Liga e Kampioneve ka mbyllur sot ndeshjet e pesta në grupe duke zgjidhur edhe pak enigma të tjera sa i përket kualifikimit të mëtejshëm të skuadrave në turne.
Deri tani janë mësuar emrat e 12 skuadrave të cilat kanë kaluar turin, ndërsa 4 ta tjerat do të mësohen në ndeshjet e fundit.
Ndërkaq, është përcaktuar edhe në cilën vazo do të jenë disa prej ekipeve, por gjithçka do të bëhet më e qartë në ndeshjet e fundit pasi ka shumë kombinime rezultatesh në lojë.
Në vijim, situata grup pas grupi e skuadrave sa i përket kualifikimit të mëtejshëm në fazën me eliminim direkt, kur shorti vë përballë skuadrat e kualifikuara të parat, me ato që renditen të dytat:
GRUPI A
Të kualifikuara Atletiko Madrid dhe Borusia Dortmund. Do të vendoset në javën e fundit se kush do të jetë e para dhe kush e dyta në grup.
GRUPI B
Barcelona është kualifikuar si e para në grup, Totenhem dhe Inter luajnë në ndeshjen e fundit kush vazhdon më tej në turne.
GRUPI C
Asnjë skuadër nuk ka prerë biletën për turin tjetër. Napoli, PSG dhe Liverpul janë të tre në garë për të vazhduar, me ndeshjet e fundit që do të përcaktojnë gjithçka.
GRUPI D
Porto është kualifikuar si e parë në grupin e saj me Shalken të dytën.
GRUPI E
Bajern është kualifikuar, mbetet të mësojë në ndeshjen e fundit nëse do të vazhdoj të jetë i pari në grup, apo do t’i lëshojë pozicionin Ajaksit që është kualifikuar gjithashtu.
GRUPI F
Mançester Siti është kualifikuara, por nuk është caktuar ende në cilin vend. Olimpik Lion dhe Shakhtar Donjeck garojnë për vendin tjetër.
GRUPI G
Real Madrid fiton grupin dhe kalon turin bashkë me Romën në vendin e dytë.
GRUPI H
Juventus dhe Mançester Junajtid janë kualifikuar, u mbetet të mësojnë se cilën radhë do të kenë në renditjen përfundimtare të grupit dhe shortin e 17 dhjetorit.