VIDEO/ Tallje epike me “armikun” e Shaqirit: Nuk donte të vinte të përballej me ty, pas asaj që i bëre

17 Dhjetor 2018, 09:43Sport TEMA

Xherdan Shaqiri është hakmarrë dje në mënyrën më të mirë të mundshme me një nga emrat legjendarë të Mançester Junajtid, Geri Nevill, i cili prej rreth një viti nuk kursen kritikat kundër futbollistit dhe kishte bërë vazhdimisht komente negative për të.

Pas kalimit te Liverpuli, ai shkroi se te kjo skuadër do të pendoheshin për zgjedhjen që kishin bërë pasi Shaqiri nuk do të kontribuonte për skuadrën.

Por dy golat e djeshëm të Shaqirit ndaj Junajtid i kanë mbyllur gojën edhe Nevill, i cili është një nga opinionistët e Sky Sports në Angli.

Pas ndeshjes, një ish-futbollist i Liverpulit, Xhemi Karrager, i dorëzoi Shaqirit çmimin e “lojtarit të ndeshjes” për atë që kishte shfaqur në fushë duke vendosur supersfidën ndaj ekipit të Murinjos.

“Geri Nevill u nis të ta jepte këtë çmim, por nuk deshi që të zbriste këtu poshtë që të përballej me ty”, tha duke qeshur ish-lojtari i Liverpulit.

Edhe Shaqiri  e përjetoi me të qeshura këtë situatë.

“Bëji të fala nga unë”, ishin fjalët e tij, në një video e cila ka bërë xhiron e rrjeteve sociale.

Tifozët e Liverpul e kanë cilësuar këtë përgjigjen më të mirë që mund të merrte ish-mbrojtësi i Junajtid, për të cilin tashmë nuk ka justifikime dhe duhet të fillojë të lavdërojë Shaqirin për atë që po jep në fushën e lojës.

@GNev2 was going to give it to you but he didn’t want to come down and face you.” ?

A bit of mischief from @Carra23 as he presents @XS_11official with his Man of the Match award! ?

Watch live reaction to @LFC‘s win on Sky Sports PL now or follow: https://t.co/YwmHFU1OHx pic.twitter.com/iQoruDdd7r

— Sky Sports Premier League (@SkySportsPL) December 16, 2018

1 komente në “VIDEO/ Tallje epike me “armikun” e Shaqirit: Nuk donte të vinte të përballej me ty, pas asaj që i bëre”

  1. "BOHOTINA" says:

    Na nderoi si komb. Bravo! Jam kenaquir shume duke e pare dje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje