Lulzim Basha shpërblen "ushtarët besnikë": Ja postet që marrin nga sot Nishani, Gjana, Kosova, Paloka dhe Spaho

19 Janar 2019, 12:15Politika TEMA

Kryedemokrati Lulzim Basha duket se ka shpërblyer të gjithë politikanët besnik të tij.

Përmes Këshillit Kombëtar që sot ka bërë votimin formal, lideri i opozitës ka zgjedhur që nëstrukturat drejtuese të vendose emra që njihen për afrimitetin me të.

Ish-presidenti Bujar Nishani është zgjedhur Kryetar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Po ashtu mësohet se Halim Kosova është zgjedhur Kryetar i Komisionit të Integritetit dhe Etikës.

Jemin Gjana është zgjedhur Kryetar i Komisionit Zgjedhor në PD.

Arben Ristani është zgjedhur si Kryetar i Komisionit të Apelimit, ndërsa Alfred Rushaj Kryetar i Bordit Financiar.

Ndërkohë që në mbledhjen e Këshillit janë konfirmuar në postin e nënkryetarit Edi Paloka dhe Edmond Spaho.

vijon…

2 komente në “Lulzim Basha shpërblen “ushtarët besnikë”: Ja postet që marrin nga sot Nishani, Gjana, Kosova, Paloka dhe Spaho”

  1. Kalec Dega says:

    Si te PD si te PS apo LSI nuk ka dhe sdo kete kurre ndryshime…keto pjella, krijesa te PPSH do duhen ndoshta edhe shekuj per tu shfarosur perfundimisht nga kujtesa e e shqiptareve.

    Ju qe besoni , e kam fjalen vecanerisht per ju qe jetoni ne Perendim apo jeni njohur me Perendimin, ne ato vende ku mbizoteron ligi dhe demokracia edhe pse jo sic duhet, natyrisht, si dhe ne gjendje te beni dallim midis Albanistanit dhe Botes se vertete, eshte per te ardhur keq, se nuk paskeni mesuar asgje.

  2. Vizioner says:

    Nje turme hajdutesh dhe kriminelesh !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje