Pas lajmit të hidhur për vdekjen e presidentit Bush, Jari filloi të mendojë se si mund ta përdorte këtë për të mobilizuar demokratët tek Unaza e Re.
E vetmja mënyrë interesante u duk sikur ta lidhte vdekjen me Sorosin.
Duke qenë se Sorosi është armik i presidentit Trump, dhe Trumpi armik i presidentit Bush, i cili e ka sulmuar dhe në fushatë, Jari mendon se do të jetë më mirë të fokusohemi tek roli që Soros ka luajtur në vdekjen e Bush, me qëlim që të mbulohet armiqësia mes Trumpit e Bush:
“Të dashur demokratë!
Jari ju sqaron!
Sot ne duhet të kujtojmë me respekt presidentin Bush, i cili ka qenë një mik i madh i PD dhe Shqipërisë.
Armiqtë e PD duan të fokusohen tek fakti se presidenti Bush, e urrente presidentin Trump, por këto teza i përhapin njerëzit e Sorosit.
E vërteta është se Sorosi ka ndikuar në vdekjen e Bushit, dhe ka qenë disa herë armiku më i madh i tij, sidomos në rastin e Shqipërisë.
Në dy ngajrje madhore të Shqipërisë, në referendumin për Kushtetutën më 1994 dhe në zgjedhjet e vitit 1996, presidenti Bush dhe Soros kanë luajtur role të kundërta.
Presidenti Bush ka ardhur në Shqipëri në javën pasi kemi humbur dhe na ka dhënë kurajo.
Edhe kur Doktori jumbi referendumin, edhe kur humbi zgjedhjet e 1996, ai e bëri të vetën, erdhi na ngushëlloi, ndërsa Sorosi na luftonte natë e ditë për të na diskretituar nëpër botë.
Është pikërisht ky armik i egër i Shqipërisë, që ka hedhur këtu miliona dollarë për të prishur shoqërinë shqiptare, i cili ja ka shkurtuar jetën presidentit Bush me politikat e tij të mbrapshta.
Ndaj ju bëj thirrje që sot më shumë se kurrë të respektojmë presidentin Bush, dhe të mos lëkundemi nga mbështetja jonë për presidentin Trump, pasi ata vërtet nuk i kanë pasur marrëdhëniet e mira, por mbeten miq tanë të mëdhenj.
Armiqësinë mes tyre e ka nxitur Sorosi, i cili fut hundët gjithandej.
Duke shpresuar se demokratët shqiptarë do të dinë ta bëjnë qartë këtë dallim, shpresoj se do t’i bëjmë atij gjithë nderimet e duhura sonte tek Unaza e re.
Mendoj që protesta e sotme të nisë me një minutë heshtje dhe flamuri amerikan që mban Ramazani, të ulet në gjysëm shtizë.
Pastaj Klevesi do mbajë një fjalim mbi jetën dhe veprën e tij dhe do të shpjegojë se dinastia Balliu do të ecë në gjurmët e dinastisë Bush, dhe se ai ka ndërmend ta ndryshojë emrin në Fahri, për të imituar të dytin e Bushëve, që po ashtu e kishte emrin Xhorxh.
Në fund protestuesit është mire t’i përshëndesë Mzati i Kamzës, i cili është i dërguar i presidentit Trump në Shqipëri.
Ai do t’iu bëjë thirrje protestuesve që përveç kërkesave që kanë, t’i shtojnë qeverisë dhe kërkesën që Unaza e Re që do kalojë nga shtëpitë e tyre, të quhet Xhorxh Bush, por shiritin ta presë Xhelali, meqë ajo lidh Kamzën me Tiranën.
I juaji, Jari!”
Na u rrujt cfake (Bush-i d.m.th.)
Me idiote se ju te temes nuk gjen ne bote. Njerez psikopate po pse me muhabete fshati do mbani gazete. Po pse mor idiot komshiu jot ishte Xhorxh Bush qe te shkruash ti karagjozlleqe si te te doje… > . Eshte nje figure boterore qe ose dil e analizoje me seriozitet ose rri larg se nuk eshte per ty kjo pune. Njeres me fiksime qe jetoni me halucinacione .