Kryeministri Edi Rama deklaroi se ekselentët, studentët që vijnë nga familjet në nevojë, por edhe ata me aftësi të veçanta nuk do të paguajnë.
Gjatë një konference për mediat që mbajti pas mbledhjes së Qeverisë, Rama tha se nga ky vit qeveria do të paguajë 50% të tarifës për të gjithë studentët, ndërsa nga viti tjetër akademik do të jetë me shkallëzim.
Gjithashtu shefi i qeverisi foli edhe për verifikimin e doktoraturave të pedagogëve që kërkesë kjo e rëndituar në 8 pikat që kërkojnë studentët.
Më tej Rama tha se anëtarët e bordeve në universiteteve janë të shkarkuar.
“Së pari kemi miratuar katër vendime të Këshillit të ministrave për kërkesën e parë për përcaktimin e kategorive që plotësojnë pranimin në ciklin e dytë dhe përfitojnë ulje të tarifave.
Për përcaktimin e kriterve për bursat për studentët e shkëlqyer, së treti kemi ndryshuar vendimin 288 për miratimin e kufirit maksimal të pagesës vjetore që lidhet me ciklin e parë, të dytë dhe profesional me kohë të plotë dhe kemi ndryshuar vendimin për përcaktimin e kategorive që përjashtohen nga tarifa vjetore e shkollimit.
Këto shpjegohen në këto terma; kemi studentët nga familjet me ndihmë ekonomike, të verbrit, parapregjikë, tetraplegjikë, që marrin financimin e plotë dhe studentë nga familje me ndihmë ekonomike , të verbrit, parapregjikë, tetraplegjikë, që do të përfitojnë një bursë prej 10 mijë lekësh. Bazë për të mbështetur 100% subvenscionuar tarifën, për shkak të devijimeve në këshillat bashkiakë u vendos që kjo të bëhet drejtpërdrejt nga qeveria.
Së dyti studentët me notë mbi 9 do të fitojnë 100% tarifë nga qeveria dhe po ashtu në cdo program studimi do të përfitojnë bursë 10 mijë lekë të reja. Kjo e zgjeron ndjeshëm gamën dhe mbështetjen e qeverisë. Së treti do i japim mundësi të barabartë të gjithë studentëve duke paguar 50% të tarifës së regjistrimit drejtpërdrejt, që deri tani e paguanin të plotë.
Të gjithë studentët aktualë në pjesën e mbetur të këtij viti edhe ata me 4 dhe 5 nuk do të paguajnë, por do të paguajë shteti. Vendimi hyn në fuqi menjëherë që do të thotë se detyrimet financiare do i mbulojë qeveria.
Raportet e vlerësimit të doktoraturave janë detyrë e universitetit. Do të krijohet një arkivë dixhitale për doktoraturat.
Kontroll anti plagjiaturë si dhe kaloi projektligji që do të çelë konsultimin për kodin e sjelljes. Në konsultime mund të përfshihen të gjithë, do të jetë bazë e një procesi”- tha Rama. (TemA)
Do merni karamele.. E moret veshh ? Shqiperia eshte ne vendin e 15 me kodoshin Rama qe kujdeset per prostituten shqiperi qe e ka vene per shitje. .Ai po ju tregon juve se si behen gjerat po ju sdoni ta kuptoni.. Duhet ta prishni sistemin, dhe ndertoni sistem te ri, .. behuni pronare te tokave tuaja, se jane tuajat dhe skini nevoje por kodosha te ju shesin ne bote .. Po vjen pranvera, pastroni bacen nga te gjithe plerat…. Mos pranoni karamele ,se ju jeni pronaret e vendit qe po shet dhe shiten socialistet dhe demokratet, dhe social demokratet.. Shkoni mbrapa ke koperativat dhe behini korporata,indipedente te administruara nga pronaret investore. ..Ju i thoni shtetit si ti beje gjerat dhe jo shteti juve . zgjouni se ju kane mesuar gabim… Vetem hajduti theret kapni hajdutin. Hajdutet nuk bejne gabime, bejne vjedhje .
Ne fillim bordet ishin te pavarur dhe i caktonin ata tarifat ndersa tani del qe qeveria i shkarkon kur do dhe cakton tarifat.
Hajde pavaresi.
Bravo Edi! Vetem ju e beni kete vend! Hiqini graden shkencore gruas burre hajdutes Monika Kryemadhi dhe gjithe horrave qe nuk e meritojne.
@peter,
Kush jane “ju”?
Ja ta them une: Kllasa punetore duhet ti marre vete ne dore mjetet e prodhimit. T’ua marre borgjezise…
Kete refren e kemi degjuar deri me 1990. Do kthehemi prape mbrapsht? “Vija e masave”, “Revolucioni Kulturor Kinez”? Terma te sterdegjuare. Klasa studentore do prishi sistemin e vjeter (boten mizore “ne” do ta shkallmojme) dhe do te ndertoje sistemin e ri (per veten tone do ndertojme Boten e Re ne vend te saj! Eshte Lufta Finale, vendimtare mbi Dhe, Internacionale do jete Bota e Re!). Kete doni!?
Nuk u ngopet me revolucione?! Sa kemi bere deri tani?! Bej e prish! E ku jemi?
Kjo qeveri eshte zgjedhur te drejtoje vendin deri ne zgjedhjet e reja. Ajo eshte perfaqesuesja e popullit, jo studentet. Ata, n.q.s. nuk i pelqen asnje parti, le te krijojne partine e tyre e bujrum, ja sheshi e mejdani, po i votoi populli, hallall! Ti lene revolucionet, se pastaj ky vend nuk qeveriset dot e do i themi diktatures “ku te kam, perse na le”!