Refuzimi i studentëve për të pranuar përfaqësues të opozitës në protestën e tyre e kishte mërzitur shumë Jarin. Dje tek ajo ceremonia përkujtimore për 8 dhjetorin në “Qytetin Studenti” kishte vënë re se edhe Doktori ishte shumë nervoz.
Jari deshi që të gjendej në muhabet dhe sapo filloi ceremonia i tha me zë të ulët: “Paskan ardhur shumë njerëz Doktor, më shumë se vitin që shkoi”, por ai i kishte hedhur një vështrim të tmerrshëm, pa i kthyer fare përgjigje.
“Nuk e kuptoj pse është kaq i shqetësuar,- mendoi, atje ishim më të bashkuar se kurrë, edhe Doktori, edhe Luli, edhe unë, edhe busti i Azemit. Asnjëri nuk mungonte”.
Por iu kujtua prapë ai shikimi vrasës i Doktorit dhe i shkuan të dridhura. Dhe nisi të vriste mendjen gjërë e gjatë për të gjetur një zgjidhje.
Diku nga pasditja i shkëlqyen sytë, si të kishte zbuluar ilaçin që shëron kancerin dhe nisi menjëherë të shkruajë mesazhin e mëposhtëm:
“Të nderuar demokratë, Jari ju sqaron.
Na duhet urgjent të marrim në dorë frenat e protestës së studentëve dhe pastaj të nxjerim në dritë udhëheqësin kryesor të saj. Por në fillim duhet të shkatërrojmë të gjitha grupet armiqësore që gjenden brenda studentëve.
Më i rrezikshmi prej tyre është Altin Qorri dhe kam të dhëna se ai edhe emrin nuk e ka të vërtetë, por e ka pseudonim. E ka ndërruar që të ngjasojë me fraksionin komunist të “Qorrit” dhe “Xhepit”, që i dolën kundër Enver Hoxhës më 1942-shin.
Për demaskimin e tij është ngarkuar sektori ynë i propagandës, por në mënyrë të veçantë u është lënë detyrë Fahri Balliut dhe Qim Pekës. Është dhënë porosi e qartë që duhet të jenë shumë të kujdeshëm gjatë operacionit, sepse ata janë grup shumë i rrezikshëm dhe mund të qëllojnë me vezë pa asnjë paralajmërim.
Pas eleminimit të tyre, do të goditen të gjitha bazat e Erion Velisë dhe e mbeturinave të organizatës “Mjaft”, që kanë fituar shumë terren brenda protestës.
Në betejën për asgjësimin e tyre do të shfrytëzohet një lloj lufte brenda llojit që ata paskan me kontigjentet e FRESSH-it dhe me këtë rast ata do të vrasin njëri-tjetrin dhe ne do të shpëtojmë prej tyre.
Por asgjë nuk përfundon këtu, sepse LSI-ja është shumë e fortë dhe ka futur duart në të gjitha këshillat dhe organizatat e universiteteve. Përveçse të vendosur, këta të LRI-së janë edhe shumë të trajnuar dhe të ushqyer mirë, ngaqë Mona e ka zgjidhur qesen gjithmonë për ta.
Për demaskimin e tyre duhet të përdoren fotografi nga aktivitetet artistike dhe seksuale të Jalës, ku shumica betohen për revolucion të përgjakshëm para gruas së Komandantit të Përgjithshëm.
Në këto kushte protesta do të pastrohet nga të gjitha flukset politike dhe atje do të mbeten vetëm djemtë dhe vajzat e FRPD-së, të cilët nuk bien shumë në sy, ngaqë kanë mbetur edhe pak, por janë edhe të paushqyer. Atëherë ata do të marrrin situatën në dorë dhe ndërkohë protesta do të drejtohet prej nesh.
Sa për liderin, mos mendoni se do të jetë Belind Këlliçi, pavarësisht se atij i takon. Për atë Doktori thotë që është kokëtul, kurse Luli nuk e duron dot fare ngaqë e urrejnë ata të Familjes, gruaja dhe Kunati. Ndaj, siç ndodh gjithmonë në këto raste, në vend të Belindit do të zgjidhet Salianusi.
Ndaj ta gëzojmë edhe udhëheqësin e protestës. Fitorja është e sigurt!
I juaji Jari”!
Uraaaaaa, me Anus perpara na pri o Saliiiiiii. Se me Anus prapa e ka per mjeshteri Saljanusi. Uraaaaaaa
Udheheqes une mendoj te veme nje akademik me vlera ne vedhje, perdhunim, shkaterrim dhe plackitje te universitetit. Ay osht vetem njo nona e aqadhjemizmit: Prof. Dr. ne vjedhje Jorgaq Kacani. Urrraaaa e gjetem zgjidhjen.