VIDEO+FOTO: Studentja mbërthen për gryke biznesmenin, që e kapi nga të pasmet në tren

5 Dhjetor 2018, 11:55Lifestyle TEMA
VIDEO+FOTO: Studentja mbërthen për gryke biznesmenin, që e kapi

Ky është momenti, kur një studente kap për gryke një biznesmen, i cili e kapi nga të pasmet në tren.

Ngjarja ka ndodhur në Sidney.

“Isha në tren dhe ai preku prapaninë time.

Mendova se ishte diçka si një qese, por ishte dora e tij “, tha Annie përmes lotëve.

“Ai u largua dhe askush nuk më ndihmoi”, tregon vajza, e cila e ndoqi sulmuesin e saj nga pas.

Ai pretendonte se e kishte kapur dikush tjetër nga të pasmet.

“E pashë atë, ishte djalë tjetër. E pashë atë, ishte një tjetër djalë”, dëgjohet të thotë ai.

“Nuk jam unë, duhet të shkoj”, tha ai.

Por Annie, që e kishte kapur për grykë, i drejtohet:

“Ju mendoni se mund të prekni kë të doni”.

Policia australiane tashmë ka nisur një hetim për këtë rast.(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje