Nga Bedri Islami
Ndërsa në shtetin shqiptar londinez e gjithë vëmendja e mediave, njerëzve, qeverisë, opozitës, e kujtdo, është përmbledhur tek lëvizja studentore, në 8 kërkesat e saj dhe qëndrimi i shefit të qeverisë, në shtetin tjetër shqiptar po përgatitet një ngjarje e madhe, e pazakontë dhe themelvënëse për të mëtejshmen e tij.
Askush nuk shkruan për të, nuk kujtohen as qeveritarët, që në fakt duhej të kishin bërë sot një seancë të veçantë dhe të kishin dalë me një qëndrim politik e kombëtar; nuk kujtohet as opozita, që e ka më lehtë të delegojë njerëzit e saj drejt studentëve dhe po e kthehen atë në një përleshje partiake; nuk kujtohen as mediat tona të thonë një fjalë, e në fund nuk kujtohen as studentët shqiptarë të Kosovës që janë pjesë e Universiteteve Publike në Shqipëri.
Kosova, sot, 14 dhjetor, do të shënojë njërin ndër aktet më të veçanta të saj, të një rëndësie historike: ajo do të vendosë që , më në fund, pas kaq viteve e dekadave, të ketë Ushtrinë e saj, ushtrinë e Kosovës.
është një ndër aktet më madhore, që, edhe nëse sot nuk kuptohet nga një shumësi njerëzish e shtetesh, përsëri është në të drejtën e saj të bëjë këtë akt themelimi , edhe juridik, pasi , në të vërtetë, po bëhen 25 vite që ajo e ka ushtrinë e saj.
Data e 14 dhjetorit 2018 është vazhdë e një vendimi historik të Lëvizjes Popullore të Kosovës, në mbledhjen e IV të Përgjithshme, Kuvendin e saj politik, mbajtur në mesin e Prishtinës, korrik 1993, në shtëpinë e Fatmir Brajshorit dhe vëllezërve të tij, ku u mor vendimi për të krijuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Edhe asaj dite, që pasoi me një goditje të ashpër të arrestimeve masive nga forcat e shërbimit sekret serb, është thënë se kjo është e parakohshme, se nuk janë pjekur rrethanat dhe kushtet për të pasur Kosova ushtrinë e saj, se duhet pasur durim dhe nuk duhej ngutur.
Kishte edhe djem të tjerë, anëtarë të LPK-së, si Adem Jashari, që, pas aksioneve të para të organizuara, mbi bazën e vendimeve të veçanta, si në prill 1992 e më pas, të cilët deklaronin se ishin të gatshëm të ndërtonin strukturën organizative dhe të bënin aksionet e armatosura, por duhej që një forcë politike të merrte vendimin e saj dhe të bëhej mbështetëse e lëvizjes guerile që do të kthehej në një ushtri të vërtetë, megjithë kushtet e rënda.
Kishte edhe djem të tjerë, anëtarë të LPK-së, si Adem Jashari, që, pas aksioneve të para të organizuara, mbi bazën e vendimeve të veçanta, si në prill 1992 e më pas, të cilët deklaronin se ishin të gatshëm të ndërtonin strukturën organizative dhe të bënin aksionet e armatosura, por duhej që një forcë politike të merrte vendimin e saj dhe të bëhej mbështetëse e lëvizjes guerile që do të kthehej në një ushtri të vërtetë, me gjithë kushtet e rënda.
Ka qenë rrugë e vështirë, shpesh herë e përgjakur, e mundimshme dhe me sakrifica të mëdha. Ka pasur një përparësi: rrugën që kishin filluar të ngrinin pararendësit e lirisë dhe të ushtrisë së Kosovës, që nga viti 1945, që nga qëndresa e Shaban Polluzhës, Dem Pozharit, nga luftëtarët e parë nacionalistë të pasluftës së dytë botërore dhe deri tek emblemat e mëpasshme, rënë në beteja ose në rrethim, si Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka, Afrim Zhitia, Fahri Fasliu, Rexhep Mala, Nuhi Berisha, Hasan Ramadani, Ali Ajeti e shumë statura të lirisë së Kosovës.
Nuk ka qenë rastësi që shumë nga brigadat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë bartur pikërisht emrat e luftëtarëve të njohur, si një vazhdimësi e luftës së bërë dhe qëndresës që ka ndodhur.
Nuk ka qenë rastësi që shumë nga brigadat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë bartur pikërisht emrat e luftëtarëve të njohur, si një vazhdimësi e luftës së bërë dhe qëndresës që ka ndodhur.
Edhe atëherë, kur në Konferencën Ndërkombëtare për Kosovën në Rambuje u bënë trysni të mëdha për shndërrimin e ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Trupat Mbrojtëse, ka patur mjaft dilema, paqartësi dhe enigma, të cilat më pas do të bëheshin të njohura, por që nuk e zbehen kurrë dëshirën e liderëve politikë në Kosovë për të pasur një ditë ushtrinë e shtetit të tyre.
Kuvendi do e miratojë nesër këtë akt madhor. Pakicat serbe në Kuvend, të njohur si Lista Serbe, do e kontestojnë, por kjo nuk do të jetë asgjë e papritur. Ata, me porosi të dërguar, kanë qenë kundër çdo akti që ka pasur të bëjë me pavarësinë e shtetit të Kosovës dhe, edhe më tej, për sa kohë do e kenë kokën në Beograd, do të bëjnë të njëjtën gjë.
Në fakt, hezitime dhe ngurrime, herë pas here deri në kundërshti, ka pasur edhe në vende të ndryshme evropiane dhe sidomos në Paktin e NATO-s, ashtu si ka një përkrahje të pafund nga Shetet e Bashkuara. Kjo është një premisë që gjërat të ndriçohen dhe më tej të pranohen edhe Bashkimi Evropian.
Shqipëria duhej të kishte dalur me qëndrimin e saj politik e kombëtar në përkrahje të formimit faktik të Ushtrisë së Kosovës. Qëndrimi i shtetit shqiptar nuk do të ketë të bëjë me paternalizmin dhe as me shfaqje nacionaliste, por me saktësimin e një të vërtete që është shumë më tepër se sa takimet e mbledhjet e përbashkëta qeveritare, të cilat, shpesh herë janë të pa bereqetshme.
E zënë si është me protestën e madhe studentore ajo duhej t’i kishte dhënë zgjidhje asaj, duke ruajtur sensin e arsyes, por edhe të mbështetë shqiptarët kudo që janë, aq më tepër në një akt të tillë madhor, si është akti i formësimit të Ushtrisë së Kosovës.
Serbia nqs nuk do te kishte konfliktin Kosovar do te hapte negociatat per ne BE qysh 20 vite me pare.
Bashke me Serbin do te hynte dhe Kosova ne BE si pjese e Serbis.
###
Detyrimisht me kriterin e te drejtave te shumices Kosova do te vet administrohej nga Shqiptaret (te tilla jane ligjet e BE-se, kjo eshte e verteta per kedo qe do te me pergenjeshtroj).
###
Dmth Kosova Sot de fakto do te kishte fituar Pamvaresin. Nje pamvarsi e qendrushme, pa konflikte, ne Harmoni dhe fqinjesi te mire me Serbet, pa ankthin dhe konfliktet e te nesermes.
###
Kete “rjedh” normale te ngjarjeve nuk e donte SHBA-ja e cila nxitonte te “fuste kemben” ne Ballkan perpara se ta bente Rusia ne Serbi.
Kete SHBA-ja e beri qe te kishte “mirnjohjen e perjetshme” te faktorit Shqiptar ne Ballkan.
###
Kete komplot e “gelltiten” budallenjt lufte-dashes Arnaut duke u kthyer ne VIKTIMA te te njejtit “klas” me Serbet. Duke u futur ne nje Labirinth konflikteshakoma dhe me te ngateruar.
###
PRANDAJ KETO LAJME ME DUKEN TE KOTA.
Eshte nje ngateres me e madhe e LEMSHIT qe krijuan Amerikanet per interesat e tyre.
Nuk ka njeri te besoj qe kete shkeputje te dhunshme Rusia do ta linte ose do ta le pa u hakmar.
###
Te njejtin precedent gjeti Rusia per aneksimin e Krimes …. dhe te tjera “justifikime” do te gjej ne te ardhmen vetem e vetem qe te zboj bazen me te madhe Amerike qe gjendet ne Kosov.
###
Dhe viktima e vetme ne te ardhmen do te jene Shqiptaret, qe “dikur” nuk ndoqen rrugen e drejte por ate te konfliktit.
sa ”armiq” turq kane vrare keta trimat e Kosoves!? Asnje! gezuar ramazonin!
Vini re, te paret komentojne dhe derdhin helmin greko-sllavo-ortodoks keta qelbesirat Flm e ky “sunitet nuk bejne shtet…”, keta grekeqiret e bithecpuarit Janulla.
Ketyre birbove e zagareve neofashiste greke ju ka djegur ne bythe pavaresia e Kosoves, i ka terbuar krijimi i shtetit te dyte shqiptar ne Ballkan dhe ju pervelon syte dhe zemren se Kosova po krijon ushtrine e saj, te cilen duhej ta kishte krijuar prej kohe.
Ky zagari Flm tjerr te trasha se si do te kishte hyre Kosova ne BE me Serbine dhe nga Serbia edhe pse Serbia me Jugosllavine paten kohe 100 vjet tu tregonin kosovareve se ishin qytetare si te gjithe te tjeret dhe me te drejta dhe prosperitet te njejte ne te gjithe treguesit, si kombesite e tjera ne Jugosllavi.
Ky zagari i Janulles Flm, ben sikur harron se Serbia, pasi e la Kosoven te getozuar, te prapambetur e te pazhvilluar ne ekonomi, ne arsim dhe ne infrastrukture, me ne fund i hoqi edhe autonomine dhe, me se mbrami, pasi i gjakosi, i vrau dhe i torturoi ajken e djelmurise se tyre, i rrethoi kosovaret me gra e femije, me burra e me pleq, me kuc e me mac, i mblodhi dhe i vuri perpara si bagetite per ti flakur jashte kufinjve, sic beri qeni grek me Camerine, per te spastruar etnikisht dhe zbrazur Kosoven nga etnia e vet autoktone shqiptare.
Keta trolle greke te Janulles ne bllogjet tona, jane aq te pacipe dhe te poshter, sa duan tu tregojne shqiptareve se serbet jane miqte e tyre qe do ti cojne ata ne BE, ndersa Amerika nq qenkesh armiku i tyre sepse do qe te fusi kembet ne Ballkan para Rusise.
Shikoni se si u shkon gjuha ku u dhemb dhembi ujko-cakalleve greko-serbe dhe korifenjeve te tyre te pansllavizmit dhe panortodoksise greko-serbe ne rajon.
Jane bere sterre e mavi se Amerika eshte renditur me shqiptaret ne Ballkan dhe se u ka vene kufirin te thana ketyre qelbesirave qe kane me se nje shekull qe therrin dhe terrorizojne shqiptaret autoktone, qe i debojne ata nga trojet e tyre etnike, qe u tjetersojne gjuhen, etnine dhe origjinen, qe u grabisin pronat dhe tokat, ujin dhe ajrin, djepet dhe varret.
Shikoni se si keta birbo e zagare grekofile, i mbajne vajin e kujen Vucicit te serbeve, qe ankohet tek BE-ja dhe tek Rusia se Ushtria e Kosoves prej 5000 vetash, me ca pushke e automatike, na qenkesh nje rrezik per serbet dhe per paqen ne Ballkan, nderkohe qe vete Serbia, jo vetem qe ka nje nga ushtrite me te medha e me moderne te rajonit, por qe ka provuar para te gjithe botes, jo me shume se 20 vjet te shkuara, se nuk e ka per gje te ndeze luftra dhe te mbyse me gjak, me genocid dhe me spastrime etnike krejt rajonin.
Qahen e ankohen ujku serb dhe cakalli grek, atje lart, tek burimi, pse viktimat shqiptare po ju turbullojne ujin atje poshte, tutje prej burimit.
Nese duhet te kete kufizime per ushtri dhe per armatime ne Ballkan, nga BE-ja dhe OKB-ja, keto kufizime duhet te jene per ushtrine agresive dhe genocidiste serbe, qe perseriti ne fund te shekullit te 20, holokaustin ballkanik ndaj popullatave jo sllave te Jugosllavise, shqiptareve, boshnjakeve dhe kroateve.
Kjo eshte e drejta e ligjit dhe moralit dhe zerat e BE-se, duhet te mbajne shenim qe na qenkeshin shqetesuar per 5000 kosovare nen arme per te mbrojtur shtetin e tyre te ri, duhet te mbajne shenim dhe te kushtezojne Serbine para se ta fusin ate ne oborrin e BE-se.
BE-ja dhe bota, duhet ta duartrokase themelimin e Ushtrise se Kosoves dhe, madje te kontribuoje ne forcimin dhe modernizimin e saj, per te vendosur balancat e forcees dhe te vetembrojtjes ne rajon, ne interes te ruajtjes se paqes dhe stabilitetit ne Ballkan.
Ti flm dukesh ekspert por nuk je. Shko ne Preshevë e bujanoc që të kuptosh se si do ishte Kosova nën Serbi. Kosova nuk luftoi për shtet në vete por për tu bashkuar me Shqipërinë. Shteti është vetëm fazë kalimtare. Mos e harro këtë.
Tirana zyrtare ka qene dhe mbetet kryeqyteti me antishqipetare ne bote .
Tirana zyrtare ka qene dhe mbetet ne sherbim te cdo kujtdo, ne sherbim te minoriteteve dhe pakicave te shpikura dhe jo egzistente.
Tirana zyrtare eshte ajo qe ne 28 vitet e fundit e ka carmatosur qellimisht kombin shqipetare .
Tirana zyrtare ka qene dhe eshte e shitur tek jo shqipetaret sllave dhe greke .
Bedri Islami eshte kaq i ngazellyer nga krijimi i Ushtrise se Kosoves, sa qe duket sikur mezi pret qe te plase ndonje lufte, per ta inauguruar ushtrine. Nderkohe NATO-ja qe cliroi Kosoven dhe Bashkimi Europian ku Kosova dhe Shqiperia mezi presin qe te aderojne, eshte prononcuar qarte dhe prere kunder qendrimit te shtetit akoma te pakonsoliduar te Kosoves, lidhur me kete ushtri. Nese Bedri Islami & Co, nuk jane me aleatet tane strategjike, lind natyrshem pyetja se ne cilin mulli e drejtojne ata ujin e tyre? Per ke punojne ata dhe kush i paguan?
Bedri Islami eshte kaq i ngazellyer nga krijimi i Ushtrise se Kosoves, sa qe duket sikur mezi pret qe te plase ndonje lufte, per ta inauguruar ushtrine. Nderkohe NATO-ja qe cliroi Kosoven dhe Bashkimi Europian, ku Kosova dhe Shqiperia mezi presin qe te aderojne, eshte prononcuar qarte dhe prere kunder qendrimit te shtetit akoma te pakonsoliduar te Kosoves, lidhur me kete ushtri. Nese Bedri Islami & Co, nuk jane me aleatet tane strategjike, lind natyrshem pyetja se ne cilin mulli e drejtojne ata ujin e tyre? Per ke punojne ata dhe kush i paguan?
Shikoni se çfare ndodh ne Shqiperi: sa here Kosova ka nje probleme integral per te zgjidhur, ne Shqiperi ka rremuja. Kujtoni Rambujene, kujtoni luften e 1999-es ect dhe ja problemi krijimit te ushtrise ne Kosove perkon me protestat e studenteve ne Shqiperi per destabilizim te vendit. Pse valle dhe kush i ben?!
Mbani mend grek te fliqet Kosova do te jete shteti me i fuqishem ne ballkan se i ka miqt e forte Ameriken dhe Turqine dhe pas kryrjes se punes me kta fqinjet ne veri ju bonu gati te na pritni.