Jari sot në mëngjes u zgjua me një ndjenjë mes gëzimit dhe ankthit.
Në kokë i ushtonin ende thirrjet e forta të protestës së studentëve para Ministrisë së Arsimit dhe fyerjet për Lindita Nikollën.
Nga njëra anë i vinte mirë, se mendonte që po përsëritej historia e dhjetorit 1990, dhe me rregull treshi i takonte, që të rrëzohej qeveria dhe Partia Demokratike të vinte në pushtet.
Por nga ana tjetër kishte dhe kujtime të hidhura, sepse në atë kohë ai ishte në Shkollën e Bashkuar bashkë me Fred Pezën dhe Land Qafokun, dhe mbante mend se i kishin përjetuar shumë keq protestat e studentëve.
Por tërbimi i tyre kishte arritur kulmin më 20 shkurt, kur turma rrëzoi dhe hoqi zvarrë bustin e Enver Hoxhës nga sheshi “Skënderbej” për në “Qytetin Studenti”.
“Ehhh, të shkuara e të harruara”, mendoi Jari dhe iu fut punës për të shkruar mesazhin e mëposhtëm:
“Të nderuar demokratë, Jari ju sqaron!
Më duket se fitorja po afrohet më shpejt se sa e kishim parashikuar.
Protesta e studentëve është fillimi i fundit të qeverisë së krimit dhe të drogës.
Sot në mëngjes i telefonova Doktorit dhe u çudita shumë, që ma hapi menjëherë, se zakonisht më merr Eda (sekretarja) pas një jave dhe më pyet se çfarë halli kisha.
-Erdhi çasti prapë Doktor, i thashë, duhet të marrësh situatën në dorë dhe duhet të vihesh në krye të turmës së studentëve që ta rrëzojmë qeverinë e korruptuar të Edi Ramës.
Por ai nuk m’u duk shumë entuziast dhe ma zbehu pak yryshin.
-E kam menduar mirë Bujar, më tha, dhe nuk duhet me u nxitu.
I kam thënë Lulit të dërgojë dikë tek tregu çam dhe të blejë një nga ato pardesytë e bardha që veshëm atëherë të gjithë para 28 vjetësh, dhe u bëmë si të ishim të shtëpisë së fëmijës.
Sepse në këto dyqanet e shtrenjta nuk kishte.
Pastaj të shkojë tek protestuesit dhe t’u thotë atyre, që ai i mbështet nga jashtë, si njeri i shkolluar në Perëndim që është, por nuk shkon atje si i Partisë Demokratike.
Dhe se vetëm ata duhet ta marrin në dorë fatin e Shqipërisë për ta përmbysur komunizmin e ri të Edi Ramës.
Më pas do të zgjidhet një përfaqësi e tyre, që do të kryesohet nga Altin Qorri, e cila do të shkojë në Pallatin e Brigadave për të negociuar me Edi Ramën.
Pasi nuk do të bihet dakord me qeverinë, Altin Qorri dhe të tjerët do të kthehen për t’u takuar me Lulin dhe atje do vendosin krijimin partisë së re Demokracia e Rilindur.
Altin Qorrri do të jetë kryetari i saj i përkohshëm vetëm për dy javë, sepse pastaj kryetar i përhershëm i saj do të zgjidhet Luli.
Pas kësaj, nuk ka gjë në botë që e ndal fitoren e kauzës sonë, cila do të përsëritet në Shqipëri një herë në 28 vjet. Dhe askush të mos e verë në dyshim që ky Altin Qorri pas një viti do të dalë kundër e do të shpallet armik.
Ndërsa pas disa vjetësh, kur të bashkohet prapë me partinë tonë, do të vritet nga Edi Rama, e do të kthehet në hero dhe tribun të demokracisë.
Deri tani plani po shkon sipas parashikimeve.
E vetmja gjë që na pengon është se nuk po gjendet ajo pardesyja e bardhë e Lulit, sepse dhe tek tregu çam kishte vite që kishte dalë nga moda.
-E kuptova Doktor, gati bërtita unë në anën tjetër të telefonit, fitoren e paskemi një pardesy larg.
-Je edhe qëndrestar, edhe inteligjent, si gjithmonë Bujar, u dëgjua zëri i fortë dhe kumbues i Doktorit.
Kaq kisha për sot. Të shohim nesër.
I juaji, Jari!”
e dine edhe kelyshet e pd-lsi se ku afrohen per te kafshuar ndonje pazar me Ramen dhe ku jo se ju thyhen dhembet e ikin me bisht nder shale..si tek armet kimike, te protesta kunder betonizimit te parkut, protesta e zharrezes, protesta e Lumes..le ta provojne te afrohen..pavaresisht cfare lehin mediat bushtra te qeverise protestat jane te organizuara nga ata qe Ideal dhe Udheheqes kane Flamurin KuqeZi te Gjergj Kastriotit Skenderbeut me te cilet vellezerit e Erdoganit dhe Vucic, qente e kopese tradhtare berisha-rama-veliaj-basha-meta-dule etj jane perplasur qe me marreveshjen tradhtare te detit, censusin turko-sllav te berishes, masakren e 21 janarit, armet kimike, importin e plehrave, shkaterrimin e parkut te Tiranes, Valbones, Lumes, Vjoses, Zharrezes, shkaterrimin e arsimit..le ta provojne dhe te afrohen..shpejt do vije momenti qe dhe po te duan te ikin nuk do kene ku te ikin pervecse ne varr dhe burg..pasneser radhen e ka Gjirokastra..se shpejti gjithe Shqiperia jone Etnike..Shqiperia e Shqiptareve Vdekje Armiqve dhe Tradhtareve!!
Ti Kuq e Zi ke te drejte. Ti me kujton mua kur ishja i ri dhe dhe u betova para flamurit Kuq e Zi se Imperializmit Amerikane do I haja melcine dhe Revizionizmit Rus zemren. Ne Shkollen e Bashkuar me mesuan se me zemer dhe guxim do mundnim ushtarakisht koalicionin e perbashket te NATO-s me Traktaktin e Varshaves. Tani ti historine e di se si perfunduam pa breke ne bythe. Ke zemer luani dhe te rrespektoj per kete, por nga eksperienca ime po te them qe ne vend te zemres mundohu te perdoresh trurin.