Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, paralajmëron se do të thotë ndryshime dhe zëvendësime në Këshillin e Ministrave. Megjithatë ai shfaqet skeptik edhe nëse do të ketë ndryshime të tilla.
Ai e shikon përgjegjësin jo te ministrat, por tek vetë kryeministri Edi Rama.
Manjani pohon se ministrat në kabinetin Rama janë thjesht zëdhënësa politikë dhe kopsitës letrash zyrtare të zgjidhjeve që imponon kryeministri, që sipas tij Rama i largon vetëm kur nuk flasin mirë në televizor, ose kur nuk kopsisin letrat e favoreve që duhet të bëjnë për llogari të tij.
Statusi i plote i Manjanit:
Ndryshime ministrash në qeveri?!
Muhabet kot, po kot fare. Do ikin disa besnikë të Ramës për të ardhur disa besnikë të tjerë.
Problemi përsëri mbetet, pavarsisht kurimit të maskës. Bie fjala, problemet e arsimit të lartë vijnë nga modeli politik i ngrirë në Ligjin e Arsimit të Lartë, jo nga Lindita.
Ashtu si e koncepton dhe ndërton kabinetin qeverisës Edi Rama, asnjë ministër nuk është përgjegjës as para publikut e as para ligjit për sektorin që drejton.
Përgjegjësia politike është e gjitha e Kryeministrit. Kurse përgjegjësia juridike bie mbi Drejtorë e nënpunës të tjerë.
Ministri i kabinetit Rama nuk ka as të drejtë nisme politike apo ligjore e madje as të drejtë të flasë e të votojë në mbledhjen e qeverisë.
Ministri i kabinetit Rama e ka të ndaluar të flasë në publik, përveç se kur urdhërohet nga Kryeministria. Në
këtë rast teksti kontrollohet paraprakisht nga zyra e gjigande e shtypit.
Ministri i kabinetit Rama as emëron e as shkarkon dot njeri. Ai/ajo thjesht firmos aktet për kompetencë, përmbajtja e të cilave vjen nga Kryeministri.
Asnjë lidhje me rolin që i jep Kushtetuta e vendit Ministrit të Republikës. Asnjë, po asnjë lidhje fare,fare.
Ministri i kabinetit Rama është thjesht një zëdhënës politik dhe një kopsitës letrash zyrtare të zgjidhjeve që imponon Kryeministri.
Ata i largon Rama vetëm kur nuk flasin mirë në televizor, ose kur nuk kopsisin letrat e favoreve që duhet të bëjnë për llogari të Tij.
Ndaj ndryshimi i ministrave nuk është zgjidhja e problemeve të shumta që ka vendi.
Ndryshimi i ministrave nuk zgjidh keqqeverisjen, përkundrazi e maskon atë për të shtyrë edhe pak kohë. Natyrisht po e hëngri njeri këtë maskë të re….
Në historinë tonë politike të 28 viteve, veçanërisht në historinë e Partisë Socialiste këto lloj krizash janë zgjidhur më ndryshimin e Kryeministrave jo thjesht të ministrave.
Kriza vjen nga dështimi i filozofisë politike të atij që drejton. Kur vjen puna që publiku preferon më shumë Kryetarin e Bashkisë (pjellë politike e Ramës) më shumë sesa Kryeministrin e vendit, ky i fundit bie. E rrëzon partia.
Kështu duhet të ishte në kushte normale, nësë PS do ishte vërtetë Partia me demokraci siç ishte dikur.
Në çdo rast, bën çbën PS me rilindjen, është punë për ta. Por hi syve me ndryshime ministrash nuk na hedhin dot!
Vendi ka një përgjegjës. Ky është Edi Rama i vetëm fare!
Sido qe te jete Z.Rama eshte shume shume shume here me i sukseshem se te gjithe ju parazitet qe degraduat kete vend.
Por Rama nuk eshte pa kusure
Balili te con te fala, gati e ke dhomen te “Santa Quaranta” bashke me ate “gjene” brenda…keto qe ke thene ketu e di edhe vete qe jane brrockulla…Manjana Manjan koke syneti, manjana…
Pedro, je shume i sakte. Vetem se Rama Po i lodh njerezit duke pritur.
Njerezit presin ndryshime te medha ne fushen politiko-ekonomike. Reformat duhet te japin rezultat.
Persa kohe Berisha dhe disa kriminele te tjere Jane akoma protagoniste, per popullin asgje nuk ka ndryshuar. Rama rrezikon te mbahet mend vetem si kryeministri qe i beri njerezit te paguajne dritat.
Na sofsh rumen o ish minister…!
O koqe qeveria formohet me besnike dhe jo me qelbesira si puna jote.
Kryeministri Rama duhet të zëvëndësoj 5 ministri.
1).Ministër i Integrimit Evropian.(për dështim negociatash)
2).Ministër i Transportit dhe Infrastrukturës (aksidente)
3).Ministër i Arsimit dhe Sportit (révolution )
4).Ministër i Mirqenies Sociale dhe Rinisë (rishikim stopim)
5).Ministër Shteti me Parlamentin (goditja me vezë)
thene troc, do ikin ca hajdut dhe do vijne te tjere te mbushin xhepat?
undefined
Me ka pelqyer shume thenia e avukat Ngjeles ne nje debat ne télévision per kete Manjanin e lesh e lis : TI NUK JE POLITIKAN AS VIZIONAR POR THJESHT 1 RROGETAR .
Nuk na the ndonje gje te veçante o yll i ndritur i likes.Gjera qe thuhen normalisht nga nje kundershtar politik ,qe enderron ndonje post,por me forcen qe ka zgjedhur,duket pa shprese.Je me shume simpatik kur hesht,se te shkon mendja qe po ben nje,” esame di coscienza” ,sesa kur flet dhe keput “stronzate”
Manjan a do me te lidh nje pension dhe te mos vazhdosh me budallaleqe se vete nuk je i zoti per pune.
Jo o Manjan, o me i mencuri i kopese. Rama nuk duhet te marri besniket si ministra, duhet te marri ata qe e kane votuar kunder, ata qe e sabotojne, mundesisht gjysmen nga LSI dhe gjysmen nga PD,pjesen tjeter nga Dash Shehi dhe nga Fat jevg Mehdiu. Sepse ne trurin tend te demtuar rende keshtu funksionon demokracia, nuk ka rendesi per ke votojme, ne fund fare duhet pyetur humbesi sesi duhet punuar. Ah o Manjan juristi, pse je kaq idiot mor djale, ne te mbanim per te zgjuar para disa vitesh.
Ti mos bjer viktime e intrigave te dites,mendo per te ardhmen,se ka fjale qe Rama do te kerkoje ty,drejtimin e nje digasteri te rendesishem,po ti mos prano,se ne duhesh per vere,se ne dimer na mban nxehte .
Ndoshta ti manjan do kishe deshire qe Rama te emereoje disa nga besniket e mones dhe ty personalisht por do te qartej Rama me ju pastaj, e poashtu nese do te emeroje ndonje nga besniket e bashes do te qmendeshit ju dhe ti,po si mendon ti se Rama eshte aq i paditur qe per sa eshte kryeminister do te te emeroje ty e bashen ministra,apo salianjin e braimllarin,noken e vasillin apo ato qupezat e LSI-s qe kakorasin çdo dite para mediave sa here qe u vie koha e vezes,prandaj manjan duhet te mesohesh se per qeverisjen vendos populli e jo qiftat tu e te bashes,dhe nje per ty manjan si ste vjen turp qe kurre ske thene asnje fjale kur sali berisha,basha e mona me ty ishit ne qeveri dhe kshiltarin per siguri kombetare e kisht serbin kriminel lufte fazlliq,e nga ketu shqiptaret jane bindur se kriminelet dhe antikombetaret duhet rrezuar me vote siq bene dhe ty e klikes basha-berisha e mona ju kane lane vetem te vajtoni,te sheni e njollosni,te qani per drogen qe se keni ma por edhe krimin dhe vrasjet qe spo mund ti bani akoma.