Nga Lorenc Vangjeli
E vranë me armë zjarri me shumë gjasë vetëm sepse ishte shqiptar. Petrit Zifle është një ndër katër shqiptarët e vdekur në harkun e pak ditëve në Greqi, të cilët e çojnë në rreth 180 numrin e viktimave që nga viti 1991. Ndër ta janë emigrantë të vrarë në kufi, të vrarë nga policia apo dhe qytetarë grekë në sherre të dhunshme. Dhjetra të tjerë, shumë prej tyre fëmijë, rezultojnë të zhdukur në rrethana të paqarta. Këto shifra bëhen edhe më dramatike nëse shtohen edhe të vrarët në burgje dhe një armatë tjetër shqiptarësh që janë dënuar e ridënuar në burgjet greke; në shumë raste të dënuar më shumë sesa thotë ligji apo edhe të burgosur tërësisht pa faj. Të dënuar vetëm sepse janë shqiptarë dhe të paragjykuar si fajtorë nga një mendësi raciste që i klasifikonte si qytetarë të dorës së dytë. Dhe kriminelë me domosdo’.
Në vitet 90-të, steriotipi i shqiptarit grabitës, përdhunues dhe vrasës ishte mbizotërues dhe ishte ngulitur edhe në pjesën më të ndriçuar të shoqërisë greke. Në dosjet e pafundme penale, ka histori të pafundme me banditë të vërtetë dhe realisht edhe grabitës, edhe përdhunues, edhe vrasës nga më mizorët. Këtë javë, si për ta vërtetuar këtë të vërtetë të dyfishtë, një shqiptar ishte bashkëpunëtor me një grek në vrasjen makabre të një adoleshenteje greke. Në të njëjtën kohë, ana tjetër e të vërtetës dëshmon edhe se ka gjithashtu me mijëra e mijëra drama njerëzore që kanë paguar çmimin e paragjykimit mbi steriotipe racizmi.
Ka kaluar tashmë një brez që nga koha kur Greqia u bë porta e parë dhe kryesorja për derdhjen masive të emigracionit shqiptar. Nga malet dhe mes sakrificash të epërme apo me viza të siguruara në ambasadë, shpesh me po aq mund sa arratitë nga malet, emigrantët shqiptarë në Greqi bashkë me bukën e përditshme që nuk jua jepte dot dheu amë, u takuan me Perëndimin dhe shpresën, por edhe me racizmin, diskriminimin, plumbat dhe vdekjen. Shumë ndryshe nga sa ndodhte në Gjërmani, Itali apo dhe deri në SHBA ku nisi të vendosej emigracioni i ri shqiptar i varfërisë.
Me Greqinë, historia e emigracionit është fotografia e qartë e marëdhënieve dy palëshe; është politokokardiograma që ka matur të gjitha luhatjet e humorit mes qeverive, por dhe përshtatjen e vetë njerëzve të thjeshtë që flisnin shqip e mësonin greqisht. Shumica dërmuese e emigrantëve shqiptarë dygjuhësh është përshtatur me atdheun e dytë dhe i ka dhënë jetë një brezi tjetër qytetarësh shqiptarë, që janë po aq shqiptarë sa dhe grekë. Shpesh, madje, flasin madje më mirë greqisht se shqip duke i dhënë jetë stilemës së re fyese: andej kufirit janë të huaj, këtej kufirit janë Jorgo e Xaxiqa.
Sot është e largët dita kur përdorej termi racist “Fshesa” për operacionet cinike të policisë greke që emigrantët ilegalë i konsideronte si plehra. Eshtë gjithashtu e largët koha kur fshesa mbi fatkeqët përdorej si një mjet presioni për qeveritë shqiptare. Kjo e djeshme ka marë fund njëherë e mirë! Sot, për fat të mirë, si këtej dhe si andej kufirit dhe për fatin e mirë të të dy anëve të kufirit, është ndryshe. Ka më shumë reciprocitet dhe kjo është e dukshme. Një proces i vështirë, por i pandërprerë dhe i pakthyeshëm,
Ajo çfarë e bën megjithatë të veçantë marëdhënien e emigrantit shqiptar me Greqinë, nuk ka të bëjë shumë as me ankthet e makthet e segmenteve të caktuara politike të Athinës, sesa pasqyrohet tek qëndrimi që qeverisjet shqiptare kanë mbajtur ndaj tyre. Edhe në rastin e vrasjeve të dyshimta të qytetarëve shqiptarë – për ta thënë në mënyrë diplomatike – nga policia, rojet kufitare apo në burgjet greke.
Në pothuaj të gjitha rastet qeverisjet shqiptare më shumë kanë heshtur sesa kanë reaguar.
Për të mos shkuar më larg, në Tiranë ka qeverisur Fatos Nano, kryeministri i dashuruar mbas buzuqeve, Blackjack-ut dhe ruletës greke. Si turist në Greqi, ndonëse e njihte mirë jetën e emigrantit shqiptar, pakkush kujton të ketë ngritur zërin nga Tirana për keqtrajtimet e deri dhe vrasjet e shqiptarëve në Greqi.
Sali Berisha ju dha bashkëjetesë edhe toneve hipokrite të nacionalizmit të tij folklorik, edhe nënshkrimit të marëveshjeve joreciproke me Greqinë. Me veshje patrioti, ai nga një anë inicoi një proces antikushtetues të ndarjes së detit me Greqinë, njëlloj siç do të ndante pajën e gruas së fqinjit, nga ana tjetër reagonte për fatin e shtetasve të tij matanë kufirit vetëm atëherë kur ata i nevojiteshin si monedhë për nevojat e veta lokale politike.
Edhe sot kur Tirana qeveriset nga një kryeministër atipik si Edi Rama, publiku është mësuar që të presë prej tij deklarata të bujshme që kujtojnë se Athina fliste shqip disa dhjetra vjet më pare, sesa të kërkojë zyrtarisht hetim rast pas rasti për çdo të vrarë në rrethana të dyshimta në Greqi nga policia. Rama është mjeshtër për të fituar emocionet e shqiptarëve në fushën e naciopatriotizmit, por as ai, nuk ka ndërhyrë si dhe sa duhet në historitë e përditshme që shqetësojnë emigracionin shqiptar.
Të tre kryeministrat e fundit janë nga shqiptarët më të rëndësishëm të tre dekadave të fundit, por do të duhej që edhe Nano, edhe Berisha, edhe Rama të ishin shqiptarë, po aq sa është grek Alexis Tsipras.
Sepse duhet reciprocitet. Sepse vetëm reciprociteti sjell bashkëjetesë dhe largon funeralet.
Deri tani nuk është dëgjuar ndonjë fjalë për Petrit Ziflen e vrarë me shumë gjasë vetëm sepse ishte shqiptar. Një muaj e ca më parë grekët reaguan fort për Kacifasin.
Si i vdekur, Kacifas I ka mbyllur hesapet me këtë botë dhe meriton të gjitha nderimet dhe vajin ballkanas për të vdekurit.
Si i gjallë ai bëri pothuaj gjithçka për të marë atë vdekje që i dha policia në kushte ekstreme.
Zhurma, patosi dhe revanshi antishqiptar që një pjesë e shoqërisë greke lidhi me emrin e tij është njëlloj si heshtja shqiptare për viktimat në vite. Fatkeqësisht ekstremet takohen gjithmonë!(Javanews)
Shkrim brilant!
Ne Greqi, vrasjet shteterore ndaj shqiptareve ikin ne heshtje kurse ketu nje terrorist me kallash ne dore, qe e pa gjithe bota, cakordon orangotakot e Greqise e vete deri ne BE. Ky eshte nje turp i pashoq! Shqiptaret diskriminohen, dhunohen, torturohen dhe askush nuk flet.
Sot nje tjeter djale 18 vjecar u vra ne lule te rinise, dhe policia mafioze greke, e fshe krimin duke e quajtur per ‘larje hesapesh’. Cfare mashtrimesh ordinere…Turp i Zoti!
Nuk te pelqen Greqia mos shko mer jahu ,apo ti do te vrasesh te grabisesh te shesesh e te shperdash droge dhe te rrosh aty me ato para ,Jo mer ti ska keshtu,edhe agresor edhe kerkon te drejta.Pse mer per cdo vrasje qe ben nje shqiptar ne greqi duhet te bej protest shteti grek ?Nuk ka lidhje nje vrasje shteterore nga vrasjet ordinere,kush vret, futet ne burg kushdoqofte.Sa per Qipra patriotin lere fare se na hape barkun ,Ai bashke me Edvinin tend edhe me ty i sherbeni te njejtit padron
Nganjehere, jo gjithnje, se ndoshta eshte shume per ty, lexoje deri ne fund artikullin. Behet fjale per ata shqiptare emigrante qe e pesojne shume keq nga greku ne teresi ,vetem se jane shqiprae shoqi,dhe nuk eshte hamendesi.Te uroj te te mos te bjere ty hisja qe te kuptosh per cfare flet autori. Ne menyren me normale autori po kerkon qe te mos behen shqiptare jo me shume sa Cipras eshte grek. Reciprocitet,e thjeshte fare, recipricitet me grekun. Ler padronin shoqi se je jashte c’do llogjike per kete qe diskutohet, Cipras i kerkoi, dhe vazhdon te kerkoje ne menyre zyrtare Shqiperise per Kacifas, gje qe eshte apsolutisht e kunderta dhe i pakrahasushem me shqiptarin 63 vjecar te vrare nga bastardi grek i agimit te arte, ku deri tani nuk ka hapur asnje gojen nga qeverria apo politika ne pergjithesi, ky eshte nje fakt, jo nje opinion, apo bindje per padrone e skllever.
Foli Lenci bytha?!
Ne Shqiperi numri i vrasjeve me arme zjarri nga viti 1991 e deri me sot i kalon shifrat e 7500 personave sipas statistikave, . Atehere cfare duhet te themi?
Megjithese ne Greqi jetojne1/3 e popullsise shqiptare, numri i vrasjeve ne ate vend ne 27 vitet e fundit eshte i barabarte me vrasjet mesatare te nje viti ne Shqiperi! Dhe te mendojme qe mbi 98% e vrasjeve te shqiptareve ne Greqi ka ndodhur as per shkaqe raciste dhe as per shkaqe ksenofobe. Kriminela, vjedhes, kontrabandista te droges e te prostuticionit e deri edhe persona te vrare per shkaqe fare ordinere apo larje gjaku. Ashtu si dhe ne Shqiperi.
Po perse kjo shifer e vrasjeve ne Shqiperi eshte 20 here me e larte se ajo ne Greqi? Sepse Greqia ka shtet, ka siguri e qetesi! Ndaj dhe shqiptaret akoma dhe sot marrin rrugen e mergimit ne Greqine “raciste”!
Dhe po te shkojme edhe me tej, atehere le te bejme nje krahasim te shqiptareve te vrare per racizem apo ksenofobi ne Greqi ne 27 vitet e fundit (numri i tyre nuk i kalon gishtat e njeres dore) me shqiptaret e vrare per te njejten arsye ne vendet europiane! Perse nuk flet kush?
GREQIA ESHTE NE BE O RROT K. NUK I JEP TE DREJTE ASNJE GREKUT MEQE VRITEN SHQIPTARET MES VETI TI VRASE EDHE AI ASHTU PER QEF. IK BJERI SUMES ANDEJ NGA JE MESUR, MOS NA TREGO SHIFRAT KETU TI LEGEN.TI NUK KE FAJ NE KEMI DILETANTE NUK KEMI NJERES TE AFTE TE MBROJE SHTETASIT E VET, SEPSE NJE SHTET NORMALI SOT ISHTE NGRITUR NE KEMBE, DERI NE ATE BE QE SHUME SHPESH NA KERKON TE RESPEKTOJME TE DREJTAT NJEREZORE, POR NUK SHOFIN, NUK DEGJOJNE SE C’BEN GREKU, PJESTAR I ASAJ BE-JE, KU LESHON NJERZIT E VET TE GENJEJE DHE MASHTROJE PA PIKEN E TURPIT. KJO ESHTE FATKEQESIA JONE, NUK KEMI SHTET QE TE MBROJE SHTETASIT E VET, NUK KA FAJ GREKU. GREKU NUK BEN ASGJE TJETER ME SHUME SE TREGON NATYREN E VET, JEMI NE QE KEMI IDIOTE NEPER INSTITUCIONET E VENDIT.
Nuk ka asgje per tu habitur!
Ky eshte rezultati i i natyrshem e madje i domosdoshem i politikave kapitulluese te qeverive te SaliBerishes, Fatos Nanos,, Ilir Metes dhe Edi Rames ne marredheniet me Greqine.
Mund te jete vetem pakes, por vetem pakes e ekzagjeruar te thuhet se ne keta 30 vjeyt politika jone e jashtme eshte bere ne Athine (Kujto futjen e Janullatos ne krye te Kishes sone, leshimin e tokes per te ngritur vareza te ushtrise pushtuese greke, dhurimin e hapsires detare ne detin Jon, etj, etj ose me shkurt shikoni nje fotografi te SaliBerishes te perkulur deri ne gjunjet e Janullatos, si simbol i mjerimit te politikes shqiptare) .
Une pres edhe me keq te ndodhe me ne.
Si ka arritur puna tani vetem nje Enver mund te veje ne vend dinjitetin tone te neperkembur si popull e si vend.
Si ka arritur puna tani vetem nje Enver mund te veje ne vend dinjitetin tone te neperkembur si popull e si vend.
Keta politikanet tane kane vetem nje “ideal”, te grabisin pasurine e popullit.
Zoti Lorenc Vangjeli
KONSTATIMET TUAJA JANE SHUME TE VERTETA.
Dhe kjo gje eshte shume tragjike per shqiptaret.
——————————————————————————–
PO TE ANALIZOJME ME QETESI TE GJITHA SHKAQET PSE:
Atehere duhet te ringrihemi sa me pare te rivendosim demokracine shqiptare.
Autoritetin e humbur shteti Shqipetar kerkoi ta rimekembe duke vrare nje njeri,qofte dhe I shkare apo terrorist.
Ndryshimi eshte qe kacifen nuk e vrau nje krisavgjit Shqipetar,por shteti yne.
Nuk ngrihet autoriteti I shteti kur;
-ky shtet eshte I zhytur ne krim e korrupsion
-kur ky shtet I kthen bythen kujtdo shteti tjeter sa here I han vera liderve tane
-kur ky shtet I mbyt vete Shqipetaret ne komisariatet e policise.
-kur ky shtet po e largon vete popullin e tij
-kur ky shtet,poe helmon popullin me helme e ilace
-kur ky shtet ua shet bijve te tj dijen,librat,ben tregeti me nxenesit e tij
-kur ky shtet,nuk eshte I shqipetareve,por I atyre 100 njerezve qe kane me shume se sa kane tere populli bashke.
Ciprasit dhe Greqise I hane topet politikanet tane.
Ciprasi e shteti Grek punon per popullin,shteti Shqipetar punon per kliken.
Ciprasi,qeveria do te shperndaje 5 miljarde euro dhurata financiare per krishtlindje,qeveria Shqipetare
2.5 miljarde e ka tere projektbuxhetin e 2019.
Nga 5 miljardet e Cipras Shqipetaret e Greqise jane shume perfitues,me kete dhurate do te vijne ne Shqiperi per vit te ri,te mbushin dhe shume zorre te tjera atje,ta rigjallerojne sadopak tregun e ngordhur.
Nga parate e Greqise hane dhe ata qe shajne gjithe diten e naten Greqine.
Mos e kruani me Greqine
Shteti Shqipetar ne pamundesi tua mbushe barkun me buk,po ua mbush me urrejtje e nacionalizem.
Armiqte e Shqipetareve,jane Shqipetaret vete,te gjithe ata qe sot e dje quheshin shtet,ne mos ishin ata armiqte tane nuk do ishim ketu ku jemi,pas 30 vjet demokraci.
Rrofte populli vella Grek e Shqipetar,ai popull qe eshte per fqinjesi te mire,pune,bashkepunim,dashuri e respekt,qe qendron larg koronave fashiste e nacionalizmave te pavend.
SI “ZOTERINJ ” NE VENDET EUROPIANE KANE SHKUAR TE PERKEDHELURIT ORE ZOTERI ..! .. SIDOMOS NE SUPERFUQINE E BOTES U.S.A. , KU NDODHEN DOKTORE , INXHINIERA ETJ ETJ , NEPUNESA TE LARTE TE SHTETIT , DREJTORE NDERMARJESH TE NDRYSHME , PRA ATA QE NA PROPAGANDONIN SOCIALIZMIN APO KOMUNIZMIN , TE CILET NUK I NJIHNIN ASPAK ..! SOCIALIZMI DHE KOMUNIZMI JANE IDETE E VEGJELISE , QE NUK PERKULET PERPARA VARFERISE , QE NUK E SHET VATANIN , QE E RRUAN TE PASTERT ORIGJINEN E VENDIT , ARRITJET HISTORIKE ME VUAJTJE , SAKRIFICA ..! BIJTE E VEGJELISE I KALUAN KUFIJTE TOKESORE ME KEMBE , ATO DETARE “ME NOT ” . PASI QEVERIA “TRADHETIA ” , QE ASKUSH NUK E ZE ME NE GOJE , I LA PA BUKE , E ASHTUQUAJTURA “DEMOKRACI ” E SHKATERROJ VENDIN , E “ASHTUQUAJTURA “RILINDJA ” NUK PO PYET NESE KA BUKE APO JO ..! NE TIRANE KU JETON THUAJSE GJYSMA E POPULLSISE PREGATITET TE KRIJOHET “PRINCIPATA” , ME PRINC “TURPIN ” QE NUK E MENDONIM KURRE ..! .. VENDI PO SHKON DREJT LUFTES CIVILE , TE CILEN DO E SHKAKTOJNE ATA QE NUK VENE “MEND” NGA GABIMET E DJESHME ..!
Epo kur ju thoshte Dull Komandanti se kujdes shqipo se do t ju qijn ne byth te huajt.
Ju se besut.
Tash hani kar t huj!
Ju boft majr!
Kujtoni se do ju pshtoj amerika.
Amerika ka halln e vet
Ju duhen shqiptart si qen stani dhe ju hedh ndonji kock
Greqija osht EU
Europa s bzan.
Greqija na shpiku demokracien pra.
Vrasesja
Edhe europa osht vrasese
Kompjet perndimi osht vrases
Shteti demokratik esht kriminel.
T vret dhe t shet.
Kot thojn “te drejtat dhe lirit e individit”
Ato jan genjeshtra.
Kapin nanji fakir t pakrah dhe e bejn shembull.
Per vete demokracit perndimore e shkelin ligjin me dy kemb e askush s nihet.
Ja pra kush na qenka
Dhe demokracija
Kurv e lasht e jëma
Kurv e re e bija.
he merr Lorenc bethkiri cfare do na thuash tani qe u zbulua kush e vrau futbollistin 18 vjecar ,njeri i peshtire ftyrmushk.he mer toc greket e vrane ?apo ndonje kokbeth si ty.
Ky eshte gazetar qe paguhet nga Lsi dhe keput kopace