Pas ofertës së sotme të Ramës për studentët dhe sidomos përshkallëzimin e ofertës sipas notave, Jari zbuloi se Rama është duke bërë një goditje të radhës kundër PD.
Duke persekutuar studentët me mesatare 4 deri 5 dhe ata me mesatare 5 deri më 6, ai në fakt kërkon të godasë pikërisht kryetarin e FRPD, Këlliçi, pas sulmit mbi kryetarin e fraksionit Qorri, duke e lënë atë pa ushtarë.
Për këtë, ai vendosi të ngrejë alarmin duke demaskuar ofertën e Ramës:
“Të nderuar demokratë!
Jari ju sqaron.
I kam bërë një zbërthim të plotë ofertës së Ramës dhe më rezuton sulm kundër FRPD.
E para.
Ai thotë që studentët me mesatare nga 9 deri më 10 ta kenë shkollën falas.
Qofshin këta nga familje pa lekë, apo të pasura.
Kjo duket si një sakrificë e madhe e kryeministrit, por nga të dhënat tona, studentë të tillë nuk ka fare në Universitet.
Dhe nëse ka, nuk janë me ne.
D.m.th Rama bën sikur u paguan para atyre që nuk ekzistojnë.
E dyta, ka bërë ofertë që studentëve nga nota 8 deri në 9, t’ua ulë 70 për qind.
Edhe ky është një mashtrim, pasi sasia e studentëve në këtë fashë notash janë pakicë dhe nuk përbëjnë as pesë për qind të universitetit, ndërkohë që ky bën sikur fal shumë lekë.
E treta, oferta që studentët me notë nga 7 deri në 8 të ulet 50 për qind.
E kështu vazhdon me radhë.
Hileja qëndron tek studentët me notë mesatare nga 4 deri në 5, që janë shumica e Forumit Rinor të PD, të cilëve ua fal vetëm këtë vit, por po ngelën, nuk ua fal më.
E gjithë kjo bëhet të goditet kryetari i Forumit Rinor Këlliçi, i cili u përlesh fyt më fyt me fraksionin e Qorrit në protestë, dhe tani të ngelet pa ushtarë nga kjo ofertë.
Përmes kësaj oferte, Edi Rama kërkon të çarmatosë protestën tonë dhe të lërë pa shpresë liderin e forumit, Këlliçi.
Ndaj ajo ofertë duhet refuzuar.
Duhet refuzuar mes të tjerash se ajo tejkalon kërkesat e studentëve.
Ata nuk e duan kaq të thellë ofertën.
Ata nuk duan ofertë fare. Duan dorëheqje.
Nuk kanë pse ngatërrohen me llogari, se ata nuk kanë makina llogaritëse me vete dhe po s’kanë makina, nuk dinë të bëjnë llogari.
Në këto kushte, unë propozoj një rrahje të Këlliçit nga Uka dhe një revansh i tij kundër Ramës, që protesta të përqëndrohet tek ai.
Ato femrat e LRi t’i mbajmë larg, se ato të rrahin me gjithë mend.
I juaji, Jari!”
Kellicin e rref kunati nate e dite. Normalisht me thuper bytheve se i jevg si kellici nuk meriton as shpullat. Kellici eshte ushtar kurve i lulit dhe i kunatit. Ja merr karin ne goje nate e dite qe te shohi pakes drite
Gernetaxhiu Belind Kerrici që pi raki me qoftë me jevgjit e Tiranës do jetë shumë aktiv në protestën e naziskineve të leshitdhise ashtu sikur dogji bunkerin me Nazistët e Mamurrasit