Jari sot ishte tmerrësisht i mërzitur dhe nuk i dilte e keqja.
U zgjua si zakonisht në orarin e fiqve, dhe për një orë e gjysëm bëri të gjitha përpjekjet që të bëhej gati në kohë rekord dhe të ishte fiks në 11” 00 tek Presidenca për ceremoninë e dekorimit të ambasadorit Aleksandër Arvizu.
Por aty iu prish gjaku dhe shpirti i tij e di se çfarë hoqi derisa të mbaronte.
I pikëlluar sa nuk bëhet u kthye në shtëpi dhe nisi të shkruajë mesazhin e mëposhtëm:
“Të nderuar demokratë, Jari ju sqaron!
Shpresat tona për të besuar tek komandanti i Përgjithshëm që të përmbysim bashkë qeverinë e krimit dhe të drogës, morën sot një goditje të fortë.
Sot e kuptova që ai është një thëngjill i mbuluar, që na e ka pasur gjithmonë me hile dhe se ai mezi po pret që t’i ngulë thikën pas shpine Partisë Demokratike.
Sot vajta në Presidencë në këmbë të Doktorit dhe të Lulit, që të mos binte në sy mungesa e tyre, dhe të interpertohej sikur ne nuk i kemi mirë punët me Amerikën.
Por atje kam mbetur pa gojë.
Tek dera ishte një badigard i zi, që hetonte çdo njeri që hynte.
-Ju jeni shoqëruesi i ambasadorit Arvizu, e pyeta në anglisht?
-Jo, më tha, unë përgjigjem për sigurinë e presidentit.
Pashë i çuditur nga roja i derës që ishte aty, nga koha ime.
-Është i presidentit të Ora News, më tha ai, me qetësi.
Më kaloi tronditja dhe mora shkallët lartë.
Më doli parë punonjësi i Arshivës, që ka nga koha ime aty.
-Që kur ke ikur ti shef, s’ka më kuptim puna këtu, më tha ai.
-Pse, i thashë unë?
-Dekorata jepte kush jepte. Ky s’di të japë dekorata.
Për kështu dekorata ti nuk thërrisje mbledhje fare, i jepje në restorant.
-Pse çfarë dekorate po i jep ambasadorit? Nuk po i jep “Urdhërin e Skënderbeut”?
-Po jo mo shef, pse njësoj si Hakiu i Vjenës do jetë ky!
Këtij i ka dhënë një si ajo dekorata që i dhe ti mamasë së Karminës.
U çudita shumë. Se kuptoj pse janë kaq dorështrënguar me dekoratat, sikur do t’u japin lekë.
Zhgënjimi vazhdoi më tej.
Brenda në sallë ishin të gjithë armiqtë e mundshëm të partisë sonë, duke filluar që nga Jozefina Topalli e deri tek Astrit Patozi.
Vetëm Ridvan Bodja mungonte.
Atje gjeta plot ministra të Edi Ramës dhe gazetarë që nuk kanë lënë gjë pa thënë kundër Doktorit dhe Lulit, dhe kjo më krijoi bindjen se komandanti i Përgjithshëm na ka tradhtuar prapë.
I vetmi që mund të konsiderohej si i Partisë Demokratike aty ishte Tritan Shehu, për të cilin Doktori thoshte gjithmonë se është budalla, por edhe dihet botërisht, që e kemi përgjysëm me LSI-në, njësoj si Fahri Balliun.
Kjo atmosferë më trishtoi shumë, por nuk e dhashë veten.
E shtyva si e shtyva dhe bëra si i dashur edhe me Jozefinën, edhe me Genc Rulin, edhe me “Horrin e Bulevardit”, Bamir Topi, madje edhe me kreun e Meduzës së krimit dhe të drogës në Korçë, Niko Peleshin.
Shkova i dhashë dorën dhe ambasadorit Arvizu.
Ai u gëzua shumë.
-Dukeni mirë kështu zoti Nishani, më tha. Good luck.
-Faleminderit, i thashë. Dhe ju dukeni mirë.
-Kur i keni hequr mustaqet, më tha?
Aty e kuptova se atij i pëlqente pamja ime pa mustaqe.
-Sapo ikët ju, i thashë. Isha betuar tek Doktori që pa ikur ai, nuk i heq mustaqet. Se ty ta zgjatën shumë ikjen.
Ai qeshi me të madhe.
Pastaj erdhi ceremonia.
Komandanti e lëvdoi për punën e tij në Shqipëri, ndërsa ambasadori në fjalën e tij foli kundër presidentit Trump.
Bile e akuzoi se ka ngjallur një klimë pro ruse në SHBA.
Pashë një herë nga Meta mos reagonte, por ai bënte sikur nuk e kishte mendjen.
Desha një herë të ngrej zërin e të bërtas “Rroftë presidenti Trump”, por shikimi i Genc Rulit më shtangu.
Aty e pashë që komandanti i Përgjithshëm luan me dy porta . Nuk është i sinqertë.
Ja ka me hile dhe Doktorit dhe Trumpit. Duhet të jemi vigjilentë.”
O Mero,ku i gjen gjithe keto qe shkruan te marrte e mira te marte.Bravo.Eshte nje humor i larte aspak kaps sic i thoshim disa skeceve vite me pare por ka plot edhe tani.Eshte nje humor i zgjuar,elegant,pa banalitete.Gezohem shume per talentin e pa diskutueshem tuajin duke ju falenderuar per ngritjen e humorit dhe kenaqesise qe na jep ashtu si fjala vjen Hashek,ZHerom ,Gogol.
O Mero tepelenasi! Te kam vene re.dhe te ndjek me vemendje.Ce ke kete kodosh.tendence te pengosh e kritikosh burrat e shtetit tamam.ne.Shqiperi.Nuk.e kupton qe po i prish pune shume e po pengon.zhvillimin e vatanit.Sikur.nuk ke fushe per shpalosjen e talentin tend mediatik.P.sh.Cili eshte me i.bukur me i.zgjuar me punetor me atdhetar dhe me i.ndershem nga dy presidentet e.fundit.BUJARI apo ILIRI.Po.realizove kete lere gazetarine e dil ne pension.E ke kryer deturen ndaj popullit.