Jari sqaron thashethemet për zëvendësimin e Lulit pas humbjes së zgjedhjeve lokale

17 Janar 2019, 19:51Antena TEMA

Ethet e zgjedhjeve të së shtunës, kur do të mblidhet Këshilli Kombëtar i PD për të zgjedhur Kryesinë e re dhe organet e tjera, nuk e lanë Jarin mbrëmë të vërë gjumë në sy.

Por edhe pse dëshira ishte e fortë, nuk gjente dot kurajo për t’i telefonuar as Lulit, se për Doktorin nuk bëhej fjalë fare.

I mërzitur sa nuk bëhet dhe me sy të kuq nga pagjumësia, nisi të lexojë portalet që me sabah, me shpresë se mund të kuptonte ndonjë gjë prej tyre se nga anonte peshorja.

Por u bë qull në djersë, kur hasi në një meme të poshtër ku paraqitej ai vetë në rubrikën “10 years challenge”, një herë me mustaqe dhe një herë pa mustaqe.

I tërbuar në maksimum nga ajo që pa, nisi të shkuajë mesazhin e mëposhtëm:

“Të nderuar demokratë, Jari ju sqaron!

Ata që më sulmojnë mua sot janë armiq të egër të Partisë Demokratike, që nuk e kanë thjesht me mua inatin, por më shumë me Doktorin dhe Lulin.

Sepse unë mustaqet nuk i lashë për vete në atë kohë, por për interesat madhore të PD-së.

Se duhet të krijoja idenë se Doktori nuk i zgjidhte kot njerëzit, por i gjente burra, si për ministër të Brendshëm, ashtu edhe për president.

Dhe e tregova me fakte këtë, se atëherë kur më thanë se nuk na duhesh më për burrë i fortë, unë i hoqa menjëherë mustaqet, dhe ja ku jemi sot.

Jam i njëjti Jar, por pa mustaqe.

Ai që e ka bërë këtë meme dhe të tjera si kjo, kërkon që të ndikojë tek ekipi i ri i opozitës, por e ka të kotë, sepse nuk ka gjë në botë që të më prishë mua me Doktorin.

Edhe po më erdhi e keqja prej tij, do ta pres njësoj si Kadri Hazbiu, kur tha se partia e tij e dënonte, dhe do të jem i qetë me veten time.

Por para se të vdes, do të kem mundësi t’i them dy fjalë, që kurrë nuk e kam tradhtuar Doktorin, madje edhe atëherë që hapa llaf se mund të zëvëndësoja Lulin, po të humbte zgjedhjet, e bëra sepse ashtu më kishte porositur ai vetë.

Madje, ai skenar ka filluar të aktivizohet prapë, sepse më kanë çuar fjalë 3 kontaktet e mia në degën e PD-së në Kombinat, si dhe demokrati Thërmija nga Durrësi.

Por unë nuk kam gisht fare në këtë punë.

Sepse nuk është faji im që zgjedhjet vijnë shpejt, sepse ato bëhen një herë në dy vjet, dhe të gjithë e dinë se Luli do t’i humbë prapë ato.

Ndaj mos i besoni fjalët që unë dua që të bëhem kryetar i PD, pas zgjedhjeve lokale, sepse nuk kanë fare lidhje me mua.

Unë vetëm një copë anëtar Kryesie dua të bëhem dhe Lulin do ta zëvendësoja vetëm në rastin ekstrem që do të ma kërkonin forca madhore.

Sepse unë nuk e tradhtoj kurrë Doktorin, si kur jam me mustaqe, ashtu edhe kur jam pa mustaqe.

Kjo është pjesë e karakterit tim dhe si unë, ashtu edhe Luli, kemi dhënë tashmë prova të forta se jemi njerëz që e mbajmë fjalën dhe nuk e dredhim, kur vjen puna që na thërret Doktori.

Ndaj mos u besoni fjalëve që dëgjoni nëpër tavolina dhe mos u dekurajoni, sepse fitorja jonë përfundimtare është thjesht çështje kohe.

I juaji, Jari!”

2 komente në “Jari sqaron thashethemet për zëvendësimin e Lulit pas humbjes së zgjedhjeve lokale”

  1. Shaba says:

    E hengri prape Merua, mendoi Jari. Me shume merret me mustaqet e mia se me strategjine time te quajtur “bythelevizja” per tu bere Kryetar i PD. Ashtu sic heq dhe ve mustaqe, ashtu i nderroje llafet qe te mos me kuptojne ne qellimet e mia te verteta. Eksperiencen e kam qe nga koha e shokut Enver kur me kot deklarohesha si Enverist. Edhe sot socialistet dhe demokratet me naivitet mendojne sikur une kam hequr dore te jem Kryetar i PD. Jane qorolepsur nga levizjet e mija sa majtas djathtas dhe direct ne qender, saqe u kane besuar ca deklaratve te mija demagogjike, sikur une nuk dua te jem kryetar I PD. Kur deklarova kete, e bera per te mashtruar Sali Berishen qe kishte rene aq shume ne dashuri me Bashen sa skishte zog nene tja prishte mendjen. Ashtu, malsor si eshte Sala e hengri kete petull. Kjo me afroi shume me Salen dhe nje dite Sala me tha qe ai nuk e donte fare Bashen sepse Basha po e eklipsonte ne qellimet e tij per tu future ne historine e Popullit Shqiptar si udheheqesi me mi madh qe kish njohur Shqiperia qe nga koha e Piros se Epirit. Basha pispilloset si femer, me tha Sala dhe kjo nuk me pelqen fare. Do ishte ndryshe sikur ai te vishte opinga prej llastiku dhe te mbante nje pushke ne krah. Ja une ne zyre mbaj opinga dhe qeleshe si symbol te malcise se veriut. Nejse, tha Jari, te shkuara te haruara. Te haruara qofshin dhe thashethemet qe une i bera Sales per Bashen nga Hollanda dhe per kohen kur punonte tek Euleksi. I thashe qe na turperoje fare me historite e shtepise se verdhe. Tani erdhi prape koha qe une solemnisht te pranoje detyren e madhe dhe te shenjte te udheheq PD drejt fitores. Oret e Bashes kane mbaruar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje