Vuçiç tregon përleshjen me Thaçin në Bruksel: Ishim afër rrahjes, Hajredin Kuçi iu sul Ivica Daçiçit

15 Janar 2019, 08:16Rajoni TEMA

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka dhënë së fundmi një detaj nga takimet e zhvilluara me homologun e tij kosovar, Hashim Thaçi, në Bruksel.

Në një intervistë për “TV Pink”, lideri serb tha se në takimet ballë për ballë me Thaçin flasin në gjuhën angleze, mirëpo kur gjërat nxehen, atëherë kalojnë në serbisht.

“Flasim në anglisht, ndërkohë që kur vjen afër ndonjë përplasje verbale… atëherë kalojmë në serbisht”, tha Vuçiçi.

Madje ai tregon se në një rast kanë qenë afër edhe të një përleshjeje fizike, por se gjithçka ka përfunduar shpejt.

“Njëherë ishim afër përleshjes fizike. Hajredin Kuçi iu sul Ivica Daçiçit, ndërsa unë atij… por gjithçka përfundoi shpejt”, tha Vuçiçi.

3 komente në “Vuçiç tregon përleshjen me Thaçin në Bruksel: Ishim afër rrahjes, Hajredin Kuçi iu sul Ivica Daçiçit”

  1. kujtesa says:

    Versulja me instikte prej te forti, eshte virtyt i budallait!
    Megjithate,ti Vuçiç,qenke terhequr shpejt. Me sa duket ja njef virtytin e trimit races shqiptare,ndryshe nuk shpjegohet!

  2. ????? says:

    Ish Jugosllavia ka patur 6 republika dhe një territor autonom në përbërje (Sërbia,Slloveni,Kroacin,Malin e Zi,Maqedonin,Bosnie-Herzégovine +Kosovën).Nëse nevojitet dialog atëher duhet të përfshihen të gjitha palët.

    1. e di ti says:

      6 republika dhe 2 krahina autonome (Kosove dhe Vojvodine).
      Te gjitha palet te pershihen ne dialog per cfare!? Per shperberjen e Jugosllavise? Ky eshte FAKT I KRYER, ti vazhdon fle gjume ? ? ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje