Eshtrat e një kali me parzmoren e tij janë zbuluar në një vilë jashtë mureve të Pompeit.
Arkeologët e konsiderojnë si gjetje të rrallë.
Kali mendohet se ishte bërë gati për të ndihmuar në shpëtimin e Pompeianëve që po mundoheshin të largoheshin pas shpërthimit tw vullkanit në malin Vezuvid, i cili i varrosi në hi.
Ai u gjet së bashku me mbetjen e kuajve të tjerë në Vilën e Mistreve.
Mali Vesuvius ‘varrosi’ Pompeiin dhe qytete të tjera përreth, 2.000 vjet më parë, duke i mbuluar me miliona ton llavë vullkanike. (TemA)