Nga ARSEN HOXHA
Ka ndodhe disa here qe arbitrat nga mos bindja, paaftesia apo nga deshirat subjektive, te mos ndeshkojne me 11metersh nderhyrje te gabuara te lojtareve mbrojtes.
Çuditerisht ata kane vrapuar ne menyre teper energjike ne drejtim te sulmusit te demtuar duke e ndeshkuar ate padrejtesisht, nen pretekstin se ka simuluar.
Rasti me i fresket ishte ndeshkimi me karton te verdhe i sulmuesit te Partizanit Trashi, ne ndeshjen me Tiranen.
– Se pari duhet te themi se nderhyrja e mbrojtesit ishte e gabuar. Tentativa e tij per te goditur topin nuk u realizua dhe ne inerci e siper ai realizoje kontaktin fizik me sulmuesin.
Kontakti ishte fare i paster dhe pa asnje mundesi evitimi, pasi sulmuesi ashtu gjysem i perkulur nen refleksin e vetembrojtjes, apo me bustin drejt, duke vrapuar ne drejtim te portes me topin qe leshoj perpara, perseri ai do te pengohej nga mbrojtesi.
Pretendimi per simulim, pasi sulmuesi Trashi filloj te perkulesh me perpara se te realizohej kontakti me mbrojtesin nuk qendron, sepse edhe nese veprimin e tij e veme ne diskutim si te gabuar, ai ishte shume here me i vogel se nderhyrja e pa rregullt e mbrojtesit. Ne keto raste ndeshkohet nderhyrja ( gabimi) me i rende. Pra duhet te akordohesh 11 metersh.
-Se dyti: A kishim me te vertete te benim me nje simulim nga ana e lojtarit sulmues? – Une mendoj se jo.
Simulimi ne vetvete perfaqeson ate veprim te lojtarit, kure ai perpiqet te paraqese si te vertete diçka te rreme. Po a u perpoq sulmuesi Trashi te mashtronte arbitrin me prova te rreme. Apsolutisht jo.
Nderyrja nga anash e mbrojtesit te Tiranes ishte e befasishme dhe me dinamizem te larte. Ajo qe veproje shume shpejt tek lojtari sulmues ne kete situat te pa pritur, ishte pjesmarrja e qendrave te larta te sistemit nervor qendror.
Reflekset mbrojtese jane nje kunderveprim i pa vullnetshem i organizmit te futbollisteve ndaj çfardo lloj ngacmimi te jashtem apo dhe te brendshem te krijuara nga lojtaret kundershtar.
Pra reflekset e pa vullneteshme asnjehere nuk duhen klasifikuar si simulime. Simulimi i thene ne nje menyre popullore, eshte vetem nje teater qe e luajn lojtaret hileraqar.
Ajo qe kerkohet nga nje arbiter i nivelit te larte, eshte qe t,i kushtoje kohen e duhur njohjes se disa njohurive te domosdoshme te psikologjise sportive.
Eshte e drejte e futbollisteve qe kur e ndjejne veten te rrezikuar nga nderhyrja e lojtareve kundershtar, te kercejne perpjete, te devijojne dhe te bejne ate qe ata ndjejne te domosdoshme, per te ruajtur shendetin e tyre. Ne se reflekset mbrojtese do te klasifikohen si simulime, ashtu siç eshte vepruar ne shume raste deri me sot, eshte munges profesionalizmi e arbitrit. Ai asnjehere nuk duhet te shkoje me nxitim te lojtari sulmues, duke mare keshtu nje vendim te nxituar. Me e mira eshte te pres, te analizoje dhe te vendos.
Fotografite e me poshteme japin nje shpjegim me te qarte te atyre qe tham me siper.
– Ne foton Nr.1 shikimi i lojtarit sulmues eshte i perqendruar te avancimi i tij perpara.
– Ne foton Nr. 2, 3, dhe 4 ai totalisht eshte i perqendruar tek nderhyrja me intensitet te larte e mbrojtesit Tiranas.
Ai veshtrimin e ka te perqendruar tek veprimet e mbrojtesit dhe jo te avancimi perpara. Refleksi i vetmbrojtjes e detyron qe te beje nje veprim te tille.
– Ne foton Nr. 5 realizohet kontakti fizik. Nga menyra e nderhyrjes se mbrojtesit, kontakti fizik ishte i pa evitushem si ne rastin e perkuljes nen efektin e refleksit mbrojtes, ashtu edhe ne vrapimin normal te sulmuesit.
– Ne keto kushte kemi te bejme me nje 11metrsh te pa akorduar ne favor te lojtarit sulmues si dhe me nje ndeshkim te gabuar te tij, me karton te verdhe , nga ana e arbitrit.