Mos i fyeni studentët duke i krahasuar me Lulin

14 Dhjetor 2018, 16:05Blog TEMA

Nga Astrit Patozi

Ata që u thonë protestuesve të mos shkojnë të flasin me Ramën, sepse do ta pësojnë si Luli më 17-18 maj, i fyejnë shumë keq studentët. Sepse nuk ka asgjë të përbashkët mes dy rasteve.

Dhe është shumë e thjeshtë, Luli për pazar vajti dhe pazar mori. Nga ajo marrëveshje Edi Rama nuk përfitoi ngaqë ai ishte i fortë, por ngaqë Luli ishte i dobët.

Dhe këtë nuk e pëcaktoi fakti që u takuan dhe folën e aq më pak koha apo vendi i takimit.

Por kjo nuk ka asnjë lidhje me studentët, të cilët sot po kërkojnë të kundërtën.

Parimin pra, dhe jo pazarin.

Dhe për objektivin e tyre ata janë në të drejtën e Zotit që ta vendosin vetë nëse do të shkojnë të flasin apo jo me qeverinë.

Por kurrë duke u trembur se mund të dalin rruar e qethur, ashtu si Luli pas zgjedhjeve të 2017-ës.

Sepse, sido që ta ndajnë, dialog ose jo, ata janë në rolin e të fortit, kurse Edi Rama në atë të dobëtit.

Me dy fjalë, ata janë fitues gjenetikë, po aq sa Luli është humbës i lindur.

Ndaj mos krahasoni të pakrahasueshmet dhe lërini studentët ta gjejnë vetë rrugën e fitores në betejën e tyre.

Rama nuk ua hedh dot në të dyja versionet.

5 komente në “Mos i fyeni studentët duke i krahasuar me Lulin”

  1. Per sqarim says:

    Zoti Astrit! Po me Dr. Monen duhen krahasuar! Per Monen do kete veting per titujdhe grada?

  2. NNP says:

    Ky i shkreti ka mbetur si pule lagur-as ke hapa as ke hupa.

  3. U lodhe dhe dore nuk hoqe mor tu befte varri……
    Ku e ke partin qe do krijohe si ben blushi

  4. Qpr says:

    Z.astrit boll e lepive ramen se e morem vesh pse e ben

  5. Sali pekmezi. says:

    O Astrit Patosi mos u merr me budallalleqe, mos jep mend se nuk di te japesh,as ke dhene dhe as di te japesh Studentet jane jashte kontrollit dhe po e teprojne me keto protesta pa pike kuptimi pa asnje lloje zgjidhje,Me studentet merren shume cifligare injorant , delenxhinje,langarac, pulaxhinje , komunist,fashista mercenar,berishian dhe polican dhe matrapaz dhe lloj,lloj mbeturinash plerash,kazan dhe tepesi halenje dhe krimba haleje.Cfare pret,tre muaj qendruan harixhinjet para kryeministrise dhe si perfundim asgje morracaket u plaken dhe u treten dhe asgje,dhe asgje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje