Tragjedia e familjes Kenedi ka nisur shumë më përpara se të vriteshin dy vëllezërit e adhuruar të Amerikës, John dhe Robert. Vdekja e John F. Kennedy, 22 nëntorin e vitit 1963, trondit mbarë opinionin botëror.
Vrasja e vëllait të tij, Robert Francis Kennedy, pesë vjet më vonë, e paralizoi opinionin e kontinetit amerikano-verior.
Por familja Kenedi duket sikur ka pasur një mallkim mbi veten që përpara: gjithshka nisi me vëllain e madh te Xhon Kenedit, Xhozef Patrik Xhunior, i cili ka qenë pilot gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Xhozefi vdiq gushtin e 1944-tës; avioni i tij ishte mbushur me eksploziv dhe misioni ishte të pozicionohej mbi një nëndetëse gjermane, ta lëshonte drejt saj e vetë të hidhej me parashutë; por avioni shpërtheu para kohe, duke e vrarë në vend.
Katër vjet më vonë, motra e ish- presidentit amerikan, Kethlin Kenedi vdiq në një aksident me avion.
Në 1964-tën, Eduard “Ted“ Kenedi, vëllai më i vogël i Xhonit, dëmtoi shtyllën kurrizore në një aksident me avion.
Ngjarjet tragjike të familjes e alarmuan Xheki Kenedin, që e vuri të birin, Xhon Ficxherald Xhunior të betohej se nuk do të vinte këmbë në avion, shkruan Bordo.al.
Por ai e kishte pasion pilotimin.
Pesë vjet pas vdekjes së të ëmës, mori një avion privat bashkë me të shoqen Carolyn Bessette dhe kunatën, Lauren, por vdiqën që të tre, sepse mjeti u rrëzua në oqeanin Atlantik.
S’ndodh më një dram e tillë në shtëpin e barrdhë.