FOTOT: Pushime me ish-gruan dhe të dashurën seksi, Scott Disick sërish krah Kourtney Kardashian

24 Dhjetor 2018, 11:08Lifestyle TEMA
FOTOT: Pushime me ish-gruan dhe të dashurën seksi, Scott Disick

Krishtlindjet gjithmonë i bashkojnë familjet. Dhe kjo ishte pikërisht ajo që bëri këtë vit Scott Disick.

35-vjeçari u nis me pushime në Kankun këtë fundjavë me tre fëmijët e tij, ish-bashkëshorten Kourtney Kardashian edhe të dashurën e re Sofia Richie.

Ylli i klani Kardashian dhe modelja 20-vjeçare u fotografuan së bashku nën shoqërinë e  Disick. Ato duket se po e shijojnë shumë shoqërinë e njëra-tjetrës, ndërsa nuk mungojnë as buqëqeshjet mes tyre.

Duket se fakti që Disick ka një të dashur, nuk përbën aspak problem për Kourtney, e cila ka zgjedhur që ta bëjë mike.

Pavarësisht se u raportua që Scott dhe Sofia u lidhën dhe ndanë disa herë këtë vit, duket se janë më të fortë se kurrë.

Motra e Kourtney, Khloe, lavdëroi treshen në Twitter për bashkë-prindërimin e fëmijëve: “Jam shumë krenare. Kjo është dashuria. Fëmijët janë para çdo gjëje tjetër.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje