FOTO+VIDEO: Shkojnë në 18 objektet pa leje të prishura te Astiri, vijon puna për hapjen e kantierit

5 Dhjetor 2018, 10:32Sociale TEMA
FOTO+VIDEO: Shkojnë në 18 objektet pa leje të prishura te Astiri,

Ka shkuar në 18 numri i ndertimeve pa leje që janë prishur brenda pak ditësh në Unazën e Madhe, në segmentin nga Pallati me Shigjeta deri te Dogana.

Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit i Bashkise se Tiranes vijoi edhe mëngjesin e sotëm me prishjen e dy objekteve të ndërtuara pa leje në gjurmën e Unazës.

Ashtu si dhe në shumicën e rasteve të mëparshme, edhe ndertuesit e këtyre objekteve pa leje, që funksiononin për biznes, kanë bashkëpunuar me Bashkinë e Tiranës duke larguar vet së pari të gjitha pajisjet elektroshtëpiake, ndërsa i ka hapur rrugë më pas makinerive të IMT-së të bëjnë shembjen e ndërtimeve.

Ndërkohë, ngjitur me këto ndërtesa edhe disa objekte të tjera kanë bërë boshatisjen e ambienteve dhe pritet të prishën në orët në vazhdim.

Për të gjithë ata individë apo familje që zotërojnë ndërtime pa leje në gjurmën e Unazës Bashkia e Tiranës ka ofruar si mundësi zgjidhje banesa sociale pa afat perdorimi ose bonus qiraje për 3 vite.

2 komente në “FOTO+VIDEO: Shkojnë në 18 objektet pa leje të prishura te Astiri, vijon puna për hapjen e kantierit”

  1. Skerdi says:

    Jepini drejtim dhe te mbaroj sa me shpejt rruga se u cmendem ne trafik ! Paligjshmeria smund te sundoj me !

  2. albi says:

    go lali
    go lali
    go lali
    super fare mezi pres te shikoj te marri form unaza e re … super investim per tiranen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje