Dy vajza vënë në lojë dhe tallen me Donald Trump: E bën dot dallimin e klimës nga moti? Nëse jo, hap Enciklopedinë e klasës së dytë

24 Nëntor 2018, 09:52Bota TEMA

Presidenti Donald Trump, nëpërmjet Twitter-it, shkroi një koment për çështjen e ngrohjes globale, ku më pas shumë njerëz u përpoqën që t’i shpjegojnë se ka një dallim në mes ndryshimeve klimatike dhe ngrohjes globale.

“Ekziston një valë brutale dhe e gjatë e të ftohtit që do të shkatërrojë të gjitha të dhënat – çfarë ndodhi me ngrohjen globale?”, shkroi Trump.

Disa media amerikane raportojnë se Trump tregoi që ai nuk e di dallimin midis ndryshimeve klimatike dhe ngrohjes globale.

Në shumë kritika ndaj cicërimës së Trump, spikatën një 18-vjeçare dhe një 12-vjeçare.

E para shkroi se mund t’i ofronte një enciklopedi e cila është përdorur në shkollën fillore.

“Unë kam përfunduar vetëm shkollën e mesme me nota mesatare.

Por mund të them se moti dhe klima nuk janë të njëjta.

Nëse keni nevojë për ndihmë për të kuptuar, a mund të të japë një enciklopedi që kam përdorur në klasën e dytë?”, shkroi ajo.

Më pas ishte 12-vjeçare që i shkroi:

“I dashur president Trump, emri im është Sophia.

Unë jam 12 vjeçe dhe kam disa shënime të mia në Gjeografi.

Mendova se aty mund gjesh e njohësh diferencën mes klimës dhe motit”.

Trump është i njohur për qëndrimet e tij kundër ndryshimeve klimatike, duke argumentuar se ky është një konspiracion dhe mashtrim.

1 komente në “Dy vajza vënë në lojë dhe tallen me Donald Trump: E bën dot dallimin e klimës nga moti? Nëse jo, hap Enciklopedinë e klasës së dytë”

  1. Ed says:

    Komplet debil burre !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje