Ndërron jetë ish-ministri i Mbrojtjes. Intervista e fundit: S’kërkoj falje për ato që kam bërë, Enver Hoxha ndërtoi vendin

24 Janar 2019, 09:11Politika TEMA

Kiço Mustaqi, një ish-gjeneral i Partisë Shqiptare të Punës ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare.

Ai shërbeu si shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Shqiptare, njihet si ministri i fundit i Mbrojtjes i epokës komuniste në Shqipëri dhe ishte anëtar i Byrosë Politike.

Në vitin 1974, Mustaqi u zgjodh për herë të parë si përfaqësues në Kuvendi Popullor si pjesë e mandatit të tetë ligjor deri në legjislaturën e 12-të në 1992.

Në Kongresin e 9-të të Partisë Komuniste në nëntor të vitit 1986, ai u zgjodh kandidat i Byrosë Politike të Partisë së Punës të Shqipërisë dhe përfundimisht u ngrit në detyrë në korrik 1990 si anëtar i Byrosë Politike, ku qëndroi deri në qershor të vitit 1991.

Intervista e fundit: S’kërkoj falje për ato që kam bërë, Enver Hoxha ndërtoi vendin

Në 110 vjetorin e lindjes së Hoxhës (16 tetor 2018), Kiço Mustaqi vizitoi Nexhmije Hoxhën në shtëpinë e saj.

Nexhmija e ka falenderuar për mbrojtjen e familjes së saj me forcat speciale ushtarake, në 1991 kur turma e protestuesve iu sul Bllokut të udhëheqjes.

Në intervistën për “Panorama”, Mustaqi është shprehur se do të ishte turp i madh për të nëse nuk do të kishte qenë i zoti të mbronte familjen e udhëheqësit komunist.

Ju keni qenë për vizitë tek e veja e Enver Hoxhës, Nexhmije Hoxha, me rastin e 110-vjetorit të lindjes së udhëheqësit komunist…

Unë mora pjesë në këtë aktivitet të organizuar nga organizata komuniste, nuk interesohem për emrat, sepse janë 2-3 organizata komuniste dhe më vjen keq që ato nuk janë bashkuar në një. Unë kam pikëpamjet e mia në këtë aspekt. Unë vajta për vizitë te Nexhmije Hoxha sepse ishte një përvjetor jubilar i Enver Hoxhës. Unë jam emëruar në detyrat më të rëndësishme të Ushtrisë, nga shef i Shtabit të Përgjithshëm, komandant Korpusi, drejtor operativ e kudo me firmën direkte të Enver Hoxhës. Unë nuk jam nga ata bukëshkalët, që e mbushin dhe e derdhin enën me qumësht. Unë i përkas atij sistemi dhe i qëndroj besnik sepse kam punuar dhe dua që vlerat e mia i kam treguar në punën e tij dhe nëpërgjegjësitë që më janë ngarkuar. Unë kam qenë afër udhëheqjes së kohës, Byrosë Politike, etj., etj.. Kush mendon se unë e kam bërë punën keq, unë do ta pranoj dhe do ta argumentoj. Unë di që kam vepruar në punën time me dinjitet dhe pa shkelur ligjet e shtetit shqiptar. Prandaj unë kam punuar dhe shërbyer në atë kohë dhe nuk heq dorë prej saj. Unë respektoj atë kohë, por vlerësoj dhe gjërat e mira që bëhen sot. Nga ana tjetër, unë Babalen nuk e duroj dot të më bëhet si pjesëtar i familjes.

Çfarë ju bezdis dhe ju shqetëson nga zhvillimet e sotme?

Në fund të viteve ’80 ne ia lamë në dorë rinisë dhe është rinia që duhet ta çojë më tutje këtë vend. Dhe ne kishim besim, që ia lamë rinisë në dorë të ardhmen e vendit, sepse po të mos kishim besim, ne duhet të kishim bërë luftë dhe i pari që duhet të hidhesha në luftë isha unë, por nuk bëmë. Domethënë u dorëzuam.

U dorëzuat apo bëtë një tërheqje taktike?

Njëlloj është, po u tërhoqe, dorëzim është edhe ajo. Madje edhe më keq, sepse po u tërhoqe tregon se të ka hyrë paniku. Dhe ne e lamë rininë që të ecë përpara. Mua më vjen keq se kaluam nga ai sistem ku shteti funksiononte mbi bazën e ligjeve dhe rregullave nënjë sistem të pretenduar demokratik, por që në fakt është një sistem anarkik. Ata që dolën me flamurin e demokracisë ishin po ata që e shkatërruan vendin, e dogjën, e vodhën, shkatërruan mundin dhe djersën e 45 viteve, e kthyen vendin në vitin zero dhe nuk ditën të ndërtojnë një vepër të madhe të kohës së komunizmit. Ne sot ndriçohemi ende me hidrocentralet e Enver Hoxhës. Edhe ato do t’i kishin hedhur në erë siç bënë me uzinat dhe fabrikat, por nuk kishin aq shumë eksploziv se do ta kishin bërë. Jo vetëm vendi kaloi në një fatkeqësi të madhe, por këtu nuk ka dalë as përgjegjësia, kush ishte përgjegjës për këto shkatërrime. Dhe analistët nuk thonë të vërtetën, por flasin me zërin e partive politike. Në këtë kuptim, nuk janë pa vend opinionet e njerëzve që thonë: Sikur të ngjallej edhe njëherë shoku Enver! Çështja është, që mirë ne që kemi atë nostalgji sepse kemi punuar me të dhe në atë kohë, po më të rinjtë përse e thonë këtë?! Këtë përgjigje duhet të më japin politikanët e demokracisë së sotme shqiptare.

Çfarë biseduat me Nexhmije Hoxhën? Çfarë ju tha ajo?

Unë e urova Nexhmijen që të jetë shëndoshë dhe mirë dhe sa të jemi gjallë do ta kujtojmë edhe Enverin, edhe Nexhmijen, sepse ata më kanë uruar mua për ditëlindjen, si shoku Enver ashtu dhe Nexhmija, veçanërisht Nexhmija më ka ardhur në shtëpi për ditëlindjen, për 40-vjetorin. Nga ai mendim që kishim të gjithë se ajo do të ishte e pamundur, e sëmurë, pashë që ajo ishte me shëndet të mirë dhe me një memorie shumë të mirë.

Çfarë kujtuat?

Ajo më tregoi një episod të 1991 që kishte të bënte me mbrojtjen e saj kur u sulmua blloku nga protestuesit. Më tha se oficerët që kisha dërguar ishin sjellë shumë mirë me të. Unë i vura në dispozicion disa forca speciale që kishim ne në Ushtri, në mbrojtje të familjes së Enver Hoxhës. Ajo e mbante mend atë moment kur unë e kisha marrë në telefon dhe i kisha thënë, a je mirë, a ndiehesh e sigurtë se nëse është nevoja, të sjell të gjithëUshtrinë. Nëse unë nuk do të mbroja familjen e Enver Hoxhës, çfarë detyre do të përmbushja?! Kushdo që të ishte, të njëjtën gjë do të bënte, siç bën edhe sot me personalitetet e shtetit shqiptar. Betimi i ushtarakut para ligjit nuk ka ndryshuar nëçdo kohë. Për mua, do të ishte turpi më i madh që të pësonte gjë familja e Enver Hoxhës.

Ku e vendosët familjen e Enver Hoxhës në atë kohë?

Mesa kujtoj unë, është vendosur në Dajt sepse atje zona ishte më e sigurt dhe larg gangove. Kur Nexhmija e përmendi këtë episod dhe në sy të të tjerëve qëishin prezent, m’u bë qejfi. Por ishte shumë e kthjellët në kujtime dhe në gjykimet e ditëve të sotme.

Ju ishit dhe për homazhe në varreza?

Po domosdo, isha unë dhe plot shokë të tjerë. Në shtëpinë e Nexhmijes nuk ndalonin njerëzit, që i shkonin për vizitë. Në varreza ishte dhe i biri, Iliri dhe djali i tij. Me Ilirin unë kam punuar nëMinistrinë e Mbrojtjes, ai ka qenë drejtor i Prodhimeve Ushtarake dhe na ka lidhur shumë puna, por nuk jam servilosur. Takohesha dhe raportoja në ato tre vite që isha shef i Shtabit të Përgjithshëm me shokun Enver, por nuk servilosesha, kurse Saliu e bënte mirë servilin në Bllok. M’u bë qejfi që u takova me Nexhmijen, jo se kam ndonjë interes, por sepse ajo edhe ka luftuar edhe kishte lidhur jetën me Enver Hoxhën, por edhe se ka qenë anëtare e Komitetit Qendror të PPSH-së, e Frontit etj.. Atëherë përse nuk duhet respektuar?! Cilat janë gabimet e Nexhmijes?! Mos bëri gabim që doli partizane?!

E kanë akuzuar dhe për disa gabime nga brenda familjes, siç është rasti i Liljana Hoxhës…

Ajo është fatkeqësi që ndodh në familjet tona, e kjo fatkeqësi i ndodhi edhe asaj. Unë i kam lexuar të gjitha shkrimet e saj, e cila ishte kundër Nexhmijes dhe pro Enverit, por kam lexuar dhe reagimin e Nexhmijes dhe porosinë që i ka dhënë Ilirit. Mua më duket se qëndrimi i Nexhmijes është i drejtë. Tani ti vajte nuse në shtëpi, nuk të pëlqeu vjehrra, por ti mund të ndaheshe që atëherë. Por këto janë fatkeqësi të familjeve tona dhe s’duhet të futem fare në këto debate.

Ju thatë që i qëndroni besnik atij sistemi dhe Enver Hoxhës…

Unë mbetem besnik i atij sistemi, i qëndroj besnik shokëve që kam punuar me ta, sepse për kohën që kam punuar, jo të gjithë më kanë lavdëruar, por unë kam përmbushur disa detyra, ato reparte që kam drejtuar, ato drejtori etj., etj., të gjitha këto kanë rezultate dhe kanë vlerësime nga të gjithë. Ajo që kam bërë unë, ka qenë përmbushja e detyrimeve që më përcaktonte ligji dhe, për mua, të gjitha kanë qenë të drejta. Ne kemi pasur njëUshtri, e cila ishte në gjendje të mbronte çdo pëllëmbë tokë, lëre në det dhe në ajër. Unë uroj që të jetë edhe tani kështu, por nuk e di sepse jam shkëputur nga Ushtria.

Ju dalloni gabime të sistemit komunist, ku vetë keni shërbyer në detyra të larta në Ushtri?

Nuk më shkon mua të korrigjoj gabimet e udhëheqjes së Partisë. Ka qenë lufta e klasave deri diku e ekzagjeruar, por unë e shoh të shfaqet më keq sot lufta e klasave. Unë e shihja dhe atëherë luftën e klasave, por përse të mos e quaj një vigjilencëtë madhe që kushdo që ishte kundër Republikës Socialiste të Shqipërisë merrte dënime të ashpra, ndoshta më shumë nga sa duhej. Por mund ta konsideroj edhe si një nacionalizëm, deri diku të tepruar, pra ne, udhëheqja mund të duronte edhe më shumë dhe të mos shkonim në dënime kaq të ashpra. Por nëse dikush është dënuar se ka folur keq për Shqipërinë, ndëshkimi nga ky gabim mund të ketë qenë më i madh nga sa duhej, por ai gabimka qenë.Shumë herë e krahasojnë Enverin me Hitlerin, por si mund të krahasosh Enverin me Hitlerin kur Enveri luftoi kundër nazistëve, kundër Hitlerit?!

Por Hitleri vrau dhe shfarosi kombe të tjera, Enver Hoxha dënoi me vdekje shqiptarët për qëndrime të ndryshme politike, ky është ndryshimi?

Po Saliu, sa vrau?! Unë e vrava Azem Hajdarin?! Këtë e di i gjithë populli shqiptar. Kur vrasjet ndodhin në demokraci, për çfarë flasim për kohën e komunizmit?!

Gjatë kohës së komunizmit janë bërë krime, marrja e jetës për bindjet politike apo lirinë e fjalës. Ju kërkoni falje publike për këto krime?

Le të më nxjerrin mua ku e kam një fjalim apo fjalë timen që unë kam folur keq apo kam vepruar keq. Mua do të më thonë: na ke futur në stërvitje për të mbrojtur atdheun! Mos bëra gjë keq që stërvita ushtarët në ushtri?! Po kur filloi lufta në Kosovë, përse u pastruan qendrat e zjarrit dhe i vunë në gatishmëri?! I kishim ndërtuar ne ato, nuk thanë faleminderit që i bëtë se po mbrojmë atdheun nga agresioni serb. Enver Hoxha, nga 1945 deri në 1985 udhëhoqi për 40 vjet dhe e nisi Shqipërinë nga skamja për bukë, analfabetizmi, elektrifikimi, sëmundjet, industria, shëndetësia etj., pse pak janë bërë? Gjithmonë gjykimi duhet bërë nga e nisëm. Sot kemi 30 vjet nga ndryshim i sistemit dhe nuk është ndërtuar një hidrocentral, ne ndriçohemi, ngrohemi me energjinë e prodhuar nga Enver Hoxha. Tani unë të dal sot dhe të kërkoj falje pse Enver Hoxha bëri hidrocentrale, pse hapi shkolla, ngriti spitale, uzina e fabrika e futi njerëzit në punë?! Në atë kohë mund të ketë pasur dhe gabime, por është bërë punë dhe unë këtë dua të vlerësoj, sakrificën e disa brezave, të cilët punuan dhe humbën edhe jetën për të çliruar dhe ndryshuar vendin e tyre. Çdo njeri në atë kohë, por dhe në këtë kohë duhet vlerësuar nga puna që ka bërë. Unë veten time e quaj me fat që nuk kam qenë drejtues burgjesh, i Prokurorisë apo i Hetuesisë. Aktiviteti im në shërbim të atdheut ka qenë i hapur në organizatën e partisë, në kolektiv, nuk kemi pasur punë të fshehta.

Por kur ju morët detyrën, Ushtria dhe Ministria e Mbrojtjes ishte pastruar nga grupet armiqësore?

Ky është një diskutim i gjatë, por edhe pa gjë fare ata nuk ishin, por jo armiqësore. Unë nuk jam me atë që atyre të mos u gjenden eshtrat, të mos u gjendet varri. Nuk duhet të dënoheshin aq rëndë. Unë isha një nga ata që zura vendin e tyre. Unë nuk jam që ata të ndëshkoheshin kaq ashpër dhe kaq rëndë, të pushkatoheshin, por nuk i kam gjykuar unë. Se kush i gjykoi ata, kjo gjë dihet.

Për këto dënime po flitnim, jo vetëm ndaj udhëheqësve, por dhe ndaj intelektualëve apo atyre që mendonin ndryshe?

Jo, jo, dënimet kërkoja gjykatave. Tani përmendet vetëm bomba në ambasadën sovjetike, ku u dënuan njerëzit pa gjyq. Por gjithë dënimet e tjera janë bërë me gjykata. Gjërat duhen vlerësuar sipas kriterit historik. Më thuaj ti mua një udhëheqës që u arsimua në Lindje apo në Perëndim, që nuk erdhën në Shqipëri që t’i vinin në jetë, por na i dërguan në mënyrë telegrafike që ne të frymëzoheshim. Ata ne i mbajmë, i nderojmë, i kemi në tekstet shkollore, na dhanë dhe pavarësinë dhe i cilësojmë të pagabueshëm. Unë nuk e pashë as Sami Frashërin dhe as Naim Frashërin, që u tretën për Shqipërinë. Por unë jo vetëm nuk i pashë ata që të jepnin kontributin e tyre në Shqipëri, por nuk gjej asnjë as nga farefisi i tyre. Si mund ta urrej unë Enver Hoxhën, i cili mori dituri në Perëndim, erdhi në Shqipëri dhe dha aq sa mundi. U pushtua vendi, ai mori pushkën dhe u rreshtua me antifashistët dhe drejtoi Luftën Nacionalçlirimtare dhe çliroi Shqipërinë. Është turp për këtë vend se si kanë lënë në venë e Enver Hoxhës, si një kotec pulash. Që të vësh fotografinë e Ismail Qemalit si burrë shteti në çdo institucion, mua më del më mirë fotografia e Enver Hoxhës për atë që i ka dhënë këtij vendi, sesa të tjerët. Edhe mendjen erdhi dhe e zbrazi këtu, aq sa kishte, por zbrazi edhe pushkën ndaj armikut dhe pushtuesit të Shqipërisë. Enver Hoxhën ma quan armik, Ismail Qemalin ma quan udhëheqës. Njerëzit duhen vlerësuar nga kontributi që kanë dhënë.

48 komente në “Ndërron jetë ish-ministri i Mbrojtjes. Intervista e fundit: S’kërkoj falje për ato që kam bërë, Enver Hoxha ndërtoi vendin”

  1. olimpia says:

    Mirenjohje dhe respekt per Kico Mustaqin,nje nga ushtaraket e larte qe punoi gjithe jeten me aftesi ,pjekuri dhe besnikeri deri ne postet me te larta si shef i shtabit te Pergjitheshem dhe minister i mbrojtjes per forcimin e Ushtrise Popullore.Eshte merite e tij dhe e bashkepunetoreve qe ne vitet e ndryshimit te sistemit nuk lejuan qe Ushtria Shqiptare te shnderrohej ne vegel te forcave antishqiptare qe synonin ne shperthimin e nje lufte civile te pergjakeshme ku shqiptaret te vrisnin njeri tjetrin .Per fat te keq kete plan e realizoi Berisha ne 97..n duke shkaterruar shtetin ,ushtrine dhe shkaktuar vdekjen e mijra njerezve .Por duket qe keto plane tentojne te ringjallen ,me thirrjet histerike per rrezimin me dhune te qeverise.Pashe nje fare Clirim Gjata ne debat ne tv ,ku megjithese Nazarko e damkosi me fakte te tmerreshme ,Gjata ulerinte si nje naziskin,tipik nje antishqiptar qe tenton rishkaterrim me nje egesi kafsherore.Per here te pare i dhashe te drejt K.Myftarit kur ne emisionin e tij kerkoi shpjegime nga Gjatat,babe e bir per akuzat si spiune te Beogradit.Duket rrjedha e spiuneve te Beogradit nga Toptani,Xoxe ,Plaku,Berisha ,Basha Gjatet nuk mbaroka kurre .

    1. Vladimir says:

      LAVDI KOMANDANT I PERJETSHEM QOFT KUJTIMI TEND!!!!!!!!!!!!

    2. #56gtr says:

      Po s’e shkrepi asnjehere as ky dhe as Neveri i tij kunder armikut, vec shoket e vet komuniste vrane dobiçet, vafsh ne esfel, idiot me çizme.

      1. ik ere pirdhu says:

        Po ne 1999 ne Kosove kush e shkrepi, armet e kujt ishin!? Apo te Sali katunarit, Azem halabakit dhe pickes se sat’eme ?

        1. Suli qe ta nguli says:

          Po ik mor kar, se ne 1999 Kiço rruante musteqet e Asfalise ne Athine.

  2. petriti says:

    Trushperlare,asgje me shume.Pranon qe gjykatat kane dhene vendime te gabuara (ne baze te ligjit gjithmone),por nuk pranon qe Ai qe beri ligjin te kete vepruar gabim.Po te bente jete aktive ne kohen e demokracise qe jetojme,padiskutim qe do te sillej shume me keq se keta qe kritikon tani.Thjesht,karakteri i tij si skllav i perulur ndaj padronit te rralles.

  3. Lsi says:

    Bravo….jo si komunisti sale…

  4. shqiptari says:

    Iqoft dheu i leht dhe ngushellime familjes , lavdi burrave qe e deshen kte vend me zemer , humbje e madhe vdiq nje patriot i vertet i kti vendi.

  5. Nuk ka qen gjenerali i ppsh por i ushtris shqiptare more tru gomar.

  6. shqiptari says:

    Iqoft dheu i leht dhe ngushellime familjes , lavdi burrave qe e deshen kte vend me zemer , humbje e madhe vdiq nje patriot i vertet i kti vendi.ngushellime familjes dhe te afremve te tij .

  7. TA says:

    po i thashe po kujt i thashë?

  8. BAJRAM BALA says:

    BURRE ME KARAKTER,ISHTE SI ISHTE AI SISTEM,PUNOI FORCOI USHTRINE DHE ISHTE NJE OFICER MODEL.AI NUK ISHTE POLITIKAN ,NUK E NDERRONTE DOT SISTEMIN ,JETOI ME NDER DHE VDIQ ME NDER.NUK E PESHTYTI ATE QE GATOI VEHTE ,BRAVO I QOFTE.NUK KE CFARE THUA DUHET PRANUAR LOGJIKE ORTHODOKSI JO TURKOSHAK VICIDOLLI.NGUSHELLIME FAMILJES

  9. ME EMER says:

    .. ngushellime familjes , njeri i denje i popullit shqiptar Kico Mustaqi ..!

  10. lani says:

    Te vjen mire qe ka njerez besnik sepse besnikeria eshte vlere e perjetshme njerezore.

  11. alb says:

    Nuk ka me keq kur nuk pendohesh per gabimet edhe ne prag te fundit .
    Nerez idiote si ky na katandisen si afrikane ne mes te Europes.

    1. lexuesi says:

      ALB, qenke idiot i lindur dhe fajin nuk ta ka Kiço Mustaqi, por pidhi i sat’eme, persa i perket afrikes, ti u rruan bythen afrikaneve, se je me evgjit se ata.

    2. larg says:

      E ke gabim. Njerez si I ndjeri ndertuan SHTET, punuan me mish e shpirt per vendin. Shqiperise I degjohej zeri dhe I peshonte fjala ne grupin komunist neper bote. Tashi vetem muti mund tju peshoje se bota na ka lecke qe na vertit si tja doje interesi. Lexoje dhe kuptoje thelle cdo fjale qe ka thene Z. Mustaqi se eshte vetem e verteta dhe cdo njeri qe ka jetuar ate kohe, e pranon. Si afrikane rrugeve te botes u degdise pas 90s dhe mbas 3 dekadash demokraci, as te shkon ne mend te kthehesh ne vendin tend.
      I lehte I qofte dheu…ngushellime familjes!

  12. Orient says:

    ..Njeri i ndershem dhe besnik deri ne fund…

  13. Besim Hasanaj says:

    Ngushellime families .iku edhe nje njeri dinjitoz.ka qene njeri korrekte e I respektuar respekt per jetene tij qe prej fillimit Kur qe komandanti Yne I pare ne Shkollen Skenderbej. E te jete kenga qe i kenduam njevit me pare,ne skenderbegasit e tij : Ngrini dhe nje here gotat Per togerin tone Te pareKico Mustaqin e rrepte I dolli ushtrise ne maje.Se ckaloi shume dallge,gjithnje me faqe te bardhe! BESIM HASANAJ

  14. Hajro Limaj says:

    Nje vend qe nuk nderon dhe respekton bijte dhe bijat e tij qe kane luftuar dhe punuar me perkushtim,devotshmeri dhe pasterti si Kico
    Mustaqi nuk mund te behet,ashtu sic po ndodh per gati 25 vjet ne Shqiperi.
    Kico Mustaqi eci gradualisht nga komandant toge,kompaqnie,batalioni,brigate,korpusi,drejtor drejtorie dhe pastaj Shqf i Shtqbit te Pergjithshem.
    Ai u rrit me djersen dhe punen e tij pa mbeshtetjen e as kujt.Me von u be minister mbrojtje dhe antar i Byrose Politike.U tragua shume i ekujlibruar ne ndryshimin e sistemit duke drejtuar dhe menaxhuar forcat e armatosura nga perplasjet me demonstruesit pa kontroll.
    Mbi te gjitha kur shkruajme duhet te jemi te qete dhe krejtesisht jashte influencave partiake.Kico Mustaqi nuk u pasurua ,por punoi me pasterti,ndersa sot ministrat e mbrojtjes e shefat e shtabit te pergjithshem jane shume te akuzuar.Lerini partite se ato punojne per interesat e tyre.Ushtaraket mbi kombin dhe Atdheun nuk vndosin asgje.I paharrur emri dhe vepra e ketij personalitet te larte ushtrak.
    Hajro Limaj.
    Drejtor i Institutit te Politikave te sigurise Kombetare
    Ish atashe ushtarak ne Republiken e Turqise dhe keshilltar i ministrit te Mbrojtjes.

    1. hakunamatata says:

      Me ben pershtypje fakti qe te gjithe komunistat qenkan perdorues te “internetit kapitalist”.

    2. Maelga says:

      “…me perkushtim, devotshmeri…” ndaj nje sistemi pirat, ndaj nje sistemi hajdut, ndaj nje sistemi bandit, ndaj nje sistemi grabites.
      Sistemi qe lindi dhe rriti Kico Mustaqin nuk ishte gje tjeter vecse nje sistem gjakatar bandit qe solli pasoje nje demokraci te rreme dhe kriminale.
      Cfare beri Partia Komuniste (e Punes) e Shqiperise me Enver Hoxhen ne krye? Vodhi pasurine nga nje pjese e popullit per t’ia dhene “besnikeve” te saj, vrau dhe shkaterroi nje pjese te popullit per te ngritur tjetren. Dhe gjithe kete e beri ne menyre ligjore. E kuptoni apo jo? Beri ligje qe lejonin vrasjen dhe vjedhjen.
      Dhe keshtu “njeriu i ri” i brumosur me mesimet e Partise qe ligjeroi vjedhjen vazhdon te vrase dhe vjedhe edhe sot e kesaj dite.

      “…me pasterti…” sa per kete Kico tani eshte duke dhene llogari ne boten tjeter. Iku i papenduar, nuk e di sa i paster do konsiderohet atje.

      1. Kapedani says:

        O Maelga o koke loqe ,se cfare u bë ne ate kohe ti e du sh mire o kok kar.Psh Shqiperia kishte pothuajse 99 perqind analfabet, dmth zhduku analfabetizmin .Nuk e di pse vetem Shqiperia kishte ngelur kaq mbrapa vendeve te tjera te rajonit. Krijoi ushtrine shqiptare ,elektrifikimi,hekurudhat,industria ,mjeksia dhe mbi te gjitha u krijua shteti.Ti thua qe vodhi….,Çfare vodhi ,me thuaj.Sot maskarenjte e shkerdhyen Shqiperine para dhe mbrapa .Jane bere miliardere me pasurite e vendit ,duke i kthyer ne prona te tyreve me tapi.Po ti ore bole aq mbush ,harrove ti qe komuniste qe te benin namin per floket e gjata dhe pantallonat kauboj si Saliu me Fahri Balliun u bene demokratet me te medhenj.
        Për punen e vjedhje ai sistem te priste duart.Sot erdhi koha qe bashibozuket dhe maskarenjte e asaj kohe te bejne si te duan vetë.Dhe keta Jane ne te gjitha partite.

        1. Maelga says:

          Mendoje pak keshtu: Ne se ne Shqiperi nuk do instalohej sistemi bandit i Enver Hoxhes mbase ti sot do te ishe njeri me klas dhe edukate dhe jo nje njeri i frustruar qe e fillon fjaline me te shara.
          Apo me fal, ti me siguri duhet te jesh ai “njeriu i ri”. Heh…
          Mos e merr mundimin te pergjigjesh. Nuk ke nivelin te flasesh me mua. Duket qe te ben trim anonimiteti.

          1. ballisti says:

            E sheh veten sa larg je ti servili Hajro Limaj,qe edhe ne nje koment te thjeshte do vesh detyren si drejtor,si ish atashe etj!
            Te dhjefsha ne drejtorllikun tend,se nuk ngeli t’i besh ti politiken e sigurimit se sot nuk ka ushtri e jo me politika!
            Sa per atashe,ke qene nje spiun i Sali Berishes dhe ta kesh per turp qe e permend!
            Hyyyy plehre!

          2. zogisti i penduar says:

            Heu bre Maelga!
            Se pari te uroj qe te pish ilacet e cmendurise dhe me pas te na rruash trapin per dimer se per vere e rruajme vete!
            Se dyti,ai sistem ishte per shumicen e popullit e jo per armiqte e tij sic je ti!
            Ty doemos qe do te te shtypnim koken,te burgosnim,pushkatonim,internonim etj,se ndryshe nuk mund te garantohej jeta e qete e shqiptareve!
            Se cfare i solli ai sistem popullit,po munde bej ndonje krahasim dhe rrefe se cfare ka bere keto 28 vjet kjo shkerdhatokraci me mire se ai!
            Ne se me gjen qofte edhe nje te mire,te kerkoj falje!

    3. ballisti says:

      E sheh veten sa larg je ti servili Hajro Limaj,qe edhe ne nje koment te thjeshte do vesh detyren si drejtor,si ish atashe etj!
      Te dhjefsha ne drejtorllikun tend,se nuk ngeli t’i besh ti politiken e sigurimit se sot nuk ka ushtri e jo me politika!
      Sa per atashe,ke qene nje spiun i Sali Berishes dhe ta kesh per turp qe e permend!
      Hyyyy plehre!

  15. rexha 10 says:

    NJERZIT TE MBAHEN MENDE NE HISTORI NE BAZE TE KOHES QE E KANE JETUAR.PER MIRE APO KEQE DUHEN TE KUJTOHEN,
    KRAHASONI MINISTRIN E MBROJTJES TE QEVERISE SE TRANZICIONIT ,APO TE SISTEMIT DEMOKRATIK, SAFET ZHULALIN ARBEN IMAMI,FATMIR MEDIU MIMI KODHELI XHACKA ,ME ZOTI KICO MUSTAQIN.ISHTE POLITIKA E QOFTE LARGUT SALI BERISHA QE DESHE TE SHPALLEJ MBRET I SHQIPTAREVE ,DHE TA KTHENTE REPUPLIKEN E SHQIPRISE NE MONARKI, MBRET TE ISHTE SALI RAME BERISHA .KY NJERI DO TE MBAHET MENDE ME SHUME SE SA AHMET ZOGU QE U VETE SHPALLE MBRET I SHQIPRISE.GJITHMONE PER KEQE.
    TE PAKTEN KY MINISTER E PRANON EDHE SISTEMIN QE E KA JETUAR ,POR SALA NUKE PRANOI ASE BACANAKUN E VETE ,SE NUKE E DINTE SE KU JETONTE ,APO PUNONTE. JA KETE TIPAJANE KETA NJERZE QE JU KANE DREJTUAR.ME E KEQJA ESHTE SE VAZHDOJNE TI BESOJNE AKOMA KETYRE CAKEJEVE.

  16. Plaku Xhuxhumaku says:

    U qerrua edhe nje hale.

  17. Nipi-uk says:

    U prehesh ne paqe i dashur komandant. Une si desertor i shkolles bashkuar ne vitet 1990 gjithmone kam patur respekt per njerez te zote dhe atdhedashes. Kiqo Mustaqi ishte shembull i regullit, disiplines dhe intelegjences ushtarake. edhe nje here u prehesh ne paqe shoku komandant

  18. Nik says:

    Ngushèllime familjes dhe tè afèrmve.Do tè kujtoj pèr her me respekt Kiço Mustaqin sepse nè fillim tè Marsit 1991 nga Radhima nè Vlorè nisej anija e parè me 360 tè persona por ushtarèt me automatik nè dorè kishin urdhèr tè qèllonin dhe nuk lejonin anijen tè nisej por rreth orès 07,30 tè mèngjesit mbrijn nga ministrija e mbrojtjes Tiranè dy oficer dhe mbasi biseduan me oficerat e gadishmèris , ushtarèt dhe policèt dhanè urdhèr tè mos qèllohej sepse ishte urdhèr nga lart por gjithashtu na lejuan tè niseshim me anije pa asnjè incident drejt Otrantos.

  19. Maelga says:

    Ej Mero, per kompozitorin e shquar, Kozma Lara, Perendia e prehte ne paqe, qe dha aq shume per artin shqiptar nuk botove asnje rrjesht kur u nda nga jeta para disa ditesh.
    Kurse per kete sherbetor te nje rregjimi injorant gjakatar botove gjithe kete artikull.
    Eh, secili do marre nje dite ate qe meriton. Kicua po e merr tani.

  20. Taraboshi says:

    Ngushellimet me te sinqertaper familjarete shokut Kico Mustaci.

  21. marku says:

    Vdiq nje burre i vertete! U prehte ne paqe se ishte vertet BURRE !

  22. Miri says:

    Ngushellime families.Atdhetaret e vertete do the time kujtoje per ndershmeri,disiplinen dhe dashurine per atdheun.

  23. pena says:

    LAVDI E PERJETESHME.TU plasin syte e trute tradhetareve e armiqve.Emri e vepra e ENVER HOXHES do te rroje ne shekuj!

    1. Ylli says:

      U humbet fara e felliqur edhe emrit edhe vepres se diktatorit…por edhe atyre qe akoma besojne ne te!

  24. Vlora 9 says:

    Vesi me i keq i njeriut eshte mosmirenjohja. Per Kicon them me plot gojen se ishte njerezor, i drejte dhe burreror. Personalitet ne fushen e mbrojtjes,por edhe me tej .Pati kurajon qe si pak kush ti thoshte te vertetat e sistemit socialist sic i medonte te padeformuara nga interesat personal sic bene ne keto 29 vjet nje shumice e madhe “intelektualesh. Ngushellime familjes

  25. Kavajoti says:

    NE XHEHENEM TE SHKOFT SHPIRTI FARE E KEQE komuniste!!!

  26. Pellazgos says:

    Sa keq,njeriu qe nuk kupton cdo te thote viktime e nje regjimi me cnjerezore qe ka njohur Europa,ajo e Enver Hoxhes.Per keta borgjeze komuniste qe ne emer te nje Diktature luftuan mendimin e kundert,persekutuan familje te tera,i vrane,i burgosen me dekada te tera larg femijve,larg grave,larg fshatit te tyre apo vendit te tyre per aresyen se nuk donin te jetonin ne nje Burg si Shqiperia e pabese kunder Ruseve,kunder Kinezeve,kunder te gjitheve.A nuk u ndihmua Shqiperia nga Russia dhe me vone nga Kina?A nuk ishte pabesi?A nuk ishin keta qe me ane te luftes se Kllasave dilnin nga burgu qe quhej Albania neper bote dhe jetonin si borgjeze,kurse te tjeret me buke misri,gatuanin ne hale,detyronin te spiunonin njeri tjetrin?
    Eshte e vertete qe “Dhimokratia” nuk mund te behej nga fara juaj e poshter e pashpirte qe jane akoma ne pusht-et zoti Merhum Hristo Mustaqis dhe si rrjedhim pritej shkaterrim se ate njeri te Luftes se Kllasave krijuat.
    Populli thote,cfare do mbjellesh,do koresh.
    Merhumi Xristo nuk ishte burre te kerkonte gjuhe Greke ne Al-bani qe eshte folur dhe shkruar qe ne Lashtesi,por ju pelqente degjenerimi ne nje vend qe nuk ka lidhje me historine.
    Kete e tregojne kultura Helene per shekuj te tere.
    Eshte fatkeqesi qe Epirin ne pergjithesi dhe Vorio Epirin e Kastriotis ta shkelin Hoxhet,Mahmutet,Abdullahet,Hamzate qe sot quhen Eltona,Eriona,Elvisa,Sara,Eliota etj.
    Sa keq qe Al-bania pervec Xhamijave dhe Kishave Orthodhokse apo Katolike nuk ka se cfare te krenohet.
    Te paret tane kane pasur te tjera emra Topinimesh,tjeter Identitet,emra te tjere, Fe Orthodhokse (megjithese e keqe dhe me duart me gjak dhe me dhune kudo ku u shpenda krishterrimi).

  27. His says:

    Kico mustaqi nje zvaranik i kuq qe duhej denohej per krime kunder njerzimit…dava morash komuniste qe u bene kanceri i kombit shqiptar

  28. Studenti says:

    Cfare turpi. Nje bicim komunisti, nje vegel e shemtuar e Nexhmies na dilka edhe ne gazeta si hero i madh. Fara t’i shuhet ketyre perbindashave qe njekohesisht ishin edhe skllever. Na dilka e na thoshka qe paska qene krenar. Vetem ne Shqiperi gjen keshtu speciesh. Asnje ushtarak komunist ne Rumani p.sh nuk del ne gazete e thote Causheshku ishte burre i mire. PAS HEKURAVE duhej te ishte ky specie bretkose gjakpirese.

    TURP edhe pe rju qe e mbeshtesni, Njerez pa dinjitet, ju la pa breke komunizmi dhe tani thoni “rrofte PPSH”. Prandaj jemi katandisur si mos me keq se ka gomere si ju ketu qe beni komente.

  29. Ti qe pellet (pellazg nuk je) i bie kavallit ne nje vere, je bere i bezdishem deri i peshtire.
    Zakonisht per te vdekurin flitet mire, ashtu edhe ne rastin e Kiço Mustaqit, por me vertetes. E kam me te degjuar se kur ka qene ne Shkollen Skenderbej, i ka peshtyre nje skenderbegasi ne goje! Mos hyfsha ne gjynah.

  30. shoku Kico Mustaqi ka qene dhe do te mbetet bir besnik i partise qe e rriti dhe edukoi me moral te paster dhe jo me moralin e hajdutit dhe rrugacit.
    shoku Kico ishte dhe do te mbetet legjanda e gjalle e nje kohe te mrekullueshme e cila ishte per popullin, vendin dhe te miren e Atdheut, ne kundershtim te hapur me banditet e Sali kriminelit dhe bandes tij.

    Rama ke bere nje gabim te pafalshem, nuk ke hapur dosjet e Berishes, nuk burgose Saliun. ta dish se historia
    nuk do te te fale kete. Ai shkaterroi vendin, ekonomine, jeten e shqiptareve sepse drejtoi me bande dhe jo me njerez te afte profesionalisht,

    ndaj KICO MUSTAQIT nuk i afrohet askush. ngushellime familjes. lavdi jetes dhe vepres tyre.

  31. "BOHOTINA" says:

    I ka thene te gjitha Hajro Limaj. Bravo! Bukur.

  32. Ben says:

    Sa per ate sistem,kuptohet qe Enveri e gjeti zero shtetin e beri shume e shume gjera.
    Te kuptohemi drejt,e beri Populli,me gjak e ngriti gjithcka,ne ara e hekurudha,Enveri dhe byroja benin palle ariu.
    Por sic ndodh perhere ne Shqiperi,udheheqesit e nisin mire ,dhe e katandisin me keq vendin.
    E merrte grurin e gjithe prodhimin e nxjerr me gjak,e eksportonte jashte,e i bente bunkere,kallashe etj..si mund te quhet i mire nje udheheqes qe tallet me djersen e nje kombi,e mjere kush fliste..
    Me e keqja fare jane keta qe erdhen ne 90..MAKTHI VAZHDON..Prandaj ka nostalgjike akoma per ate fare sistemi

  33. Santa Quaranta says:

    Ngushellime familjes!!

  34. Pellazgos says:

    Kur behet zakon ulja e brekeve zoti Ben nuk mund te pretendosh dinjitet,nder,respekt
    Ju nuk hiqni dore nga perdhunimi turk ne nje vend ne kulture dhe histori Helene.
    Pse cfare pret ty nga Opinioni dhe bota.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje