë e rëndësishme ta ruajmë gjuhën

23 Nëntor 2018, 18:17Lifestyle TEMA
Rita Ora: Në familje flasim shqip, është shumë e

Këngëtarja shqiptare Rita Ora ka publikuar albumin e shumëpritur “Phoenix” për të cilin ka punuar jo pak por plot 6 vite.

Për të zbuluar më shumë rreth këtij albumi por edhe për jetën e saj, Rita ka dhënë një intervistë mjaft të sinqertë për revistën “Stylist”.

27-vjeçarja ka folur rreth uljeve dhe ngritjeve të saj në karrierë vitet e fundit, vështirësitë për të qenë vetvetja dhe për të zbuluar hapur seksualitetin e saj.

Ashtu si një pjesë e madhe të intervistave të saj, Rita është pyetur edhe për origjinën e saj kosovare dhe çfarë do të thotë kjo për të.

“Nuk kam fjalë për të përshkruar se çfarë do të thotë origjina ime për mua.

Herët këtë vit performova në Kosovë për 10-vjetorin e Pavarësisë dhe ishte një eksperiencë e pabesueshme jo vetëm për mua por edhe për familjen time” , tha ajo e emocionuar.

E pyetur nëse flasin shqip në familjen e tyre Rita shtoi:

“Po, është shumë e rëndësishme për ne që ta ruajmë atë”.

7 komente në “Rita Ora: Në familje flasim shqip, është shumë e rëndësishme ta ruajmë gjuhën”

  1. ?? says:

    Do hap një hotel në vëndin tonë.

  2. O.Pamuk: muslimonet shqipfoles jane identiteti i Turqise ne Shqiperi , Evrope e me gjere..........'' says:

    pak dekada me pare gjyshi Hason fliste turqika,gjuhen e origjines…………gezuar ramazonin!

    1. ben says:

      kurse gjyshi jot fliste arabisht, gezuar krishtlindjet

    2. Tanguli says:

      O Pamuk Pisoglendi, 30% E “GREKEVE” TE SOTEM KANE PER GJUHE AMTARE TURQISHTEN (JANE KARAMANLINJTE, PONTET DHE KAPADHOQINJTE E ARDHUR NGA AZIA NE VITET ’20 TE SHEK TE KALUAR)!
      TE FALA BEJI NE GREQI PERSONAVE ME MBIEMRA KARATZAFERIS, KAZANTZIDHIS, SEFEROGLOU, KARIPIDHIS, TZIMREKOGLOU, KAPOMPASIDHIS, KARAGIOTZIDHIS,…DHE NE FUND KATSIFAS (kasifas ne turqisht do te thote “zbulues”) ? ? ?

  3. Ledio says:

    Per te folur flasim shqip, per te rrenkuar kur shkon me lloje-lloje zezaku anglisht…:)

  4. Baton KITA - Gostivari says:

    E NDERUARA RITA!

    Është kënaqësi të mësosh se një personalitet me famë si ti KA dhe KULTIVON integritetin kombëtar. Është pjesë e edukatës sate kombëtare veprimi yt.
    Këndofsh përjetë!
    Baton Kita

  5. katarakti says:

    Rita, Bebe Rexha, Dua Lipa, Xhaka, Shaqiri etj na bejne krenare per racen tone. Njelloj siç na bejne krenare Skenderbeu dhe Nene Tereza. Kemi nevoje per sa me shume figura te tilla me rrezatim nderkombetar. Dhe ju lumte qe ne shtepi vazhdoni te flisni gjuhen e vendit tuaj te origjines. Historikisht dhe kulturalisht ndjehemi me afer me Perendimin. Vetem armiqte tane tradicionale terbohen kur shkelqejne ne skenen boterore Rita, Xhaka etj.etj. Suksese te pafundme ne karrieren tuaj profesionale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje