Jari bën bilancin e zgjedhjeve të Lulit dhe i del shkëlqyer

3 Dhjetor 2018, 18:50Antena TEMA

Lajmet për zbehjen dita-ditës të protestës së Astirit e kishin mërzitur shumë Jarin.

Kishte ditë që e mendonte të shkonte vetë një herë atje, se mbase do t’i prekte protestuesit, por i dilte përpara ajo pamja, kur Uk Idrizi i jepte fjalën e burrit lali Erit dhe ndërronte mëndje menjëherë.

“Më mirë të shoh në televizor djalin e Fahriut për natë, sesa të shkoj me këmbët e mia drejt një aventure të panjohur”.

Me këto mendime të zymta u zgjua sot fiks në orarin e fiqve të Pallatit të Brigadave dhe nisi leximin e shtypit.

Zakonisht i hante nja 3 orë të mira, sepse shumë lajme i lexonte nga 5 herë, që t’i kuptonte tamam.

Por sot ishte dita e tij me fat, se zyra e shtypit e PD kishte shpërndarë njoftimin që kishin përfunduar zgjedhjet në të gjitha degët e PD.

Atë e kuptoi që me leximin e parë.

“Tani na marsh të keqen o Edvin Kristaq Rama”, tha me vetë, dhe u ul të shkruajë mesazhin e mëposhtëm:

“Të nderuar miq, Jari ju informon!

Më në fund demokratët e shumëvuajtur nga qeveria e drogës dhe e krimit, arritën të shohin një ditë të bardhë.

Zgjedhjet e brendshme të Partisë Demokratike ishin një manifestim i shkëlqyer demokracie dhe cilësie.

Ata armiq të egër të partisë sonë, të cilët thonë se Luli e ka zakon që i vjedh gjithmonë votat, morën një mësim të mirë këtë radhë.

Sepse sa herë që ai u bë me njërin nga kandidatët, fitoi kundërshtari i tij.

Kjo ndodhi në Shkodër, në Vlorë, në Pogradec dhe gjetkë.

Kjo nuk tregon se demokratët nuk e respektojnë Lulin, por se në PD zhvillohen gjithmonë zgjedhje të lira.

Për Shkodrën u mërzit pak Luli, sepse Ramizi e kishte caktuar vetë rivalin dhe prapë humbi.

Por u la që përgjegjësinë do ta mbajë Flamur Noka, sepse ai u thoshte të gjithë që e kam porosi nga Luli që të votoni Ramizin, dhe ata bënë të kundërtën.

Tani ai ka dy rrugë, ose të pranojë që demokratët nuk duan Lulin, ose që ai është budalla.

Me shumë mundësi ai do të zgjedhë variantin e dytë, dhe me këtë rast do ta hajë.

Por për çudi, ata që donte Luli fituan në të gjitha rastet, aty ku zgjedhjet ishin me një kandidat të vetëm.

Rastet më tipike ishin në Kamëz, Lushnje, Kavajë dhe Gjirokastër.

Në tre rastet e para subjektet e kanë paguar për 10 vjet vendin e punës tek kunati, dhe zgjedhja e tyre ishte taksative.

Kurse në rastin e Gjirokastrës, kryetari që ishte ia la vendin dajos së vet nga Lazarati, të famshmit Dasho Aliko, sepse kishte biseduar me Lulin që do të zgjidhej pas Kongresit si sekretar për pushtetin lokal në PD.

Por risia më e madhe në këto zgjedhje ishte prania mbreslënëse e grave në to.

Nga rreth 60 degë që ka PD, në vetëm njërën prej tyre fitoi një grua, madje dhe ajo qëlloi të ishte motra e Kreshnik Çollakut.

I cili më shumë u gëzua për zgjedhjen e saj, sesa u mërzit kur e gënjeu Luli se do ta bënte deputet.

Fitorja e saj do ta bëjë më të sigurtë zgjedhjen e Albana Vokshit si nënkryetare partie, sepse ajo është e vetmja femër në PD që plotëson kriteret, edhe gjysëm budallaqe, edhe gjysëm burrë.

Ndaj mos u dekurajoni me shuarjen e frymës së protestave, sepse është dhjetor dhe po afrohet Viti i Ri.

Rëndësi ka që zgjedhjet në PD ishin të shkëlqyera, ndaj edhe fitorja e Lulit është vetëm çështje kohe.

I juaji, Jari!”

1 komente në “Jari bën bilancin e zgjedhjeve të Lulit dhe i del shkëlqyer”

  1. Shaba says:

    Jari pas lexoi shkrimin e Meros u mendua thelle. Merua thote ato qe shikon, por nuk kupton thelbin, mendoi ai. Ashtu si Ii dalldisur nga gezimi qe ne zgjedhjet e brendshme te Lulit, gjithandej kishin fitar Demokratet, shpejt e shpejt i dergoi kete leter Meros:
    Zoti Mero, faleminderit per lajmin e sakte qe gjithandej kishin fituar antaret e PD. Me lejo te te spjegoj moskuptimin tend, rreth humbjes se te preferuarve te Bashes kundrejt oponenteve. Te ta lehtesoj situaten po te kujtoj se ti vet thua se si Uk Idrizi i jepte fjalen Lali Erit, gje qe mua vertet me merziti, por pasi u mendova thelle kuptova qe te njejten gje duhej te bente dhe Basha me oponentet. Kur socialistet, me ne krye drogmenin, perdorin korrupsionin dhe bejne openentet per vete, pse mos ta bejme dhe ne demoktaret, pa korrupsion. Kjo manover taktike e Bashes, i dha forca PD per tu bashkuar para revolucionit qe po afrohet. Zoti Mero, me fal qe po te them qe smerr vesh nga politika. Ti sic duket je me konceptin ku me i miri fiton, por Basha ka vision me te gjere. Ai eshte me diversitetin ku sejcilit i jepet shanci ne politike, pavarsisht nga perkushtrimi ndaj ceshtjes, pavaresisht ne se ka vjedhur apo do vjedhi, te tere jane njelloj para te drejtes per tu zgjedhur. Me kenaqesi te papershkrueshme po te njoftoj se me kete vizion te Bashes(qe ti as e kupton), fitorja eshte e siguruar…si per inatin tend….
    Une dora vet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje