Jari bën thirrje për të mos e shpallur tradhtar Mond Spahon

29 Nëntor 2018, 18:45Antena TEMA

Jari sot u ngrit me një ndjenjë të fortë entuziasmi, krejt të ndryshme nga ditët e zymta të 5 vjetëve të fundit, që kur në pushtet kishte ardhur Edi Rama.

Kishte 13 vjet që punonte ditë e natë për një shkrim lidhur me rëndësinë e shpalljes si të si të pavlefshëm të 29 nëntorit si datë të çlirimit të Shqipërisë.

Më në fund, dje kishte arritur ta përfundonte studimin e tij, që e kishte quatjur albanologjik, sepse ishte i rrallë në llojin e vet.

Ishin plot 3 faqe kompjuteri të mbushura me argumente që provonin atë që kishte thënë Doktori që në vitin 1993.

Dhe duke u shtriqur nga kënaqësia, nisi të vizitonte portalet me radhë, për të shijuar efektet e forta që me siguri do t’u shkaktonte studimi i tij albanologjik.

Por buzëqeshja i ngriu në buzë nga një lajm që thoshte se nënkryetari i PD, Edmond Spaho, kishte uruar në Facebook 29 nëntorin si festë të çlirimit.

Djersë të ftohta e mbuluan, sepse mendoi që i vajti studimi dëm dhe kujtoi se ishte i painformuar me zhvillimet e reja në PD.

Dhe si zakonisht, hyri tek faqja e Doktorit për t’u informuar, por nuk vuri re që diçka të kishte ndryshuar.

Kontrolloi edhe statuset e fundt të Lulit, që të ishte brenda, dhe pastaj bëri nja 3 telefonata që të kuptonte çfarë kishte ndodhur realisht.

Pas shumë përpjekjesh, mes djersëve që i shkonin çurg, sikur u qetësua pak dhe nisi të shkuajë sa më poshtë:

“Të nderuar miq, Jari ju informon!

Mos u shqetësoni kot nga urimi i Mond Spahos për 29 nëntorin, se nuk ka dhe nuk do të ketë përçarje në PD, sa të jetë gjallë Doktori.

Reagimi i tij është bërë me leje të Lulit (d.m.th edhe të Doktorit), që demokratët të mësohen pak nga pak me idenë që edhe mund ta pranojnë një ditë atë si festë të tyren.

Sepse Luli ka vendosur që kur të ulet prapë për marrëveshje me Edi Ramën, të shesë shumë shtrenjtë pranimin e 29 nëntorit si festë edhe të PD.

Se është bërë shumë pishman që më 18 maj nuk ishte i përgatitur tamam, dhe nuk fitoi aq sa duhet.

Me llogaritë që ka bërë kunati i Lulit, i bie që për këtë punë të kërkohen 2 ministri dhe 3 drejtori të përgjithshme me shumë lekë për 6 muaj sa të mbarojnë zgjedhjet dhe Edi Rama nuk ka ku shkon, do të pranojë.

Ndaj ju bëj thirrje që të mos e lexoni fare studimin tim albanologjik kundër 29 nëntorit dhe të mos i bini kot më qafë Mond Spahos, duke e quajtur tradhtar, sepse as unë dhe as ai nuk ju kemi asnjë faj.

Nuk ia vlen fare të jemi fanatikë të ca datave pa lidhje, kur mund të fitosh shumë lekë nga gjoja lëshimi i tyre.

Ndaj përgëtituni që tani që ta pranoni dhe pastaj ta festoni 29 nëntorin si një datë të shënuar edhe për Partinë Demokratike.

Nuk na gjen gjë që të themi se ka qenë një gabim i Doktorit, sepse kemi marrë edhe miratimin e tij për këtë.

Ndaj ta gëzoni 29 nëntorin, festën tonë të çlirimit të atdheut, të nderuar demokratë!

Me Lulin, fitorja është çështje ditësh.

I juaji, Jari!”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje