Pas ngjarjes së dhimbshme që ndodhi para Parlamentit, ku një nga guerrilasit e PD, sulmoi me kapsollë luftarake një police për ta vrarë, duke ja hedhur në qafë kapsollën e ndezur, Doktori reagoi ashpër, duke e quajtur policen “Ndrikull”.
Më pas pati shumë reagime negative ndaj Doktorit dhe ai u detyrua si rrallë ndonjëherë, ta fshinte postimin nga Facebooku.
Pas kësaj, Jari vendosi të sqarojë popullin pse ndodhi kjo dhe pse Doktori nuk kishte faj:
“Të nderuar demorkatë!
Jari ju sqaron!
Ajo që ndodhi dje me protestën para parlamentit ishte një kurth i përgatitur nga Edi Rama.
Duke ditur se Doktori ka makth nga protestat dhe i kujtohet gjithnjë 21 janari, ai e provokoi atë, duke vendosur në rresht të parë një police me emrin Ina.
Kjo gjë, siç e keni vënë re, i ka rënë në sy dhe disa grave që merren me lëvizjen feministe në Shqipëri.
Dhe ato janë dakord me Doktorin, që gratë nuk janë për punë burrash dhe nuk duhet të nxirren në protesta.
Por Edi Rama duke dashur të turpërojë Doktorin si malësor, që nuk duhet të qëllojë mbi grate, e nxorri atë në rreshtin e parë.
Në fillim truma u përmbajt dhe nuk qëlloi.
Pastaj dikush nga ato shoqet e polices i foli kësaj vajzës dhe i tha: “Ina, kujdes”.
Në atë kohë njerëzit u irritun, pasi menduan që ajo ishte Ina Rama.
Sa herë që Edi Rama bën puç shteti, ai gjen një vajzë me emrin Ina, që është dhe e bukur, dhe na e nxjerr përpara.
Atëhere djemtë tanë u irrituan dhe me ato mjete rrethanore që kishin me vete, u hodhën në sulm.
Atij djalit ju gjend vetëm kapsolla, pasi ne kishim marrë masat si ushtarakë me përvojë që jemi, që t’i mbanim kapsollat larg granatave, dhe ai mori kapsollën, e ndezi dhe ja hodhi Inës.
Në fakt, gjithë ngatërrresën e solli emri i saj Ina.
Edi Rama e kishte bërë kastile këtë skenar, se e di që ne si PD emri Ina na provokon.
Kaq është e gjithë historia. Pjesa tjetër është e gjitha gjaknxehtësi.
Më pas Doktori u mbyll në zyrë dhe po priste lajmin që Ina vdiq.
Ne nuk guxonim të thoshim që është gjallë.
Më në fund sekretarja që i menaxhon Facebook-un, i tha se Ina nuk paska vdekur dhe Doktori u tërbua.
Atëhere Edi Rama si pis që është, nxorri në Facebook një police tjetër pa emër në spital, që i kishte gishtat në rregull.
Doktori i iku truri dhe nuk duroi dot.
E sulmoi duke i thënë “Ndrikull ruaj gishtat”, pasi ishte hera e dytë që një femër me emrin Ina ja hidhte paq.
Pra, e gjitha është një kurth i dirigjuar nga Edi Rama, i cili e njeh makthin e Doktorit nga femrat me emrin Ina.
Ndaj nuk duhet ta humbisni toruan dhe të bini pre e atyre që sulmojnë Doktorin.
Është një moment psikologjik i keqpërdorur nga Edi Rama.
Pas kësaj, zonja Eni në Top Channel, u përpoq ta zbuste situatën, duke thënë që vajzat e bukura nuk duhet të goditen, biles dhe qau për këtë.
Ky është një argument i fortë që duhet ta përdorim, pasi ne nuk e dinim që ishte e bukur, se ajo ishte veshur si police dhe nuk e dinim që nuk ishte Ina Rama.
Ndaj duhet të mbajmë kokën lartë me atë që ka ndodhur.
Është i gjithi një skenar i Edi Ramës për të tërhequr vemendjen nga protesta.
I juaji, Jari!”
Antena tjeter:” Jari enderron te decoroje policen Ina”
Antena tjeter :”Ilir Meta decoron Monen”