Nga Shpëtim Luku
Kam lexuar keto dite opinione te ndryshme lidhur me protestat e studenteve per disa kerkesa ekonomike dhe disa te tjera qe tentojne te rrisin cilesine e universitetit. Mjaft prej ketyre opinioneve te shkrijne se qeshuri per nga shkalla e naivitetit dhe euforise qe permbajne.
Pa asnje lidhje me te verteten, pas asnje perafrim rreth saj. Edhe mua me vjen mire qe nje grup interesi, ne kete rast, studentet, cohen per te drejtat e tyre, por do isha akoma me shume entuziast nese nje levizje e tille studentore do te trondiste gjithe establishmentin e jetes politike e publike ne Shqiperi.
Dhe ne kete rast do te kishim plotesimin e asaj deshires se shprehur nga shumekush ne forma te tilla: ah si spo lind nje force si Syriza ne Greqi ose si levizja 5 Yjet ne Itali! Por kjo nuk mund te pritet prej ketyre protestave.
Vete fakti qe ne keto protesta nuk ka organizatore, te cilet do te kanalizonin simpatine publike dhe do te kishin premisa te mira per protagonizem publik, nuk jep asnje shprese.
Qe Shqiperia ka nje klase politike, pergjithesisht te diskretituar dhe fajtore per shume te keqia qe i kane ndodhur vendit, kjo tashme dihet nga te gjithe.
Qe Shqiperia ka patur nje gjyqesor thellesisht te korruptuar, qe ka ngulitur ne Shqiperi kulturen e mosndeshkimit, edhe kjo eshte nje e vertete qe e dijne edhe bebet qe skane dale akoma nga barku i nenes.
Qe Shqiperia ka nje media te kompromentuar thelle, pa asnje rol per publikun, por vetem ne funksion te interesave ekonomike te pronareve te tyre problematike edhe kete e di i madh e i vogel.
Qe Shqiperia ka patur pushtete egzekutive te korruptuara kjo eshte e perjetuar nga te gjithe ne si deshmitare dhe nuk kishte si ndodhte ndryshe.
Sepse kur nuk ka mundesi te ndeshkohesh penalish(pushteti gjyqesor i korruptuar) dhe moralisht( media e kompromentuar) atehere ska arsye te kesh frike dhe gjen shesh e ben pershesh.
Shkurt, ne Shqiperi ka qene krijuar nje rreth i madh vicioz, dhe nga rrethet vicioze nuk mund te dilet me presion nga brenda, por vetem me presion nga jashte. Protestat e studenteve nuk mund ta kryejne kete mision sepse kemi dy raste te tjera qe na pengojne te jemi optimiste per kete.
Se pari eshte Levizje e Dhjetorit te 90-es, ku serish te fituar prej saj dolen ata qe nuk duhet te ishin fare ne skenen e re politike dhe se dyti eshte viti 1997, ku perseri, ata qe ishin shkaku pse Shqiperia u katandis ne ate gjendje vazhdojne edhe sot e kesaj dite te jene protagoniste te rendesishem te jetes publike shqiptare.
Po mos do te thote kjo qe jemi ne nje situate fataliste? Aspak, perkundrazi, gjerat kane filluar te permiresohen. Sikurse e thashe edhe me lart, rrethi vicioz cahet vetem me goditje e presion nga jashte, aty ku eshte edhe pika me e dobet. Kjo goditje ka ndodhur dhe po ndodh ne vazhdimesi ne sistemin gjyqesor.
Ngritja e dy institucioneve te rendesishme te tij, KLP-se dhe KLGj-se do te thote tashme reforma ne kete sistem do te ece pavaresisht pengesave qe dalin perpara.
Deklarimet dhe prononcimet sistematike te perfaqesuesve te SHBA dhe BE tregojne se reformimi i sistemit te drejtesise eshte hallka kryesore, eshte prioriteti numur 1.
Pastaj eshte ky pushtet i reformuar ai qe do korrektoje e permiresoje edhe pushtetet e tjera ne formen e nje reaksioni zinxhir.
Kurse sa i takon medias, situata eshte me pesimiste pasi duhen shembuj ndryshe nga kjo media klasike qe kemi deri me tani.
Dakort me te gjitha …..por nje ide per zgjidhjen e kesaj “krize” ? Nje keshille per studentet ? Nje keshille per kryeministrin ? E perseris ,dakort me te gjitha por duhet pasur parasysh edhe aktualiteti i afert qe ndonjehere behet shkak per deme shume te medha duke shkateruar dhe ato pak arritje “fragile” qe kemi patur…….idete jane shume te mira por duhet te jene dhe te dobishme ne te tashmen prezente..
Fantastik ne gjykimin e ceshtjes, objektiv dhe realist per ate qe ka ndodhur dhe ndodh ne Shqiperi. EJ, NUK KA ORGANIZATORE,levizje fantazme. E persgendes artikullshkrusin!
Media pretendon se eshte pushtet i katert,por ne fakt eshte vetem BIZNES!
Kam denoncuar ne FIKS FARE dhe STOP, se UKT po grabit qytetaret e Tiranes me taksa te paligjeshme,duke ua vertetuar me dokumenta zyrtare,por ata m’u pergjigjen:
-Do pyesim UKT ne se eshte e vertete!
Ndersa kryeministri Rama,akoma me garip,se m’u hakerrua qe “UKT nuk varet nga qeveria”!
Per 680 leke ne muaj vjedhje me duhet te hap gjyq!
Kjo eshte fytyra e vertete e te ashtuquajtures bashkeqeverisje me qytetaret,se faktikisht realizohet me hajdutet dhe te korruptuarit!
Shume sakte.
Shume e vertete.
Reforma ne drejtesi po pastron nga qelbi kete institucion te rendesishem te jetes publike te vendit. Kjo do beje tte mundur qe ne te ardhmen, pushtetaret qe kryejne shkelje te ligjit te shkojne aty ku e kane vendin, ne biruce. Por infeksioni vazhdon te mbetet brenda trupit te institucioneve shteterore shqiptare. Pa e pastruar kete infeksion deri ne rrenje, nuk ka per te bere ky vend. Pa u denuar koka e infeksionit, Berisha, Meta, Basha, as qe do kete shans per te marre fryme lirisht nje shtet I brishte si Shqiperia.
Zoti rilindar me emrin Salvador – Shpetim !
Ske faj qe sje euforik. Mizerja e shkaktuar nga rilindaret te alternohet me euforine. Dhe se kupton dot je apo sje euforik. Kjo te mjegullon mendjen dhe te jep sigurine e keshillave “plot mencuri’ pa eufori per lavdine e mizerjes rilindare
?
respekt!
Per aq sa une di nuk kam lexuar e as degjuar se do arrije sukses nje proteste pa koke apo nje levizje anarkiste. Nuk duhet harruar se levizjet maksiste ideohen si levizje klandestine por qe e deklarojne se veprojne ne ileglitet.
Shikoni me vemendje se revolucionin leninist te 97tes me lidere me i dallon vetem dhuna me levizjen studentore te tanishme pa drejtues. Inicuesite kesaje levizje me siguri i kujtojne shqiptaret qenje jo inteligjente pasi kjo levizje jo vetem ka koke por me siguri nuk kane fytyre per te treguar ne publik se me siguri jane mercenare te paguar te estabilishmetit politik shqiptar.
Asnje tentative per te krahasuar kete levizje pa fytyre me revolucionin studentor te 90tes nuk ka kuptim pasi ne ne te kohe prezantonim fytyren tone qe rrezatonte pasterti e shprese per te ardhmen packa se naive qe besonim atehere se krimi komunist do mposhtej me nje te rene.
Rrezimi i nje qeverie ne kushtet e lirise dhe demokracise eshte gjeja me normale por te tentohet te rrezohet jo qeveria por shteti me levizje klandestine duke shfrytezuar masen e madhe te studenteve qe jane te pakenaqur me trajtimin qe ju kane bere qeverite nder vite eshte nje aventure e rrezikshme per nje vend si Shqiperia qe akoma nuk e ka lene pas te kaluaren komuniste.
Them e rrezikshme pasi nuk mund te rrezohet nje shtet antar i NATOs me levizje klandestine apo metoda te pista qe kryesisht jane perdorur ne dekaden e fundit nga Rusia.
Kuptohet qe ky grup klandestin dhe pa fytyre nuk ehte i madh por ajo cfare une deshiroj te artikuloj qarte se ne nje veprimtari kriminale apo spiunazhi nuk denohen vetem atoret por edhe bashkepuntoret. Studente te nderuar shqiptare protestoni per te drejtat tuaja dhe nirrni ne krye lideret tuaj por mos vahdoni te mbeshtesni vprimtari klandestine qe fare mire mund te perfaqsojne interesa antishqiptare.
Vetem nje gje e ke ngaterruar keq ti Ajet Delaj; ate “revolucionin” leninist te 1997. E para te te vije turp, e dyta te te vije rende e treta qenke qafir dhe njeri me shpirt shume te zi. 997-a eshte shkaterrim i shtetit nga ana e Sali berishes dhe tyja…..Me ato te tjerat jam plotesisht dakort dhe drejte i ke trajtuar per çeshtjen e udheheqjes se kesaj proteste qe nuk e shohim gjekundi. Por po i rikthehem 1997-es. Te ka ndodhe ndonje vrasje ne familjen tende ty Ajet ne ate kohe, po me vone si rezultat i asaj? Prandaj te rekomandoj here tjeter mos gacmo plaget e tjereve se do te bejne dhe ty me plage, pa Saliu le te derdellise neper televizione e portale si qen plak.
Analize teper e sakte.
Analize e shkelqyer….mekat qe Sh. Luku dhe zeri i tij ka munguar kaq kohe; vecanerisht objektive dhe konkrete eshte analiza qe ai ben per median.
Duke patur parasysh qe asgje nuk eshte e rastesishme gjithmone (per ke nuk ka lindur die)
ORE I KINI PARE E DEGJUAR PJESEN ME TE MADHE TE STUDENTEVE SI FLASIN PO TA HEQIN TRURIN MOR BURR NUK DINE TE LIDHIN DY FJALE TMERRRR
Plotesisht dakord…. Keta jane studentet shqiptare… nuk dijne te lidhin dy fjale dhe pjesa me e madhe e tyre, nuk e kane idene e gjuhes shqipe…e ndoqa dhe nje fare studenti, me mbiemer qorri ne nje media, tip Kazani, ai Ishte skandal fare… God bless Albania, my friend….
Mos gjykoni ju lutem zgjidhjet tona, kur nuk arrini te kuptoni arsyet tona. Te japesh keshilla eshte gjeja me e lehte ne bote. Ndryshon ceshtja kur e ke b…. ne uje. E cuditshme sa shume Nastradine neper rrjete sociale qe japin keshilla globalisht te cmuara